Kanadidatë për lojtar më të mirë në Evropë në sezonin 2015/2016 janë Ronaldo, Bale, Buffon, Griezmann, Kroos, Messi, Muller, Neuer, Pepe, Suarez
NYON – Të nominuarit për lojtarin më të mirë në Evropë në sezonin 2015/2016 janë si Gareth Bale (Uells, Real Madrid), Gianluigi Buffon (Itali, Juventus), Antoine Griezmann (Francë, Real Madrid), Toni Kroos (Gjermani, Real Madrid), Lionel Messi (Argjentinë, Barcelona), Thomas Muller (Gjermani, Bayern), Manuel Neuer (Gjermani, Bayern), Pepe (Portugali, Real Madrid), Cristiano Ronaldo (Portugali, Real Madrid) dhe Luis Suarez (Uruguaj, Barcelonë), u vendos me votat e 55 anëtarëve të jurisë të Federatës Evropiane të Futbollit (UEFA).
– Anëtar i ri i jurisë nga Kosova –
Juria si çdo vit, përbëhet nga një gazetar nga vendet anëtare të UEFA-s, kurse këtë vit numëron 55 persona për shkak të bashkëngjitjes së përfaqësuesit nga Kosova. Në bazë të votave dhe pikave të mbledhura, dhjetë lojtarët e përmendur kanë hyrë në listën e ngushtë për çmimin prestigjioz, i cili do të ndahet tradicionalisht në ceremoni solemne, gjatë shortit të Ligës së Kampionëve, këtë vit më 25 gusht në Monako.
Lista e të nominuarve do të reduktohet pas raundit të dytë të votimit, rezultatet e së cilës do të publikohen më 5 gusht. Atëherë do të dihet se kush do të jenë tre lojtarët që do të hynë në raundin e tretë dhe të fundit, kurse fituesi do të shpallet pas votimit në ditën e zgjedhjes të lojtarit më të mirë në Evropë në Monako.
Në raundin e parë gjithsej ishin nominuar 37 lojtarë, duke përfshirë edhe dy nga vendet e Ballkanit Perëndimor, Luka Modriç (Kroaci, Real Madrid), i cili përfundoi në vendin e 16-të, dhe Jan Oblak (Slloveni, Atletico Madrid), vendi i 30-të. aa
Komentet