UEFA e ka hapur procedurën për racizëm kundër Lokomotivës së Moskës, për shkak të broohoritjeve së simpatizuesve të këtij klubi rus në ndeshjen e Kupës së Evropës.
Lokomotiva tashmë ka këkruar falje për shkak të sloganeve antishqiptare, që ishin dëgjuar gjatë ndeshjes kundër skuadrës Skenderbeu nga Shqipëria, të enjten e kaluar. Lokomotiva fitoi me rezultat 2:0.
Grupet e simpatizuesve nacionalistë rusë të futbollit janë mbështetës të fuqishëm të qëndrimit të Serbisë ndaj Kosovës, e cila ka shpallur pavarësi në vitin 2008, raporton agjencia AP.
Organi disiplinor i organizatës evropiane të futbollit (UEFA) mund të imponoj sanksione kundër Lokomotivës, në dëgjimin e rastit, më 15 të këtij muaji.
Komentet