Qeveria e futbollit europian ka nxjerrë blof qeverinë shqiptare për ndeshjen kualifikuese të Europianit 2016, e cila do të luhet në “Elbasan Arena”.
Para fushatës lokale të 21 qershorit, kryeministri Rama ka qenë i pari që ka njoftuar se ndeshja e kthimit me Serbinë do të luhej në Shkodër dhe mori masa për rinovimin e stadiumit.
Të njëjtën gjë e ka pohuar edhe FSHF-ja, mirëpo jo UEFA. Kjo e fundit, duke iu përgjigjur interesit të gazetarit të “Telesport”, i shkruan se nuk ka patur kurrë ndryshime për vendzhvillimin e ndeshjes, dhe se ndeshja që në fillim ishte planifikuar për t’u luajtur në Elbasan.
Ky e-mail nxjerr blof qeverinë shqiptare dhe vetë FSHF-në. Kjo e fundit, përmes një njoftimi zyrtar ditën e sotme, njoftoi se për çështje sigurie ishte vendosur që ndeshja të luhej në Elbasan.
Mirëpo e-maili i UEFA-s tregon se ndeshja nuk ishte planifikuar kurrë për në Shkodër, aty ku po rinovohet stadiumi i ri, i cili kushton plot 12 mln euro.
Komentet