UEFA vetëm mund të marrë masa diciplinore për incidentet që kane ndodhur brenda perimetrit të stadiumit, theksohet në deklaratën e UEFA-s
PARIS – Fedrata Evropiane e Futbollit (UEFA) do të nisë procedurë disiplinore ndaj Federatave të Futbollit të Anglisë dhe Rusisë për shkak të trazirave të natës së kaluar në stadiumin e Marsejit, kurse Rusia kërcënohet me dënimin më të madh pasi në videot shihet se tifozët e saj sulmuan anglezët.
Pas tri ditë përleshjesh fizike në mes të tifozëve anglezë, francezë dhe rusë në qytetin francez, dhuna ka vazhduar edhe në stadiumin Velodrome. Anglezët para ndeshjes së grupit B fishkëllyen himnin rus edhe pas përfundimit të ndeshjes me rezultatin e barabartë (1:1). Tifozët filluar të përleshen në stadium.
“UEFA vetëm mund të marrë masa disiplinore për incidentet që kanë ndodhur brenda perimetrit të stadiumit”, thuhet në deklaratën e UEFA-s. aa
Komentet