Sipas të përditshmes së Beogradit, Politika, UEFA në kongresin që do të mbahet në Budapest më 3 maj do të ndryshojë statusin dhe do t’i lejojë Kosovës anëtarësimin në këtë institucion sportiv evropian.
Gazeta shkruan se statuti aktual i UEFA-s parashikon që anëtari i organizatës mund të jetë një vend pavarësia e të cilit është pranuar në OKB, ndërsa në propozimin për ndryshim të statutit është formuluar që anëtar mund të jetë një vend pavarësia e të cilit është pranuar nga shumica e vendeve evropiane.
Shtëpia evropiane e futbollit çdo dy-tri vjet publikon statutin e ri që rregullon të drejtat e UEFA-s.
Kosova tashmë njihet nga pjesa më e madhe e shteteve të Evropës, çka i hap rrugën drejt UEFA-s për t’u bërë anëtarja e 55-te e saj.
Ndërkaq, mësohet se një delegacion i Federatës Serbe të Futbollit ndodhet në Nion të Zvicrës për të fituar mbështetjen e presidentit të UEFA-s, Teodor Teodorakis, në tentativën për të penguar hyrjen e Kosovës në këtë organizatë. Në të njëjtën kohë mendohet se Federata Serbe e Futbollit do të përdorë të njëjtën strategji si në rastin e pengimit të anëtarësimit të Kosovës në UNESCO.
Komentet