Luhej minuta e 89-të e ndeshjes së fundit kualifikuese të grupit A kur Selçuk shënoi golin e fitores, duke i siguruar kështu vizën Turqisë për në “EURO 2016”.
STAMBOLL – Goli i futbollistit Selçuk Inan, me të cilit kombëtarje e Turqisë mposhti Islandën dhe siguroi kualifikimin dikerkt në EURO 2016 në Francë është shpallur goli më i bukur i vitit, ndërsa kjo në bazë të anketës së zhvilluar në profilin zyrtar të UEFA-s në Twitter.
Luhej minuta e 89-të e ndeshjes së fundit kualifikuese të grupit A kur Selçuk shënoi golin e fitores, duke i siguruar kështu vizën Turqisë për në garën më të madhe evropiane të futbollit e cila verën e ardhshme do të mbahet në Francë.
Në profilin e UEFA-s për golin me të mirë kanë votuar gjithsej 159 mijë e 106 shfrytëzues të rrjetit social.
Goli i shënuar nga Selçuk ka marrë 69 përqind të votave, ndërsa vendi i dytë i takoi yllit argjentinas Lionel Messi për golin e shënuar në fanellën e Barcelonës kundër Bajernit të Mynihut. aa
Komentet