Është vendosur që 24 federatat e futbollit do të fitojnë nga 8 milionë euro për pjesëmarrje në Francë
UEFA edhe sivjet ka ofruar një fond rekord shpërblimesh për pjesëmarrësit e Kampionatit Evropian në Francë.
UEFA ka vendosur, që në përputhje me rezultatet e arritura, të ndajë 301 milionë euro për kombëtaret që marrin pjesë në Francë. Ndryshe, kjo është një rritje e fondit për 35 për qind në krahasim me Kampionatin e kaluar Evropian dhe 39 për qind në krahasim me turneun e vitit 2008.
Është vendosur që 24 federatat e futbollit do të fitojnë nga 8 milionë euro për pjesëmarrje në Francë. Barazimi në fazën e grupeve shpërblehet me gjysmë milionë euro, ndërsa fitorja me një milionë.
Shpërblimi për kalimin në 16-ëshe është një milionë e gjysmë euro, ndërsa për çerek finale dy milionë e gjysmë euro.Për gjysmë finale ndahen katër milionë euro, ndërsa finalistët ndajnë 13 milionë euro, tetë merr kampioni, ndërsa tre më pak ekipi i mposhtur.
Komentet