Thirrjet raciste ndaj ekipit të Skënderbeut në përballjen me Lokomotivën e Moskës do të jenë në raportin e delegatit të UEFA-s, polaku Mihal Lickjeviç. Këtë e konfirmon gazeta ruse “Sport Ekspres”.
Koret raciste janë dëgjuar nga i dërguari i organizimit Europian të futbollit. Ultasit e Lokomotivës thërrisnin në gjuhën serbe, vrisni shqiptarët dhe Kosova është Serbi duke kujtuar ngjarjet e Beogradit ku përfaqësuesja jonë u shoqërua gjatë të gjithë kohës para, gjatë dhe pas takimit me Serbinë.
Sipas Sportal, në këtë rast delegati i UEFA-s është treguar më i kujdesshëm dhe pritet që një sjellje e tillë antisportive të përkrahësve moskovitë të ndëshkohet.
Sipas rregullores së UEFA-s, Lokomotiva e Moskës rrezikon mbylljen e disa tribunave të stadiumit dhe nëse përsëritet mund të mbyllë dyert për të gjithë në takimin e radhës dhe të gjobitet klubi organizator. Tani radhën e ka Komisoni i Disiplinës së UEFA-s, që të shqyrtojë çështjen.
Komentet