UEFA thotë se bëhet fjalë për ndeshje të rrezikut të lartë të sigurisë, pasi që për herë të parë në kualifikime të Ligës së Kampionëve takohen kampionët e Malit të Zi dhe Serbisë
PODGORICË – Ndeshja e kthimit të kualifikimeve në Ligën e Kampionëve në mes ekipeve Buduçnost (Mali i Zi) dhe Partizan (Serbi), që do të luhet më 18 korrik në Podgoricë, është klasifikuar si ndeshje me rrezik të lartë.
Federata Evropiane e Futbollit (UEFA) klubit të Podgoricës i ka dërguar një shkresë ku thotë se bëhet fjalë për ndeshje të rrezikut të lartë të sigurisë, që ishte edhe e pritshme, pasi që për herë të parë në kualifikime të Ligës së Kampionëve takohen kampionët e Malit të Zi dhe Serbisë.
Tifozët e organizuar të Partizanit pritet të marrin rreth 600 bileta për pjesën jugore të tribunave, në përputhje me kapacitetin e stadiumit dhe detyrimin e klubit vendas për të siguruar hyrjen në stadium edhe të mbështetësve të ekipit mysafir.
Kur kësaj i shtojmë faktin se Partizani i Beogradit në Mal të Zi ka një numër të madh të tifozëve, është e qartë përse dueli i ardhshëm në stadiumin e Podgoricës nga UEFA është klasifikuar me rrezik potencial.
Ndeshja e parë në mes të dy rivalëve është planifikuar për të martën më 11 korrik në Beograd. aa
Komentet