Orë letrare në tragetin “Alpin” Fierzë-Komani, ose, në “Varkën e shpirtit notojnë bjeshkët”
Kishte sa kohë se ishte paralajmëruar organizimi i një manifestimi letrar, që nuk ishte organizuar ndonjëherë më parë. Në një manifestim poetik në qytetin e Malishevës, krijuesit nga Bajram Curri, respektivisht, ata të Organizatës letrare kulturore “Xheladin Gosturani” Tropojë, më njoftuan se pikërisht me 14 maj 2016, do të organizohet një orë e veçantë letrare në tragetin “Alpin” që ka linjën lundruese Fierzë-Komani, në të cilën do të marrin pjesë krijues nga Shqipëria, Kosova dhe Lugina e Preshevës. Dhe, kjo u bë realitet, kur në orën 08:00, te porti i Ferizës, ku ishte ankoruar edhe trageti “Alpin” arritën shumë poetë nga Peja, Klina, Malisheva, Gjakova, Medvegja, Bajram Curri dhe vende të tjera, të cilët, edhe pse binte shi, nuk i pengoi kjo kohë bash romantike dhe frymëzuese, dhe gradualisht u akomoduan në traget, në sallën edhe ku do të mbahej ora letrare dhe një program i pasur kulturo-artistik.
Me këtë manifestim, në këtë ditë maji edhe fillonte sezoni turistik i quajtur “Valbona-2016” dhe hapej edhe linja lundruese Fierzë-Komani.
______
Ishte kënaqësi, sepse, takimi i poetëve, përshëndetja dhe përqafimi i tyre ishte një simbolikë e fuqishme e bashkëpunimit, afrimit, i këmbimit të përvojave dhe i forcimit të hallkave krijuese jo vetëm letrare, që përpara kishte munguar në masë të dukshme. Kjo ma kujtoi edhe nismën e parë të këtij bashkëpunimi të para dhjetë vitesh, e cila rezultoi pikërisht nga disa krijues të Malësisë së Gjakovës, respektivisht të Gjakovës dhe të Bajram Currit, e që, fillimisht u bë në kuadër të Mitingut Tradicional Kombëtar të Poezisë në Gjakovë, që tash e mbi pesëdhjetë vite madhështon dhe afirmon vlerat krijuese poetike kombëtare dhe ndërkombëtare.
Dhe, kjo histori dhjetëvjeçare, rezultoi me shumë suksese dhe rezultate, të cilat krijuan themelin e shëndoshë të bashkëpunimit të mirëfilltë, mbase edhe të shkrirjes së “kufirit” artificial krijues kombëtar shqiptar. Këtë e dëshmon aktiviteti i pandërprerë i Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Krijuesve nga Tropoja, i Shoqatës kulturore letrare “Xheladin Gosturani” po ashtu nga Tropoja, të cilat zgjeruan aktivitetin e tyre duke bashkëpunuar me shumë klube e shoqata letrare nga qytetet e Kosovës, siç është Klubi i shkrimtarëve “Gjon Nikollë Kazazi” nga Gjakova, Shoqata kulturore letrare “Tafil Kelmendi” nga Malisheva, Shoqata e Intelektualëve “Jakova” nga Gjakova, Shoqata e Shkrimtarëve “Feniks” nga Lugina e Preshevës, por edhe shumë asociacione të tjera letrare nga Prizreni, Theranda, Peja, Rozhaja, Istogu dhe nga diaspora etj.
Në këtë manifestim çdo fjalë dhe çdo varg përcjellët me respekt të lartë
Tash, manifestimin letrar e hapi dhe e udhëhoqi për mrekulli, bartësi i kulturës në Tropojë, z. Can Tahiri, i cili prezantoi të pranishmit dhe theksoi peshën e këtij evenimenti letrar, të organizuar për herë të parë në këtë mënyrë.
Fuqia e vargut, ose, në valën e shpirtit notojnë bjeshkët
Në fillim u bë promovimi i librit, “Unë dhe kredia” i autorit Ali Sylaj, një libër karakteristik, brenda së cilit, autori kishte mbledhur dhe sublimuar begatinë e shpirtit shqiptar të rrëfyer përmes fabulave dhe anekdotave të shumta.
Dhe kështu filloi ora letrare: “Në valën e shpirtit notojnë bjeshkët”, një moto me simbolikë dhe domethënie shumëdimensionale. Përkitazi me librin, foli, Gëzim Prengi, që është edhe kryetar i Shoqatës letrare kulturore “Xheladin Gosturani”, i cili theksoi se ky libër e ka peshën e vetë të veçantë, sepse, përmes fabulave dhe anekdotave, reflekton begatia e shpirtit dhe e jetës së njeriut të kësaj ane, respektivisht të Tropojës dhe më gjerë.
Në ambientet e tragetit tani çdo gjë frymonte me vargun poetik dhe me kulturën
Kurse, gjatë kohës sa trageti “Alpin” “qante” ujin e bashkuar të Drinit dhe të Valbonës nëpër atë shi që rrihte krihet e tragetit por edhe e “ujiste” shpirtin e Fierzës dhe Komanit, poetët deklamonin vargjet e tyre, të cilat sikur paraqitnin një hartë të bashkuar të trojeve shqiptare e të shtrënguar e forcuar me hallkat e shpirtit dhe të zemrës së popullit e të përjetësuara në vargjet poetike.
Më duhet që t’ia plotësoj dëshirën shpirtit tim dhe, edhe këtu t’ua prezantoj poezinë time që e lexova në këtë eveniment të veçantë letrar:
SA BUKUR SOT LUNDRON TRAGETI…
Ti, toka ime
Mbi këtë ujë
Që po udhëtojnë bijtë e bijat tuaja
Këtu në këtë madhështi
Ku bashkohet Drini dhe Valbona
Unë dhe vargu im
Udhëtojnë bashkë me shkrumbin e babait
Bashkë me rrëfimet e tij
Për kallëzimet e këtyre maleve
Për ujin e Drinit që rrëfimet i ruan
Diku thellë në shtratin e tij
Për Valbonën
Simbolin e ujit të sertë
Edhe të kreshtave me shqiponja
Sot
Miqtë e mi
Ju gjaku im
Jemi së bashku duke udhëtuar
Jo vetëm në bukurinë e këtij uji
Se kjo tokë
Që është plot shkrumb e etje
Kërkon që ta bëjmë të lumtur
Se lartë shqiponjat
Kanë shënuar në defterë
Historinë e historive
Sa bukur po ecën sot trageti
Në ujin dhe tokën e vetë të bashkuar
Sot
Edhe kështu shkruhet historia
Sot edhe kështu bëhet poezia
O ju, gjaku im
Që këndoni bukur
Edhe kur keni mall
Edhe kur loti u rëndon në qepallë
Edhe kur krenaria u bën lapidar…
(Traget-Fierzë, 14 maj 2016)
Ishte kjo një madhështi e paparë dhe emocionuese, që nganjëherë ta detyronte kujtimin për peshën e historisë së atdheut e të kombit, e cila është edhe e dhembshme por edhe krenare… Ndërsa, dalja e krijuesve dhe e mysafirëve tjerë në molin e tragetit, sikur tregonte etjen e secilit prej nesh për ta shijuar këtë rrugëtim të rrallë por edhe për t’u mbushur me inspirim krijues, i cili, në këtë pjesë atraktive, nuk do shumë kohë për të shpërthyer dhe evoluar si zjarr vullkani…
Gjatë udhëtimit nëpër këtë bukuri përrallore, çdo gjë të impresionon dhe të frymëzon,… të mbush me oksigjen!
Të ju them të drejtën, gjatë udhëtimit me traget, me fanatizëm shpirtëror kam përcjellë çdo detal të bukurive të maleve, të shkrepave por edhe të ujit, i cili me bashkimin e tij, duket edhe më madhështor, edhe pse aty-këtu liqeni ishte i “lënduar” me ndotje nga vetë dora e njeriut!
Por, sa më shumë që i afroheshim pjesës së parë të udhëtimit, ora letrare fitonte në peshë edhe me këmbimin e mendimeve të ndryshme për jetën dhe letërsinë. Ndërsa, pikat e humorit të krijuesit dhe aktorit të mirënjohur, Ismet Krasniqi-Lala nga Klina dhe të krijuesit, Hasan Buçpapaj nga Bajram Curri, i shtuan peshën kulturore dhe intelektuale të kësaj ngjarje.
Ismet Krasniqi-Lala, e madhështon orën letrare me humorin e tij të qëlluar dhe aktual
Gjithnjë atmosferë festive, kurse vargu poetik sikur është prezent në çdo tryezë
Programi kulturor madhështoi dhe begatoi orën letrare “Në varkën e shpirtit notojnë bjeshkët”
Rrugëtimi me vargun dhe me traget të bën dyfish kureshtar: për këndimin poetik dhe për bukuritë e Fierzës dhe Komanit
Krijues dhe poetë nga shumë vende e troje shqiptare
Tash, kur filloi pjesa e dytë e rrugëtimit me traget, duke u kthyer prej nga ishim nisur, e begatoi edhe më shumë këtë festë jo vetëm kulturore dhe letrare, programi i begatë “Ushton Gryka e Drinit” të Ansambli “Dardania” nga Tropoja por edhe të prezantuesve tjerë, që zgjati deri në cakun prej nga ku kishim filluar festën. Ishte kjo një ngjarje e një ditë që do të mbetët pjesë me rëndësi në rrugëtimin e vlerave kulturore, letrare dhe historike, e cila sikur të gjithëve na obligoi për të menduar për manifestime të tjera të kësaj peshe e të këtij mesazhi në të gjitha trojet. E këtë do ta madhështojë puna dhe aktiviteti letrar i Klubit të Shkrimtarëve dhe Artistëve nga Tropoja, me organizimin e “Ora e Poezisë, e cila do të mbahet me 21 maj 2016, në Bajram Curri, në vigjilje të Mitingut Tradicional tani Ndërkombëtar të Poezisë në Gjakovë.
Pra, kështu vazhdojnë festat letrare kombëtare pothuaj se në të gjitha trojet shqiptare, si në Pejë Takimet Letrare “Azem Shkreli”, në Prizren Takimet poetike “Dini poetik” e kështu me radhë.
Pas Orës Letrare në Tragetin “Alpin” gjatë udhëtimit në liqenin Fierzë-Komani, nuk bën pa u kthyer edhe në Valbonën e bukurive të rralla, të kreshtave e të ajrit të sertë.
Tani takohemi në manifestimet tjera kulturore dhe letrare (Gjon Gjergjaj Lyra dhe Sejdi Berisha në Valbonën e bukurive përrallore)
Një kujtim ia vlen për të “provokuar” për takime të tjera letrare dhe kulturore
Edhe aty, në Valbonë, gjatë drekës, krijuesit ishin të etshëm të komentojnë dhe t’i këmbejnë përvojat e tyre krijuese, të cilën gjë e bëri burim frymëzimi, lumi Valbona, rruga e cila tani është e hijeshuar me asfaltin e shtruar deri tek ujëvara e Valbonës, ndërsa, shkrepat e thepisur, ku krenare vezullon bora gjatë gjithë stinëve, secilin vizitor të këtushëm e bëjnë për vete.
Dhe krejt në fund, vlen theksuar se këtë ngjarje të shënuar letrare e madhështoi edhe respekti dhe niveli shërbyes i pronarit të tragetit “Alpin”, por edhe dreka në Valbonë, të cilën e servuan me nam profesional, punëtorët dhe kamerierët e Hotel “Dukagjini” nga Peja.
Kështu përfundoi manifestimi letrar, “Në varkën e shpirtit notojnë bjeshkët” dhe u hap edhe sezoni turistik “Valbona-2916”.
Orën letrare “Në varkën e shpirtit notojnë bjeshkët” dhe programin kulturor e përcollën edhe TV-qendrat nga Shqipëria dhe Kosova
Watch Fifty Shades Darker Full Movies Online Free HD
@ http://x-movies21.com/movie/341174/fifty-shades-darker.html
Fifty Shades Darker Official Teaser Trailer #1 (2017) – Dakota Johnson Universal Pictures Movie HD
Movie Synopsis:
When a wounded Christian Grey tries to entice a cautious Ana Steele back into his life, she demands a new arrangement before she will give him another chance. As the two begin to build trust and find stability, shadowy figures from Christian’s past start to circle the couple, determined to destroy their hopes for a future together.
Fifty Shades Darker in HD 1080p, Watch Fifty Shades Darker in HD, Watch Fifty Shades Darker Online, Fifty Shades Darker Full Movie, Watch Fifty Shades Darker Full Movie Free Online Streaming