Shkruan si më poshtë Agustin M. Mirakaj kryetari i Vatra Manhattan Branch ne Faqen e Facebook te tij per situaten ne Federaten Pan Shqiptare Vatra:
—–
Shumë miq nga Shqipëria dhe këtu në Amerikë si dhe shumë vatran, më shprehen vazhdimisht se janë shumë të shqetësuar sesi ka ndryshuar Vatra dhe se si Vatra mbahet peng nga individë të papëlqyeshëm jo vetëm në Vatër por edhe në komunitetin shqiptar. Gjithashu shprehin shqetësimin e tyre se si ka përfunduar gazeta Dielli, si refuzohen shkrimet e tyre, si ofendohen me fjalë të ulëta nga redaktori i Diellit.
Të nderuar miq dhe vatran, dua të shpreh mirënjohjen time për interesimin tuaj, dhe në të njëjtën kohë që jo vetëm ju, por të gjithë shqiptarët ta dini të vërtetën dhe situatën e rëndë që ka kapluar federatën Vatra në Amerikë.
Vatra të dashur miq është marrë peng nga një individ që e quan veten lidership. E ashtuquajtura udhëheqje e vetëshpallur po e shkatërron Vatrën qellimishtë. Në vendet që këtë vit të mbaheshin zgjedhje në Vatër, në Vatër janë hapur gjyqe ndaj antarësisë nga lidershipi i vetëshpallur.
Askush nuk ka të drejtë të sundojë mbi anëtarësinë. Grupi që mban peng Vatrën ka hapur proces gjyqësor ndaj meje me akuzën:
Bëra thirrje për protestua para selisë, bëra thirrje për të hequr liderin nga posti, kam thyer dyert, kam mbështur Liderin histork Sali Berisha (nongraten)
Tani dua t’u them qyqeve se kushtetuta Amerikane më jep të drejtën për të protestuar, kushtetuta më jep të drejtën të luftoj, nuk kam thyer asnjëherë dyert e vatrës dhe as kam kërcënuar njëri. Kushtetuta Amerikane më jep të drejten të mbështes politiken qe une pelqej. Në Amerikë nuk i marrë leje askujt, se ke une mbeshtes.
O byroja politike leniniste marksiste e Vatrës. Udhëheqja e vetëshpallur trillon dhe ngre akuza ndaj meje sikur të ishte një trup gjyqësor i kohës së regjimit komunist 1945.
Sjellja e të vetëshpallurit liderë i ngjan një diktaturi njësoj si MADURO në organizatën VATRA.
Në Amerikë, në organizatën Vatra, nuk mund të kemi diktaturë. I bëj thirrje udhëheqjes, largohuni dhe mos e prishni vatrën. Të sollën në Vatër dhe të emëruan. NUK JE I VOTUAR. Nuk ka asnjë provë ASNJË raport nga kuvendi i 2020 si dhe i 2022 te jeni votuar për kryetar të Vatrës.
Ti nuk e meriton të jesh kryetar sepse herën e parë nuk të votuan, herën e dytë manipulove dhe tani ke hapur gjyqe për të qëndruar kryetar i Vatrës dhe mos lejoni kandidatura te reja.
Jeni turpi i Vatranve. a.m
Vatra Manhattan Branch
Kryetari
Agustin Mirakaj