Nuk duhet gabuar e lejuar, që lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të identifikohet e të krahasohet me disa veprime e sjellje të disa komandantëve e ushtarëve të caktuar pas luftës, se të tillët nuk janë lufta, nuk janë UÇK-ja, TË TILLËT NUK JANË AS ATA VET TË NJEJTIT QË ISHIN GJATË LUFTËS…! UÇK-ja ishte, është dhe mbetet përjetësisht populli shqiptarë Amerika dhe Kosova!
Edhepse, është temë shumë e ndjeshme dhe komplekse, vendosa të pasqyroj një opinion timin për UÇK-në, pasi ka shumë kohë e vite që i madh e i vogël, i ditur e i paditur, flasin në mënyrë të padrejtë për luftën e luftëtarët e UÇK-së… Me muaj e vite nëpër televizione, portale e deri edhe në institucionet më të larta shtetërore, kryesisht flitet me injorim, nënçmim e me ofendime e baltosje deri në ç’njerëzim për luftën, sakrificen, rolin dhe ndikimin e UÇK-së në çlirimin e Kosovës… Nga ana tjetër edhepse të tillët me të drejtë e glorifikojnë deri në qiell e përtej saj rolin kyç të NATO-së në çlirimin e Kosovës, disi rezulton se perkulja aq i madhe e tyre ndaj NATO-së e Amerikës, shfrytëzohet e keqperdoret jo aq për nderimin dhe falënderimin ndaj tyre, sa, për ta minimizuar rolin dhe kontributin e UÇK-së, e nga ana tjetër ndoshta edhe për ta qetësuar e “mashtruar” ndërgjegjen e tyre personale e partiake…?!
Demokracia dhe liria e shprehjes së mendimit dhe të fjalës është e garantuar me ligj vendor e atë ndërkombëtar, por paraprakisht duhet të potencohet e pranohet fakti, së pari nga të gjithë shqiptarët e pastaj edhe nga të tjerët, se Kosova, në historinë e saj mijëra vjeçare nuk ka pasur, nuk ka e as që do të ketë ndonjëherë asgjë më të shenjtë e më sublime se Luftën e UÇK-së, pa marrë parasysh a i pëlqen e a i konvenon dikujt kjo apo jo… Këtë realitet, populli shqiptarë kudo që është, duhet ta çmoj, vlerësoj, nderoj e mbi të gjitha ta promovoj e përjetësoi në mendjen dhe shpirtin e çdo shqiptari tani dhe ndër vite e shekuj… Në këtë mënyrë e respektojnë dhe nderojnë popullin, diasporën shqiptare, Kosovën, Shqipërinë, miqtë tanë ndërkombëtarë: SHBA-të, Britaninë e Madhe, Gjermaninë, Austrinë e të gjithë të tjerët, me një fjalë e respektojnë veten dhe “çmimin” që e ka paguar populli i Kosovës ndër vite e shekuj për të arritur çlirimin, lirinë dhe pavarësinë e vendit dhe jetës së tyre dhe njëkohësisht e mbrojnë dhe e kultivojnë identitetin e tyre kombëtarë nga asimilimi dhe tjetërsimi…!
Këtë opinion do ta përmbylli me konstatimin e një grupi të gazetarëve të luftës nga vendet e ndryshme të Evropës, të cilët Shtabi i Emergjencës së Pejës e ka pasur rastin t’i shoqërojë e përcjell brenda zonave të luftës, me ç’rast ata gjatë rrugës, tregonin:… “se janë reporterë të specializuar të luftës, të cilët kanë raportuar nga luftërat e ndryshme anekënd botës, konkretisht nga luftërat në: Palestinë, Afganistan, Irak e në Kroaci, Bosnjë, IRA-së etj… Siç theksonin ata, në bazë të njohurive dhe përvojave të tyre, paraqitja dhe zhvillimi i UÇK-së në Kosovë është diçka unike dhe jo e zakonshme… Nuk mund ta kuptonin dhe shpjegonin se si aq shpejt, nga një grup i vogël “guerilësh – rebelësh të pa arsimuar e të pa koordinuar”, siç i quanin ata, për një kohë aq të shkurtër, në më pak se dy muaj arritën që ky formacion të masivizohet në atë masë prej mijëra e mijëra ushtarëve… Kjo, sipas tyre, nuk ka ndodhur dhe as nuk mund të ndodh askund tjetër në botë… Mënyra e këtillë e zhvillimit të një “ushtrie”, apo kjo përvojë e UÇK-së, sipas tyre, sigurisht do të hyn si model studimi në të gjitha librat shkencorë. Se, sipas tyre dhe sipas realitetit në terren, UÇK-ja, ishte i tërë populli i Kosovës.
Prandaj, nuk duhet harruar se, UÇK-ja, je Ti, nuk është ai… UÇK-ja është populli shqiptar dhe Kosova, prandaj mos e baltosni, mos e zhvlerësoni, MOS U DISTANCONI nga Lufta e UÇK-së, se kur e bëni një gjë të tillë, po distancoheni nga historia më sublime mijëra vjeçare e Kosovës dhe popullit shqiptar në përgjithësi.…
UÇK ËSHTË LUFTA – JO PASLUFTA…!
Komentet