Nuk jam përcjellës ose ndonjë vëzhgues i rregullt ose periodik i rrjedhave dhe zhvillimëve të ndryshme politike, kulturore dhe informative në Kosovë. Jo. Por vetëm një vëzhgues ose participant i kohëpaskohëshëm dhe observativ i asaj që në sfondin e njohur të antropologjisë së përgjithshme kulturore, informative dhe politike mund të quhet dhe konceptohet si ” Reinventing Antropology” ose “Observation Antropology”.
Mbase i asaj pjese aq vitale dhe fundamentale (substanciale) të antropologjisë kulturore ose politike e cila i ka për qëllim studimet dhe analizat e përgjithshme mbi rolin dhe ndikimet e ndryshme dhe të shumëfishta (reflektive, impulsive, afirmative, simbolike, alternative, determinante, paradigmatike etj.) të nstitucionëve të njohura qeveritare, politike, shkencore, intelektuale, fetare, kulturore dhe informative në të gjitha shtetët dhe shoqëritë e ndryshme njerëzore ose qytetare kudo në botë. Të medieve të shkruara dhe elektronike sidomos. Me theks të posaçëm tek ato shtete ose shoqëritë të ndryshme në konsolidim e sipër dhe tranzicion ku mediet e shkruara dhe elektronike nuk janë si të thuash vetëm “mjete transporti”, apo një “industri” e njohur informative dhe propagandistike në kontekstin e njohur profitabil dhe komercionalist. Jo. Por, ato në radhë të parë ato janë “referues” ose “monitorues global” si dhe “lojtar”të rëndësishëm dhe tepër relevant në kontekstin e njohur observativë dhe participant ( “observation participant”) të monitorimit, observimit, përçuarjes dhe afirmimit të vlerave dhe resursëve të njohura globale ose universale të shtetëve dhe shoqërive të ndryshme përktëse ose respektive në tregun e njohur global ose universal të vlerave dhe kapitalit të përgjithshëm botëror ose ndërkombëtar. Kjo mu për faktin se për botëkuptimin dhe filozofinë e sotme moderne ose bashkohore mbi shtetin dhe shoqërinë e gjithëmbarshme njerëzore ose qytetare, të të gjithë njerëzit ose qytetarët e mundshëm të një vendi apo të një shteti në instancë të fundit janë partner, participant, klient, anticipant, miq dhe aleat të përbashkët dhe të barabartë në të mirën e përgjithshme të shtetit dhe shoqerisë së tyre përkatëse ose respektive. Kjo duke filluar që nga presidenti ose presidentja e vendit, kryeministri ose kryemistrja, kryeparlamentari ose kryeparlamentarja, ministri apo ministresha dhe gjër tek qytetari i rëndomtë.
Në këtë frymë, antropologjia e njohur kulturore dhe ajo informative ose difuzive (lëxo: shtëpitë, mekanizmat ose institucionet e sipërpërmendura kulturore dhe informative) në radhë të parë angazhohen për një shoqëri të pastër, të pasur, të shëndetshme, humane, të ndërgjegjshme, të lirë , të pavarur dhe sovrane në kuptimin e përgjithshëm ose multidimenzional të fjalës. Për një shoqëri të çliruar nga skamja, neuroza, depresioni, destruksioni, dekonstruksioni, anomalitë dhe patologjitë e ndryshme individuale ose kolektive. Për një jetë të udhëhequr nga respekti, dashuria, idealet dhe vizionet e perbashkëta individuale dhe kolektive. Për njeriun ose qytetarin e lirë dhe tepër sovran në kuptimin e plotë të fjalës. Për lrinë, spontanitetin,reflektimet, intimitetin, individualitetin, subjektivitetin, identitetin, dinjitetin dhe eksluzivitetin e tij kushtetues dhe juridik.Për edukatën, kulturën dhe arsiminin ose emancipimin e tij…Për etikën dhe estetikën e njohur individuale dhe kolektive dhe kështu me radhë.
Në këtë sfond antropologjia e përgjithshme si shkencë holistike dhe primatologjike, gjegjësiisht, si një disiplinë e posaçme e filozofisë, për mendimet dhe vlerësimet e njohura shkencore dhe metodologjike të Erich Wolfit, Clode Levi Strausit, Antonio Gramshiit, Jammes Cliffordit, Georg Marcusit etj. Me plotë të drejtë konsiderohet si disiplina me e ngritur, me humane, me shkencore, me racionaliste dhe me pozitiviste në domenin e njohur të primatologjisë dhe filozofisë së përgjithshme njerëzore ose qytetare.
Ndonëse, pa i harruar këtu edhe strukturalizmin, funksionalizmin, aksionalizmin dhe tradicionalizmin e njohur empirik, kulturor, historik dhe nacionalgjenetik së bashku me antropogjeografinë, antropohistorinë , antropofizikën, antropobiologjinë dhe antropologjinë e njohur sociale ose sociokulturore në funksion të ndarjes, enkodimit, periodizimit dhe institucionalizimit të antropologjisë së përgjithshme kulturore, politike etj.
Në këtë menyrë pra mediet e shkruara dhe elektronike (duke i nënkuptuar këtu mediet e mirëfilleta, renomative dhe profesioniste në kuptimin e njohur të etikës, estetikës dhe antropologjisë së përgjithshme kulturore dhe difuzive) në të shumtën e rastëve i ngjajnë një ansambi ose simfonie të shkëlqyer kulturore dhe informative që puçët( puçën) dhe gërshetohet( gërshetohen) vazhdimisht në sfond me korin e lartë të aspiratave dhe interesave të njohura shtetërore dhe nacionale të popujve dhe vendëve të tyre përkatëse ose respektive. Dhe, jo të zëdhënësve ose propaganduesve të ndryshëmkakofonik, forumian ose kabinetik të së “vërtetës” ose “lavdisë së madhe” të liderëve ose politikave të ndryshme ditore ose periodike në Kosovë ose dikund tjetër. Duke u ngjarë kështu kthetërave, klisheve, fiksioneve ose recidiveve të njohura autoritare dhe totalitariste ku të të ashtuquajturat gazetat ose “mediet e pavarurua” dhe “nacionale” në Kosovë , vazhdimisht i referohen censurës ose diktatëve të ndryshme editoriale, shtetërore, qeveritare, konjukturale, nomenklaturale, politike, parapolitike etj.
U mor vesh se estetika si shkencë ose një disiplinë e veçantë e filozofisë ka lindur dikund në fund të shekullit tetëmbëdhjetë (18) ose në fillim të shekullit të nentëmbëdhjetë (19)në Gjermani dhe Francë. Mbase në shekujt ose epokën e njohur të etikës, estetikës, humanizmit, renesanses, emancipimit dhe disiplinës së gjithëmbarshme shkencore , intelektuale, akademike dhe politike në nivel botëror ose planetar. Në këtë sfond si të atilla çfarë ishin ose çfarë janë u ngriten,u zhvilluan, përsosen dhe u afirmuan edhe shkencat ose disiplinat tjera humane dhe akademike si arti, kultura, letërsia, gazetaria, publicistika, politika, diplomacia etj.Ndonëse, sëcila ose akëcila prej tyre me itinerare, ritme, forma dhe metoda të ndryshme diskursive, dialektike, evolutive, organike, empirike etj. Pra, me ritme, itinerare, standarde dhe trende të ndryshme ose specifike nga njëra tjetra.
Se këndejmi, estetika në radhë të parë është shkenca ose disiplina e njohur mbi artin, mbi të bukurën, të veçantën, të posaçmën, të përsosurën, sublimen, relevanten etj.Në këtë sfond, në fokusin ose agjendën kryesore të estetikës janë e bukura, e dashura, e veçanta, e përzgjedhura, artistikja, stilistikja dhe kështu me radhë.
Kuptimi dhe esenca e përgjithshme e estetikës qëndron pikërisht në konstruktin, antinomin, enkodimin dhe substratin e saj filozofik dhe metaestetik. Në këtë frymë me estetikë nënkuptojmë artin, muzikën, teatrin, shkrimin e njohur letrar ose gazetaresk,romanin, prozën,novelën,poezinë etj. Përkatësisht, nonfiksionin dhe diksionin e njohur letrarë dhe artistik, teknikën, teorinë, mjeshtërinë, imagjinatën dhe fantazinë e njohur krijuese dhe artistike. Dualizmin ,strukturalizmin, funksionalizmin, metaforat, diaforat, adiaforat, alegoritë e ndryshme, humorin, satiren, paroditë, diagramet, mesazhet, simbolet, ngjarjet e ndryshme dhe figurat…Bukurinë dhe profecinë e njohur krijuese dhe artistike. Stilin, disajnin, strukturën,s trukturat dhe superstrukturat e njohur intelektuale dhe profesionale. Vokalin e tyre ,kohezionin, ritmin, taktin dhe dinamikën e njohur linerare, satisfaktive, ataraktive, inkarnative etj…Trendët, standardet ,tendencat, zhvillimet dhe levizjet e njohura tredimenzionale, multidimenzionale, matriksiale etj.Konceptët, përceptimet dhe anticipimet e ndjeshme, të ndërgjegjshme, racionale, profesionale dhe metaestetike.Nuhatjet, intuitën, përjetimet ,shpërthimet, interferimet, reflektimet, rrezatimet, tundimet dhe mbindërtimet e njohura etike dhe metaestetike. Respektivisht, shquarjen, fokusimin ,deshifrimin ,dekodimin, enkodimin dhe artikulimin e asaj që është e bukur dhe me vlerë të lartë etike, profesionale dhe artistike etj.
Ndaj, objekt ose objektivë kryesor dhe esencial i një shkrimi, raporti, reportazhi, komenti, vështrimi, studimi ose analize të mirëfillët gazetareske ose publicistike, në radhë të parë janë njeriu dhe jeta. Respektivisht, arti dhe jeta, jeta dhe filozofia, arti dhe filozofia dhe kështu me radhë. Ndërsa, subjekt i shpirti i i njeriut së bashku me materien, krijesën , ekzistencën ,nevojat dhe kërkesat e njohura njerëzore ose qytetare në kuptimin e vlerave dhe lirive të njohura globale dhe universale të jetës së njeriut. Dhe, jo e “vërteta” ose “lavdia e madhe” mbi Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Isa Mustafën, Xhavit Halitin, Sabri Hamitin ose dikënd tjetër atje….!
Në instancë të fundit, kanë qenë bordet e njohura editoriale dhe redaksionale të disa gazetave ose “medieve të pavarura” dhe publike ato që përmes shkrimëve, portretëve, komentëve, vështrimëve, kronikave, reportazhëve, mitëve, eposëve ose legjendave të stisura, sajuara ose të rimuara të “gaze(p)tarëve”, kronistëve, opinionistëve ose “analistëve” të ndryshëm stupid, sërvilë, nebuloz, mediokritë, inkompetent, komplotist, konspirativistë ose dekonspirativistë, i kanë ngritur, faktorizuar dhe afirmuar edhe të të ashtuquajturit “komandantët” e Bllacës dhe Stankovcit së bashku me hajnat (hajdutët), matrapazët ose “gjeneral-komesarë” e ndryshëm të “Rognerit” të Tiranës si dhe të fondëve “Vendlindja thërret” ose ” 3 % ” etj….Duke i ngritur dhe afirmuar ata që nuk kanë qenë kurrë në luftë, por që janë ngritur, avansuar dhe pasuruar aq shumë në emër të luftës çlirimtare dhe patriotike në Kosovë. Gjegjësisht, në emër të lirisë, shtetit dhe pavarësisë së Kosovës!
Në këtë vorbullë edhe supozimet ose “historitë” e njohura mbi aktakuzat ose arrestimet e mundshme të “komandantëve” të Bllacës, Stankovcit ose Hotel “Rognerit” të Tiranës etj., me tepër janë “histori” të stisura dhe sajuara të personave ose individëve të ndryshëm demagog dhe hipokritë, gjegjësisht, anafabet ose gjysëmanalfabet, që u shkojnë për shtati “popullaritetit” ose “reitingut” luftarak (ushatak) dhe politik të atyrte që nuk kanë luftuar kurrë dhe askund për Kosovën dhe shqiptarët dhe të cilët sipas të të gjasave së bashku me shërbimet e ndryshme sekrete ose intelegjente të Serbisë, Rusisë, Malit të Zi, Maqedonisë, Turqisë etj., qëndrojnë prapa akuzave, shpifjeve, kurthave, intrigave, dredhive, shantazhëve dhe komplotëve të ndryshme kundër luftëtarëve ose komandantëve me në Zë të luftës çlirimtare dhe patriotike në Kosovë!? Për të mos thënë këtu edhe në ballë të krimëve dhe zezona tjera në Kosovën e pasluftës etj….???!!!
Komentet