Sekretari i përgjithshëm i Federatës Evropiane të Gazetarëve, Ricardo Gutiérrez është shprehur se, është ndjerë i tronditur nga sulmi që Erion Veliaj ka bërë ndaj medias në tërësi, dhe dy faqeve në rrjetet sociale ‘Lolita’ dhe ‘JOQ’.
Duke folur në ‘A Shoë’ me Adi Krastën në SYRI TV, Gutierrez u shpreh se, ‘si gazetar u trondita nga ky qëndrim. Nuk besoj se një zyrtar publik duhet të veprojë siç veproi ai, dhe prandaj reagova si gazetar dhe në këtë reagova jo për të mbrojtur gazetarët sepse nuk ishte rasti i tillë’.
‘Unë nuk i ndjeva keq nga kritikat e Erion Veliajt. Besoj se është e drejta e tij të më kritikojë, siç e kritikova unë, dhe besoj se ky është dallimi mes tij dhe meje. Unë mbështes fjalën e lirë brenda kufijve të ligjit, por fakti është se unë reagova fillimisht si gazetar sepse e pashë si gazetar, si përfaqësues i gazetarisë dhe ne tregohemi shumë të kujdesshëm ndaj çdo sulmi, ndaj lirisë së shprehjes.
Ai sulmoi disa portale, humoristike të cilat nuk janë tërësisht gazetareske. Unë e pashë si një sulm ndaj lirisë së shprehjes. Ai përmendi faktin se ndoshta policia do të shkojë ti kapë pronarët e këtyre portaleve dhe besoj se kjo është diçka e rëndë.
Si gazetar u trondita nga ky qëndrim. Nuk besoj se një zyrtar publik duhet të veprojë siç veproi ai, dhe prandaj reagova si gazetar dhe në këtë reagova jo për të mbrojtur gazetarët sepse nuk ishte rasti i tillë.
Kjo lloj sjellje, qëndrimi i kryetarit të bashkisë përbën rrezik ndaj gazetarisë, sepse do të bëjë të njëjtën gjë ndaj gazetarëve të cilët bëjnë punën e tyre në mënyrën normale dhe të duhur.
Unë dola për të mbrojtur të drejtat themelore, dhe bëhet fjalë për lirinë e shprehjes që përbën një vlerë të rëndësishme për gazetarët. Nuk ndihem se po hyj në një betejë personale ndaj kryetarit të bashkisë, por ju keni të drejtë, ne këtë çështje nuk e shohim vetëm në Shqipëri, por në të gjithë Europën, me sulme që vijnë nga politikanë të lartë kundër gazetarëve.
Disa gazeta në Shqipëri komentuan faktin se ndoshta isha nën ndikimin e Shoqatës së gazetarëve profesionistë në Shqipëri. Por jo, nuk e kam diskutuar këtë gjë me ta, as nuk kam shkëmbyer ide me ta’, theksoi gjatë intervistës në SYRI TV, Ricardo Gutiérrez, sekretar i përgjithshëm i Federatës Evropiane të Gazetarëve. syri.net