Policia e Shtetit ka ekzekutuar urdhër arrestin e Gjykatës së Krimeve të Rënda për ish-Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve Arben Çuko.
Sipas burimeve të policisë, Arben Çuko dyshohet se është i përfshirë në korrupsion pasiv, gjatë kohës që ushtronte detyrën e Drejtorit të Burgjeve.
Urdhër arresti u ekzekutua sot pasdite dhe aktualisht Çuko është i ndaluar në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës, dhe sipas informacioneve paraprake dyhsohet se ai merrte para në këmbim të lejeve të të burgosurve.
Edhe paraardhësi i tij, Artur Zoto u arrestua dhe qëndroi një vit e gjysmë në burg, i cili u dënua nga shkalla e parë dhe më pas u shpall i pafajshëm.
Më 3 shtator ai u shkarkua nga detyra, ndërsa në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë, ub tha se: Ky ndryshim bëhet për të përmirësuar punën e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, veçanërisht në drejtim të rritjes së sigurisë së brendshme dhe kontrollit si dhe rritjes së efikasitetit të luftës kundër korrupsionit në sistemin e burgjeve”, thuhet në një njoftim të Ministrisë së Drehtësisë.
Arben Çuko u emërua në postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve rreth një vit më parë, me formimin e qeverisë “Rama 2”. Ai ishte pjesë e grupit të zv.ministrave që u lanë jashtë qeverisë së re.
PANORAMA
Komentet