Të bëhesh i ndjeshëm ndaj kolegut, ka llogjikë, sepse duke i dalë në krahë të ngjashmit, në një llojë mënyre ke dalë edhe për veten tënde.
Po kur të ngjashmëve tuaj, ju vunë prangat dhe u plasën nëpër birruca si të ishin kriminelë e banditë, si fare!
Zero ndjeshmëri?!
U prish Teatri Kombëtar, tempull i artit, u rrasën në birruca pa asnjë faj njerëz dhe kolegë tuaj!
Asnjë peticion, ose të paktën telefonatë “o Ner, a je mirë” ?!
U lebetit Shqipëria dhe europa për trajtimin që ju bë artistëve, kolegëve tuaj, dhe gjithë atyre që i dolën përpara një të keqeje publike, e jo një ndodhie personale(që dhe kjo personalja ka rëndësi, nuk them)!
S’nuk, fare! Apo s’ju linte sedra?!
Nejse, ju të mahnisni!
Ju jeni frymëzimi im!!! !SINQERISHT!Teatri i riiiiiiiiii…
Dali ka një shprehje epike për mendimin tim. Po jua them!
“Artisti i vërtetë nuk është ai që frymëzohet, por ai që duhet të frymëzojë të tjerët”
Neritan Liçaj