Dita e djeshme me 21 Qershor 2024, ishte dita e fundit e shkollës shqipe ne qendrën Kulturore “Nënë Tereza”.
Në përfundim të mesimit, në sallën e kësaj Qendre, mbrëmë u shtrua një darkë falenderimi dhe u dorëzuan çertifikatat e përfundimit të vitit shkollor. Në darkën e sponsorizuar nga Kisha e Zojës Pajtore morën pjesë nxënësit e klasave të valles dhe të gjuhës shqipe si dhe preindërit e tyre.
Hapjen e bëri drejtuesi i Programit të Kulturës pranë kësaj Qendre, Valentin Lumaj, i cili ndër të tjera tha: “Qëllimi i kësaj darke sonte është, e para të japim çertifikatat e perfundimit te kursit shkollor te valles dhe të gjuhës shqipe, të falenderojmë prinderit për kohën dhe përkushtimin në edukiumin e fëmijëve të tyre me gjuhën dhe kulturën shqiptare, kjo në bashkëpunim me Kishën e Zojës Pajtore dhe e treta të vlerësojmë dhe të promovojmë fëmijët dhe të rinjtë tanë… Sot kemi mbi 40 nxënës të valles të cilët ndjekin po ashtu mësimin e gjuhës shqipe, me performanca të jashtëzakonshme të fëmijëvë tuaj ne evenet e Kishës dhe të Komunitetit.
Klasat e valles drejtohen nga koreografja e talentuar Joli Paparisto, për të cilën Qendra Kulturore “Nënë Tëreza” ka pasur fat që ta ketë në shërbim të saj. Ndërsa gjuhën shqipe e mbulon një intelektuale e mirëfilltë, e dashur me nxënësit, e rregullt dhe e disiplinuar, zonja Esmeralda Demiraj…
Suksesin e këtij progrmi kulturor deshiroj që t’ja dedikoj iniciatorit të krijimit të kësaj Qendre Kulturore të përndershmit Dom Ndue Gjergji…
Dëshiroj që të falenderoj në mënyrë të veçantë famullitarin Dom Dino Çekrezi, (i cili nuk ndodhet këtu për arsye të sherbesave kishtare), motrën murgeshë Vitore Rushaj dhe kryetarin e Këshillit Pjerin Prekaj për përkrahjen e tyre ndaj këtij programi edukativ.
Ardhja e Dom Dinos në krye të Kishës Zoja Pajtore, solli një gjallërim të të Kishës dhe besimtarëve, por edhe një gjallërim të rinisë dhe aktiviteteve të saj. Veçoj këtu pasionin e tij dhe mbështetjen në programin e fëmijëve të kampit veror që po vazhdon me sukses nën drejtimin e vajzës së talentuar, Viktoria Dedivanaj, e cila megjithese nuk ndodhet këtu, meriton respekt dhe mirënjohje…”
Në fjalën e saj mesuesja e valles shqipe, Joli Paparisto tha: “…jam e lumtur qe kemi kaq shumë fëmijë të talentuar, e them pa asnjë lloj hezitimi që program i Kishës ka qenë shumë i suksesshëm dhe grup më të organizuar si ju, kështu të gjithë së bashku nuk kisha parë më përpara dhe ma keni bërë punën shumë më të lehtë…Dua të falenderoj prinderit për kohën që i kushtoni edukimit të fëmijëve tuaj dhe të gjithë bashkë, prindër dhe fëmijë të ruajme dhe trashëgojmë kulturën shqiptare…”
Në fjalën e saj mësuesja e gjuhës shqipe, Esmeralda Demiraj tha: “… ka qenë një nder dhe kënaqësi bashkepunimi me ju dhe fëmijët tuaj për të mësuar gjuhën e bukur shqipe. Gjatë këtij viti kemi punuar shumë për të arritur rezultate të larta dhe me krenari them se ja kemi dalë. Kemi prapë shumë për të bërë dhe shpresoj shumë që ta vazhdojmë këtë iniciativë”. Më pas ajo falenderoi “yjet e vegjël”, që mbas një dite të ngarkuar me shkollë dhe aktivitete, ata pranojnë të vijnë të mësojnë gjuhën shqipe. Ajo falenderoi edhe Kishën e Zojës Pajtore për ndihmën e saj në realizimin e këtyre aktiviteteve, sepse pa ndihmën e Kishës ato nuk realizohen dot.
Në vazhdim, drejteuesi i programit edukativ, Valentin Lumaj me ndihmën e mesueseve Joli Paparisto dhe Esmeralda Demiraj, dorëzuan me rradhë certifikatat e përfundimit të vitit shkollor. Nxenesit e vegjël dhe të rinjtë dolën me rradhë në skenëm shtrënguan duart me mësuesit e tyre dhe morën diplomat.
Çmimi nxënësja e vitit “Student Of The Year Award”, ju dha studentes model Angjelina Lucaj, ndërsa çmimi i yllit në ngritje, “Rising Star Award” ju dha vogëlushes së talentuar Aria Dosti.
Më pas mësueset e shkollës shqipe nderuan me çmime edhe studentë të tjerë për arritjet, sjelljen dhe aktivizimin e tyre.
Në vazhdim, skenën e pushtoi grupi i vajzave të reja të valles, të cilat vlerësuan me çmime sipas perzgjedhjes së tyre studentë të valles sipas tipareve dhe aftësive të secilit student.
Në mbyllje, z. Valentin Lumaj tha se këta fëmijë dhe të rinj me hijeshinë, gjallërinë, energjinë dhe vitalitetin e tyre kane gjallëruar jetën e Kishës dhe të komunitetit
Ai theksoi se vitin e ardhshën, programin e kulturës shqipe, do ta konsolidojmë me ide të reja, në menyrë që këtu të afrohen sa më shumë të rinj dhe fëmij shqiptarë, që të ruajme dhe tashëgojmë kulturën dhe gjuhën shqipe po ashtu të furnizojmë me gjak të ri Kishën e Zojës Pajtore, sepse këta fëmijë dhe të rinj janë e ardhmja e sigurtë e Kishës dhe e komunitetit shqiptar në Michigan.