Me moton “Totus Tuus” “I Tëri Yti”, mbeti në kujtesën e krishterimit si Papë, që iu kushtua i tëri Zojës së Bekuar;
Papë shtegtar, që shkeli në të katër anët e botës, për të çuar Lajmin e mirë të Ungjillit të Krishtit.
Por, a mund të tregohet me dy fjalë Papa, që solli për herë të parë në Kishë e në botë freskinë e rinisë, duke “shpikur” Ditët Botërore të Rinisë e të Familjes?
Ai mbetet Papa, që botoi Katekizmin e plotë të Kishës katolike dhe një mori enciklikash, nxitjesh apostolike e dokumentesh të tjera, që vijojnë të jenë gurë themeli në Kishë;
Papa, që reformoi në shumë drejtime Kishën;
Papa i ekumenizmit;
Papa i Jubileut të 2000 vjetorit të krishterimit, që i priu njerëzimit drejt shekullit XXI;
Papa, që diti të kërkojë falje edhe për mëkatet e Kishës e të kishtarëve;
Papa, që botoi një mori veprash me vlera të rralla kishtare e laike;
Papa Poet;
Papa, që dha kontribut themelor në shembjen e perdes së hekurt;
Papa, që vizitoi për herë të parë Shqipërinë më 25. 04. 1993 bashkë me Nënë Terezën, të cilën edhe e lumnoi;
Papa që u lartua në nderimet e elterit shumë shpejt pas vdekjes:
Më 1 maj 2011 u lumnua nga Papa Benedikti XVI; më 27 prill 2014, u shpall shenjt nga Papa Françesku. Pushon në paqe poshtë elterit të Shën Sebastianit, në Bazilikën e Vatikanit.
Festa liturgjike i kremtohet më 22 tetor.
Komentet