Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani priti në një takim 3 efektivët e policisë Beqir Sefa, Rifat Zeka e Shemë Mustafa, të cilët u rrëmbyen brenda territorit nga forcat speciale serbe dhe u mbajtën me pa të drejtë në paraburgim në Serbi për 12 ditë.
Kryetarja e shtetit falënderoi 3 efektivët dhe të gjithë Policinë e Kosovës për profesionalizimin e treguar dhe angazhimit për një ambient të sigurt në të gjithë territorin
“Policia e Kosovës është institucioni kyç për integritetin territorial dhe sovranitetin e vendit. Institucionet dhe qytetarët e Kosovës e njohim përkushtimin dhe sakrificën tuaj, por edhe të të gjitha grave dhe burrave në uniformë policore, të cilët e mbrojnë Republikën në çdo cep”, tha mes të tjerash Presidentja Osmani.
Të tre policët kanë falënderuar Presidenten Osmani për pritjen dhe shprehën përkushtimin për vazhdimin e angazhimit të tyre në funksion të sigurimit të një mjedisi paqësor dhe tërësisë territoriale të Kosovës.