voal.ch – U kremtua 50 vjetori i marrëdhënieve diplomatike Zvicër-Shqipëri me një konferencë të përbashkët të Ambasadës të Zvicrës në Tiranë me Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme.
Këto marrëdhënie u vendosën në kulmin e Luftës të Ftohtë kur Shqipëria ishte një sistem diktatorial dhe sapo kishte dalë nga Traktati i Varshavës. Marrëdhëniet u vendosën në korrik të 1970, por Ambasada e parë e Zvicrës në Tiranë dhe ajo e Shqipërisë në Bernë u hapën vetëm pas rrëzimit të diktaturës në vitin 1992.
Prej viteve ’90, Zvicra ka kontribuar me 330 milionë Franga në mbështetje të zhvillimit të demokracisë dhe ekonomisë shqiptare.
Konferenca e përbashkët u zhvillua përmes paraqitjes të kumtesave nga ekspertë zviceranë dhe shqiptarë.
Në videon përshëndetëse Ministri i Jashtëm i Zvicrës Ignazzio Cassis theksoi se Zvicra është e përkushtuar të vazhdojë të qëndrojë përkrah Shqipërisë në rrugën e saj drejt integrimit europian. “Unë ju bashkohem në festimin e këtij përvjetori dhe në reflektimin mbi lidhjet dhe marrëdhëniet midis dy vendeve tona. Le të vazhdojmë të ndërtojmë dhe të rrisim shkëmbimet tona në dobi të popullit shqiptar dhe atij zviceran”, tha Ministri Cassis.
Ambasadori zviceran në Shqipëri Adrian Maître tha midis të tjerave: “50 vjet më parë dy vendet tona firmosën për marrëdhënie formale diplomatike dy-palëshe. Në 50 vitet që pasuan, dy vendet tona kanë intensifikuar shkëmbimet, janë afruar, dhe bashkëpunojnë ngushtë”.
“Zvicër apo Afganistan”, ka pyetur Ismet Toto që në vitin 1936 për fatin që do të ketë Shqipëria, gjithmonë në udhëkryqe!
Komentet