Janë hapur zyrtarisht me një ceremoni madhështore Lojërat Olimpike të Rio De Zhanejros në Brazil. Ka qenë një spektakël gjigand, i transmetuar në qindra shtete të botës, ai që i ka dhënë startin Lojërave Olimpike.
Elementë tradicionalë të vendit pritës dhe një konceptim modern e shndërruan stadiumin “Marakana” në një skenë fantastike.
Deti, furtuna, anijet, imigrantët dhe skllevërit, ishin disa nga elementët e zgjedhur me mjeshtëri nga organizatorët për të dhënë në një farë mënyrë një histori të Brazilit dhe vetë njerëzimit.
Në fushën e “Marakana”-s, të përshtatur si skenë për ceremoninë e hapjes së Olimpiadës, spikati edhe një performancë e modeles braziliane, Zhizelë Bunshen. Mjaft emocionues ishte edhe mesazhi sensibilizues për të klimën dhe të ardhmen e globit.
Komentet