15 janar 1902 – Mosca, 3 qershor 1963
U BËNË NJËQIND VJET QË S’E KAM PARË
FYTYRËN E SAJ
U bën njëqind vjet që s’kam parë fytyrën e saj
që nuk e kam kaluar krahun
rreth mesit të saj
që s’jam ndalur në sytë e saj
që nuk kam vënë në dyshim
qartësinë e mendimit
që s’e kam prekur
ngrohtësinë e barkut të saj
ishim në të njëjtën degë bashkë
ishim mbi të njëjtën degë
të rënë nga e njëjta degë u ndamë
dhe mes nesh koha është njëqind vjeçe
njëqind vjeçe rruga
dhe njëqind vjeçe gjysmëerrësira
vrapoj pas teje.

Përktheu: Faslli Haliti
Komentet