Kampioni peshave të rënda në boks, Tyson Fury ka konfirmuar se është pensionuar nga boksi përmes një postimi në Twitter.
Së fundmi ishte raportuar se Fury ka rezultat pozitiv në testin e kokainës, transmeton Koha.net.
Ai ka thënë se boksi është gjëja më e trishtuar që ka marr pjesë, duke theksuar se është më i miri në botë dhe që pensionohet.
Ai dy herë ka anuluar rimeçin me Wladimir Klitschkon, me të cilin ishte dashur që të përballej më 29 tetor.

Komentet