Dëgjohet fluturimi i shkurtër dhe i kotë
i patave mbi tokat e ftohta.
Diku një këngë gaz dhe lotë
na zgjon kujtime shekullore.
Po hesht një fyell, tjetri nuk po duket.
Aleluja, vështrimi më mbushet me shpendë
dhe me erë,
jetës nuk i kam mbetur borxh asnjë mendim,
por borxh i mbeta krejt jetën time.
Me ca lëvizje të ndaluara shpesh herë
vështroj hapësirën e zhytur në ujë.
Nga gjethet e fshatit dalin
si nga një vatër biblike.
Aleluja, sot si asnjëherë
jam vëllau i lodhur
i qiellit të poshtëm
dhe i tymit që ka rënë në vatra.
(Përktheu Dionis Bubani)
Komentet