Ish-deputeti dhe anëtari i Komisionit të Rithemelimit të PD-së, Genc Pollo ka reaguar pas postimit të takimit të ambasadores Yuri Kim me Enkelejd Alibeaj.
Pollo shkruan në Facebook, se gjithkush mund të bëhet qesharak në mënyrën e tij.
‘Gjithkush mund të bëhet qesharak në mënyrën e vet. Kur don kështu!’, shkruan Genc Polloi në postimin e tij në rrjetin social Facebook.
Yuri Kim shkruante dje në Twitter, se kishte takuar ushtruesin e detyrës së kryetarit të PD-së, duke shkelmuar kështu një vendim gjykate që ka miratuar statutin e Kuvendit të 11 dhjetorit.

Komentet