Fillimisht një Falënderim dhe mirënjohje i takon përgjegjësit dhe organizatorit për TV–Syrin në Grenchen, në Kantonin e Soloturnit, Zotëriut Musli Saiti, lidhur me përgatitjen dhe trajtimin e temave të ndryshme për të shkuaren dhe të tashmen, përmes bashkëbisedimeve me bashkëbisedues dhe paraqitjen para shikuesve përmes programeve në TV.
Më 2022–02–12 në emisionin për Kulturë përmes bashkëbisedimit me bashkëbiseduesit e pranishëm në studio: Saim Tahiraj, Abas Fejzullahi, Agim Paçarizi, Hamëz Morina dhe gazetari i TV–Syrit zotëri Besim Laci u trajtua tem kryesore kushtuar LIBRIT si bazë dhe burim për dituri, arsim e kulturë.
FONDIN PËR BOTIMIN DHE PËRKTHIMIN E LIBRAVE TË VEÇANTA ME TË DHËNA E DËSHMI PËR KULTURË DHE HISTORI
Librat në foto janë ndihmuar për t’u botuar ose përkthyer disa tërsisht e disa pjesërisht sipas kërkesave dhe mundësive
Botimi dhe përkthimi i librave të veçanta me të dhëna e dëshmi për kulturë dhe histori nga Shoqata BISHZ–së Drejtimi për kulturë nga viti 2000–2021 me bashkëpunimin e ndërsjelltë dhe ndihmën edhe të SHBK ”Salih Çekaj” dhe SHBK “Nëna Terezë” në Zvicër, përmes anëtarësisë dhe përkrahësve tjerë vullnetar sipas kërkesave të parashtruara për ndihmë.
Për LIBRIN, si burim diturie, gjatë bashkëbisedimit me gazetarin e TV–Syri Besim Laci parashtrues i pyetjeve për bashkëbiseduesit e pranishëmi Abas Fejzullahi, Saim Tahiraj, Agim Paçarizi dhe Hamzë Morina, varsisht nga përmbajtja e temës dhe pyetjeve të parashtruara për secilin bashkëbisedues.
Secili bashkëbisedues sipas mendimit dha përgjegjet lidhur me përmbajtjen e pyetjeve rreth temave të trajtuara kushtuar kulturës në përgjithësi dhe librit në veçanti.
Abas Fejzullahi paraqiti të dhëna e dëshmi rreth shumës së ndihmave për botimin dhe përkthimin e librave sipas kërkesave të arritura në Shoqatën BISHZ–së, si dhe shqyrtimi e miratimi i tyre, nga komisioni i caktuar për këtë qëllim.
Në vijim pasqyra tabelare me të dhëna e dëshmi për punën e bërë në këtë drejtim në periudhën kohore prej 21 vitesh.
Saim Tahiraj, fillimisht falënderoi TV–Syrin për Ftesën dhe mundësin e dhënë që të paraqesim para shikuesëve të dhëna e dëshmi për punën e bërë për ndihmt e dhëna për botimin dhe përkthimin e librave të veçanta me të dhëna e dëshmi për kulturë e histori kombëtare dhe më gjërë, ku me ndihmën kryesisht të anëtarësisë po edhe përkrahësve tjerë vullnetarë, me ndihmën dhe bashkëpunimin e ndërsjelltë të SHBK” Sali Çekaj” dhe SHBK” Nëna Terezë” në Zvicër.
Një shtëpi pa libra është si një dhomë pa dritare. (Horace Mann) & Një dhomë pa libra është si një trup pa shpirt. (Ciceroni)
FONDIT PËR BOTIMIN DHE PËRKTHIMIN E LIBRAVE TË VEÇANTA ME TË DHËNA E DËSHMI PËR KULTURË DHE HISTORI
Disa të dhëna e dëshmi nga BISHZ–së, Drejtimi për kulturë lidhur me shpenzimet për të ndihmuar botimin e përkthimin e librave dhe Revistave sipas kërkesave të arrituar në Shqatë prej vitit 2000–2021 nga anëtarësia e shoqatës dhe ndihmat e kurbetçarëve kryesisht në Zvicër dhe jashtë Zvicrës si dhe nga bashkëpunimi e ndihma e ndërsjelltë me shoqatat tjera bamirëse si: SHKB “Sali Çekaj“ në Zvicër dhe SHBK “Nëna Terezë“ në Zvicër.
Saimi paraqiti të dhëna lidhur me iden për formimin e Fondit :
Pikërisht në një emision të TV–Syrit me drejtuesin e nderuar Musli Saiti, gjatë vitit 2020 propozova të themelohet një Fond i veçantë për botimin dhe përkthimin e librave siç e përmenda më sipër, pasi që Shoqata BISHZ–së ka edhe drejtimin e Kulturës dhe përvojë shumëvjeçare në këtë drejtim.
Saimi paraqiti të dhëna lidhur me iden për formimin e Fondit :
Pikërisht në një emision të TV–Syrit me drejtuesin e nderuar Musli Saiti, gjatë vitit 2020 propozova të themelohet një Fond i veçantë për botimin dhe përkthimin e librave siç e përmenda më sipër, pasi që Shoqata BISHZ–së ka drejtimin e Kulturës dhe përvojë shumëvjeçare në këtë drejtim.
Përmes këtij Fondi të themeluar në vjeshtën e vitit 2020 është bërë një punë e madhe në këtë drejtim përmes organizimit dhe mirëkuptimit të ndërsjelltë e të gjithë atyre që na kanë ndihmuar dhe na ndihmojnë në vazhdimsi kryesisht veprimtarë e dashamirë të librit e kulturës.
Tregoi raste prekëse kur autorët e librave për shkak të gjendjes së rëndë materiale për të ta botuar dhe ofruar lexuesëve librin e përgatitur i është dashur për ta shitur banesën për të botuar
veprat të kësaj natyre.
Në fund, Saimi ju drejtua bashkëatdhetarëve kudo edhe shikuesëve e në veçanti dashamirëve të librit dashamirë të librit me këtë :
THIRRJE
Që të përkrahet Fondi për botimin dhe përkthimin e librave të veçanta me të dhëna e dëshmi për kulturë dhe histori, nga të gjithë ata që kanë mundësi për të ndihmuar dhe ata që kanë e janë pronarë, drejtues e përgjegjës të ndërmarrjeve dhe firmave të ndryshme fitimpruese kudo që janë e që drejtkuptojnë thirrjen dhe shprehin gatishmërinë për të ndihmuar përmes llogarisë së Shoqatës BISHZ që është e shënuar në Formularin për anëtarësim dhe ndihmë me të gjitha të dhënat dhe udhëzimet për anëtarësim, ndihmë dhe tëdhëna e udhëzime tjera shtesë që
gjinden në Formular.
Një shtëpi pa libra është si një dhomë pa dritare. (Horace Mann) & Një dhomë pa libra është si një trup pa shpirt. (Ciceroni)
ANËTARËSIMI PËR KRIJIMIN E FONDIT PËR BOTIMIN DHE PËRKTHIMIN E
LIBRAVE TË VEÇANTA ME TË DHËNA E DËSHMI PËR KULTURË DHE HISTORI
Shënim plotësues:
Secili anëtarë përveç anëtarësisë vjetore në shumën prej 120 Frs ose Eu, mund ta ndihmon fondin sipas mundësive dhe vullnetit me ndimë shtesë për botimin a përkthimin e librave të veçanta me të dhëna e dëshmi për kulturë e histori.
Secili anëtarë që ka kryer pagesën e anëtarësisë vjetore në rregull dhe në afatin e përcaktuar kohor apo edhe ka ndihmuar fondin me ndihmë të veçantë, me rastin e botimit të ndonjë libri apo përkthimit në gjuhën shqipe apo në gjuhët tjera, pas botimit do të merr një libër.
Me këtë formular i nënshkruari pranon anëtarësimin në BISHZ*VAIS*UIAS dhe merr përsipër pagesën e anëtarësisë vjetore në afatin e përcaktuar sipas Statutit të BISHZ–së, më së voni deri me datën 10 qershor të vitit kalendarik.
Fletëpagesa origjinale si foto që mund të kopijohet e rritet për tu pa, është nënë foton e Sami Frashërit, sipas kërkesës mund të ju përcjellet origjinali përmes postës nga ana e Shoqatës.
Nënshkrimi i anëtarit–es
Emri mbiemri & Adresa e anëtarit–es
Një vështrim të shkurtër për librin e autorit Agim Paçarizi, mësimdhënës veteran, studiues dhe hulumtues shkencor me mjaftë përpikëri që dëshmohet me librin e shkruar : “Shkolla Shqipe në
Gjenevë”– Monografi paraqitur nga Abas Fejzullahi.
Një libër dhuratë e çmuar për lexuesit e botuar tani më, me të dhënat e paraqitura me shumë kujdes në monografi, të cilën ata së shpejti do ta kenë në duar, do të kenë përpara një botë plot të
dhëna e fakte të cilat dëshmojnë punën e tij shumë pedante e serioze (në mënyrë të qetë si është edhe vetë), duke filluar me bashkëpunimin me prindër, nxënës, mësimdhënëse e mësimdhënës e deri te ai me të gjitha institucionet përgjegjëse zvicerane si dhe ato të atdheut; përfaqësitë diplomatike– konsullare nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, shoqatat e ndryshme të
bashkatdhetarëve etj.
Dhe, në fund do të thosha se ky libër duhet lexuar me syrin në mendje, sepse është e njohur që ata që lexojnë me mendjen në sy e shohin vetëm pamjen e jashtme, kurse ata që lexojnë me syrin në mendje e shohin realitetin. Falënderim e mirënjohje Agimit për këtë dhuratë të çmuar për punën dhe përpjekjet në vazhdimësi të LAPSH–së “Naim Frashëri” në Gjenevë.
Hamzë Morina, mësuesi në pension veteran i arsimit dha një pasqyrë kronologjike lidhur me shkolln shqipe të mësimit plotësues në Zvicër nga përvoja e tij si mësimdhënës dhe si ish Kryetar i LAPSH” Naim Frashëri” në Zvicër për kohën që ai ishte drejtues e përgjegjës i përmendi vështërsit dhe ballafaqimet si ato organizative dhe bashkëpunimin me institucionet vendore dhe me ministritë përkatëse dhe përgjegjëse në Kosovë e Shqipëri.
Përmendi shumë ballafaqime dhe vështërsi gjatë punës tue përfshi në hollësi punën në Kantonin e Aargaut në Zvicër ku ka qenë edhe vet mësimdhënës dhe në Monografinë e tij të botuar në vitin 2019, “ Mësimi Shqip në Kantoni e Aargaut paraqet në hollësi të dhëna e dëshmi punën në LAPSH në vazhdimsi. Rolin dhe rëndësin e bashkëpunimit në trekëndëshin mësues, nxënës, prindër.
Foli për rëndësin e madhe të librit për të gjithë brezat, sepse Libri si burim diturie ofron mundësit e ngritjes së vetdijes dhe aftësive profesionale e njerëzore. Përmendi rëndësin e librave të botuara deri më tani kushtuar veprimtarisë 30 Vjeçare të LAPSH”Naim Frashëri” në Zvicër përfshir edhe Monografin e autorit Agim Paçarizi dhe librat e monografit tjera të më hershme.
Për fund ish kryetari i LAPSH për Zvicër mësuesi Hamëz Morina përmendi se kohëve të fundit është futur huti tek disa, rreth asaj se kush organizon mësimin plotësues të gjuhës shqipe në Zvicër!? Duhet ta dijnë të gjithë se që nga bashkimi i LASH dhe LPSH në LAPSH–së (viti 1995) nga autoriteti shtetëror përkatës konfederal, i njohur si CDIP (Konferenca Zvicerane e Drejtorëve Kantonalë të Edukimit Publik) LAPSH–së iu njoh statusi i bartësit të mësimit plotësues të gjuhës shqipe në Zvicër dhe është i vetmi subjekt që është legjitim për këte, pra, kushdo që provon të përqaj LAPSH në Zvicër është kundër gjithë vlerave kombëtare shqiptare.
Agim Paçarizi, mësimdhënës në pension, veteran i arsimit gjatë bashkëbisedimit rreth temave të trajtuara u përçëndrua kryesisht në:
Nisur nga fakti që historia e vërtetë shkruhet bazuar në dokumente të shkruara në kohë e vende të caktuara, dhe duke e ditur rëndësin e tyre për brezat që vijnë, me qëllimin më të mirë që
t’i kenë në letër dhe të kuptojnë rrugëtimin e vështirë të të gjithë arsimdashësve, sidomos të atyre që fati e deshi të jenë larg Atdheut (edhe vetë isha njëri nga ata; i burgosur, i larguar nga puna e shumë herë i maltretuar), i hyra punës së shkrimit të kësaj monografie dhe atë sa më drejt e realisht e duke bërë përpjekje që të mos harrohet askush që ka sakrifikuar sadopak për mbarëvajtjen e Shkollës Shqipe në kantonine Gjenevës.
Ndërsa, të flasësh për punën e mësimdhënësëve me fëmijët tanë që rritën në një rreth ku në kohën më të madhe flitet gjuha e vendit dhe për rëndësin që tek këta fëmijë ka ruajtja e gjuhës dhe kulturës shqipe duke ruajtur lidhjen me atdheun nuk do koment.
Libri Shkolla Shqipe në Gjenevë kap një periudhë kohore që nga fillet e përpjekjeve të para të organizimit të shqiptarëve të Gjenevës për Shkollën Shqipe e deri në ditët aktuale, pothuajse mbi 30 vjet veprimtari.
Në librin tim kam paraqitur punën e të gjithë atyre aktivistëve dhe arsimdashësëve që në një formë apo tjetër ndihmuan në mbarëvajtjën e Shkollës Shqipe në Gjenevë. Falë një artikulimi e organizimi me qëllime konkrete e të realizueshme, LAPSH–ja e Gjenevës arriti të ndërtojë modalitetin e bashkëpunimit me përfitime konkrete e të qëndrueshme për Shkollën Shqipe me institucionet shtetërore të Gjenevës, duke u bërë ndër shembujt më të mirë në diasporën shqiptare. Në libër i gjeni dëshmitë për mbështetje buxhetore nga autoritete vendase që e kalojnë edhe shumën milionshe, fal punës së paloshme të kryesisë së LAPSH–së që në vija të trasha jam mundua të përshkruaj të gjitha rezultatet konkrete dhe komunikimin pothuaj të përditshme me qarqe e autoritete deri në nivel ministrash për mirëbesimin e ndërtuar. Ne në Gjenevë patëm dhe kemi fatin që edhe shteti të na ndihmojë me programe të ndryshme në ruajtjen e gjuhës dhe të kulturës së prejardhjes, andaj i jemi mirënjohës.
Libri im mund të gjendet tek LAPSH, Këshilli Kantonal i Gjenevës e që do të bëj edhe promovimin. Të gjitha të hyrat nga libri i kam dhurua LAPSH–së në Gjenevë.
Komentet