Voal sjell për lexuesit një reportazh aktual për mafien shqiptare të kanabisit që e dha mbrëmë televizioni gjerman ARD, marrë nga Arte.
Në reportazh tregohet se si “kultivimi dhe kontrabanda e kanabisit është një biznes miliarda dollarësh për mafien shqiptare. Vendi buzë Adriatikut është kthyer një nga prodhuesit më të mëdhenj botëror të drogës në vitet e fundit – favorizuar nga korrupsioni, drejtësia e dobët dhe varfëria e përhapur. “Re:”, reportazhi i televizionit gjerman ARD tregon luftën e rrezikshme kundër mafias së kanabisit.
Në qendër është policia italiane – Guardi di Finanza në betejën kundër kanabisit që vjen nga Shqipëria.
Vetëm në muajt e parë të vitit 2017 policia italiane ka kapur 20 ton kanabis sa gjithë viti 2016. Guardia di Finanza me mjete të specializuara lufton krimin dhe trafikun e drogës që vjen nga brigjet e Shqipërisë, ku mbretëron varfëria, ndërkohë mafia e kanabisit ka investuar miliarda nga krimi i organizuar. Policia italiane thotë puna e tyre është e vështirë barkat e tyre janë shumë të shpejta për të arritur objektivin e tyre në luftën kundër kriminelëve që vijnë nga shteti përballë Italisë. Policia italiane, Guardia di Finanza e ka qendrën në Bari nga ku nis operacionet e saj në jug të Adriatikut me shumë profesionalizëm dhe plot sakrifica.
Ndërkohë kryeministri i Shqipërisë Edi Rama premton që këtë vit do të mbarojë lufta kundër kanabisit, kryeministri krenohet me Lazaratin, ndërkohë që këtë vit trafiku ka kaluar shifra katastrofike.
Tani droga është kthyer në pengesë për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.
Shteti u ndesh me mafien në vitin 2014 në Lazarat. Edi Rama thotë se bosët e drogës u burgosën. Për 5 ditë janë ndaluar 70 tonelata kanabis.
Por papunësia e madhe i bën njerëzit të kthehen në viktima për të mbijetuar duke mbjellë kanabis për bosët e mafias.
Mediat kanë manipuluar me Lazaratin si i vetmi vend ku mbillej kanabis, në fakt gjithë Shqipëria lulëzon nga kanabis. Kryeministri Rama insiston se qeveria e tij ka ndërhyrë me reforma.
Reportazhi ka vendosur në qendër të vemendjes edhe ish ofiderin e antidrogës Dritan Zagani, i cili ka fituar mbrojtjen e shtetit zviceran, paçka se shteti shqiptar ka insistuar që ta kthejë në Shqipëri si “most wanted”. Dritan Zagani tregon se si policia shqiptare e ka bastisur dhe meqë familja e tij ishte në rrezik, ai është detyruar të largohet nga vendi i tij.
Në reportazh Dritani Zagani flet se si në një fshat të Lushnjes aterronin avionë të vegjël që trafikonin drogë. Ai e kishte pasur këtë dyshim dhe kishte lajmëruar shefin e tij e bashkë me të kishin shkuar dhe e kishin vërtetuar se aty ishte ngritur disa herë një avion i vogël. Ky avion pastaj u kap nga policia italiane në Torino. Dritan Zagani tregon po ashtu se policia shqiptare e kërkon me akuzën për shfrytëzim detyre sepse ai ka bashkëpunuar me policinë italaane për të kapur kriminelët mafiozë të trafikur të drogës.
Gazetarët e reportazhit kanë intervistuar një fëmijë në Shqipëri që tregon se si familja e tyre kanë mbjellë 100 rrënjë kanabis nga të cilat shpreson të dalin 100 kg marijuanë për të fituar 4000 Euro sepse nëna e tyre është e sëmurë dhe ata janë pa punë, pa ndihmë dhe pa asnjë mbështetje financiare.
Droga e mafies në Shqipëri me qindra tonelata bën miliarda Euro fitime.
Në reportazh është intervistuar edhe ish-ministri i brëndshëm Dritan Demiraj, i cili tregon se është në luftë kundër drogës me të cilën lidhet jo vetëm imazhi i vendit të tij por sepse paret e mafies përdoren për të paguar terrorizmin.
Reportazhi tregon se si familjet në zonat rurale jetojnë në kushte shumë të vështira, pa punë, pa kujdes mjekësor, pa rrugë e pa asgjë. Prandaj mbetet vetëm kanabisi shpresë për jetë.
Policia shqiptare premton ofensivë kundër kanabisit sipas standarteve të Europës, ndërsa policia italiane Guardi di Finanza vazhdon të mbajnë në vëzhgim Adriatikun nga ku vazhdon e trafikohet drogë dhe qënien njerëzore.

Se pari duhen arrestuar Edi Rama, Ilir Meta, Lulzim Basha ,Sali Berisha,Adriatik Llalla pastaj do ta verifikoni si zhduket droga!Keta jane mafiozat e vertet te droges!