Deputeti i Partisë Demokratrike, Agron Shehaj ka deklaruar se Aeroporti i Vlorës nuk do të bëhet dhe se kompania “Air Albania”, është zhdukur.
I ftuar në emisionin “Zonë e lirë” të Arjan Çanit, mbrëmjen e djeshme deputeti Shehaj tha se kompania turke, është tërhequr nga ky projekt.
“Aeroporti i Vlorës nuk bëhet ashtu siç e kishin menduar ata. Di që turqit jan tërhequr dhe ky është lajm.”-tha Shehaj.
Më tej, i pyetur nga gazetari Çani nëse është e sigurtë kjo që deklaroi, deputeti u përgjigj “E kam të sigurtë, por nuk kam prova. E kam si dëshmi nga dikush. As aeroporti as kompania ajrore “Air Albania” nuk do të bëhen. Kompania “Air Albania” është zhdukur, s’ka më. Ka kohë që ka ikur.”
A u gezofe o antipopull kete deshire ke pasur o italjan Vlore ste vjen turp.
Edhe nese keshtu gjera qe ndodhin dhe terhiqen ne cdo vende te botes firma.
Jo Agim na vjen shume keq. Por kjo tregon mos seriozitetin e qeverise.
Jo Agim na vjen shume keq. Por kjo tregon mos seriozitetin e qeverise.
Turqia i vetmi vend MIK dhe Aleat i shqiptareve.
Kur ta kuptojne maskarenjte kete do jete shume vone.