Pas 25 vjetësh nga 22 marsi 1992, presidenti i vendit tim guxon të baltosë publicistin disident, antikomunistin Visar Zhiti.
I përkasin të dy këtij vendi, në kohë dhe mënyra të ndryshme.
Kanë një moshë, por jo një mentalitet.
Presidenti vjen nga shkollat ushtarake që ruanin dhe mbronin komunizmin, Zhiti nga burgjet, ku dergjeshin ata që e luftuan komunzimin.
A e meritojnë shqiptarët të kenë President, në ditët e sotmë, këtë njeri?
25 vjet pasi shqiptarët patën zgjedhje të lira, për të cilat luftoi Zhiti, jo Nishani.
Çfarë turpi! Çfarë degradimi, çfarë presidenti!
Nëse do të jetonte z. Pjetër Arbnori, do t’ju thoshte turp dhe qofshi mallkuar, Z. President!
—
*Më 28 maj 1996, gazetari Bardhok Lala u rrëmbye, u rrah barbarisht dhe trupin e zhveshur e hodhën në Liqenin Artificial, duke e menduar të vdekur.
Komentet