VOAL

VOAL

Turp e faqja e zezë! Me shume se 30 orë pa drita, pa uje … Nga Etrita Ibrahimi

October 5, 2020

Komentet

SHBA trajnon ushtarë për t’i nisur drejt Kosovës: Siguria dhe stabiliteti i rajonit janë të një rëndësie strategjike

Faqja e përfaqësisë së Ushtrisë së SHBA-së në NATO ka publikuar një njoftim për ushtarët-qytetarë amerikanë të cilët do të marrin rrugën për të shërbyer në Kosovë, shkruan Gazeta Express.

Anëtarë të Gardës Kombëtare të Idahos do t’i bashkohen misionit të KFOR-it në Kosovë dhe para se t’i bashkohen misionit të NATO-s në Kosovë për një vit, ata do të trajnohen në Teksas.

Në njoftimin për ushtarët amerikanë që do t’i bashkohen KFOR-it, misioni i SHBA-së në NATO ka theksuar se siguria dhe stabiliteti i Kosovës dhe rajonit janë të një rëndësie strategjike për NATO-n.

“Siguria dhe stabiliteti i Kosovës dhe i rajonit të Ballkanit Perëndimor janë të një rëndësie strategjike për Aleancën”, ka shkruar Misioni i SHBA-së në NATO.

Për këtë ka reaguar edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, duke thënë se njerëzit e Kosovës iu urojnë mirëseardhje ushtarëve amerikanë me zemra të hapura.

“Ne jemi falënderues për shërbimin dhe përkrahjen e çdo amerikani që shërben në vendin tonë dhe përkrah nesh”, ka shkruar Osmani./GazetaExpress/

Të gjithë e njohin si qyteti i dashurisë por sondazhi i fundit e rrëzon Parisin nga “froni”, ja kush e zëvendëson!

Parisi nuk është qyteti i dashurisë, të paktën kështu thotë se sondazh i fundit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

parisi

Mbi 2 mijë amerikanë janë pyetur për destinacionin më romantik dhe shumica prej tyre (34%) janë përgjigjur për Maui në Hawaii.

Por pavarësisht kësaj, ka ende shumë persona, rreth 33 % e të anketuarve që janë të mendimit se Parisi i ofron intimitetin që ata duan.

Rezultatet e anketës treguan gjithashtu se të preferuar janë edhe destinacionet piktoreske si Roma me 29 % apo Santorini me 11 %.

Të tjerët shikojnë vendet bregdetare dhe si Kankun, Meksikë (19%), Kosta Rika (13%) dhe Ishujt e Virgjër Britanikë (12%).

DESTINACIONET MË ROMANTIKE PËR TË VIZITUAR ME PARTNERIN/EN

  1. Maui, Hawaii – 34%
  2. Paris, Francë – 33%
  3. Romë, Itali – 29%
  4. Venecia, Itali – 27%
  5. Kankun, Meksikë – 19%
  6. Toskana, Itali – 16%
  7. Kosta Rika – 13%

Monitor: Turizmi, suksesi zhgënjyes i verës

Shqipëria, e kthyer në një destinacion viral gjatë vitit 2023, ka arritur të tërheqë pranë vetes edhe më 2024 një numër të konsiderueshëm turistësh që sidomos në periudhën janar-maj krijoi idenë se vera do të ishte një sukses i padiskutuar.

Por duket se pritshmëria dhe realiteti nuk arritën të materializoheshin plotësisht, duke krijuar një efekt disi zhgënjyes për sezonin veror ku muajt qershor, korrik dhe më pak gushti kanë shfaqur luhatjet e tyre.

Në terma të flukseve turistike, shifrat zyrtare raportojnë se kemi më shumë turistë, në terma të konsumit dhe qarkullimit të përgjithshëm, trendi është i kundërt, të paktën nga ajo që thonë strukturat akomoduese dhe bar-restorantet.

Për korrikun, shifrat zyrtare tregonin se hyrjet e shtetasve të huaj ishin me rritje vetëm 2.7%, teksa të gjithë muajt paraardhës ishin me rritje dyshifrore me një rekord të shkurtit kur rritja ishte 55.35% në raport me shkurtin 2023.

Kjo konfirmonte pak a shumë shqetësimin e bizneseve turistike se gjatë qershorit dhe deri në mes të korrikut, numri i rezervimeve ishte më i ulët se një vit më parë.

Në total, në vendin tonë, deri në fund të korrikut hynë 6.36 milionë shtetas të huaj, por edhe pse kjo shifër ishte 23% më e lartë se 7-mujori i një viti më parë, konsumi në shërbime turistike mbeti i vakët.

Kjo sipas operatorëve turistikë ka të bëjë së pari me faktin se marketimi gjerësisht si një destinacion i lirë ndryshoi tipologjinë e turistit që po na viziton dhe për rrjedhojë, edhe tendencën e tyre në shpenzime.

Së dyti, rritja e çmimeve në disa raste me dyfishim të tyre në disa rajone, solli hezitimin e një grupi të konsiderueshëm (kryesisht italianë mes të cilëve pati anulime). Së treti kishte një prani më të ulët të shqiptarëve të Kosovës.

Edhe pse në shifrat e raportuara, ky grup rezulton me rritje mbi 22% deri në maj, në fakt sipas strukturave akomoduese në zonën e Durrësit, Golemit, Velipojës e Shëngjinit, prania e tyre ka qenë ka qenë më e ulët.

Diçka e tillë pritej pas liberalizimit të vizave për Kosovën në fillim të këtij viti, por një efekt frenues mund ta ketë dhënë edhe perceptimi se Shqipëria u bë e papërballueshme në verë.

Mes gjithë ngjyrave që shfaqi ky sezon veror, ajo që u vu re ishin disa pësime dhe mësime/reagime të shpejta siç ishin çmimet, të cilat u korrigjuan në fillim të korrikut dhe që do të mundësojnë që edhe ky vit të mbyllet pozitivisht edhe pse jo aty ku synohej.

Kontributin kryesor në korrigjimin e gabimeve të verës pritet që ta bëjë vjeshta, me turet kulturore që sipas operatorëve turistikë do të jenë në nivele të kënaqshme.

Image

Saranda dhe Ksamili, sezon më të dobët se 2023, më shumë turistë, por kursimtarë

Në fund të kësaj vere është më e lehtë të bësh një bilanc për tre muajt kryesorë të saj dhe sipas operatorëve turistikë, Saranda dhe Ksamili patën një sezon më të dobët se viti 2023.

Arben Çipa, administrator i Sipa Tours dhe njëkohësisht pjesë e Shoqatës së Hotelierëve në Sarandë, pohon se numri i turistëve është më i lartë, por tipologjia e tyre, ku kemi të bëjmë me turistë kursimtarë ka sjellë më pak të ardhura te bizneset.

“Është një sezon më i keq se viti i kaluar. Ka më shumë turistë, por ka më pak të ardhura, sepse ka ndryshuar tipologjia e turistit. Nga një destinacion për familjarë, ku dominonte mosha e mesme dhe e tretë, e gjetëm veten me një turist të ri, që nuk preferon të shpenzojë, por të eksplorojë me sa më pak para.

Ndryshimi i kësaj tipologjie klientele, solli si efekt zinxhir që në fillim, konsum më të ulët, të ardhura më të pakta, tension të shtuar për përshtatje, por edhe zhurmë. Ksamili, e për rrjedhojë edhe Saranda, u bënë në pak kohë destinacione të reja, të promovuara botërisht dhe morën vëmendje të madhe.

Precedentët kanë treguar se në një destinacion turistik që është identifikuar si i ri, në rast se prevalon deri në masën 70% mosha e re si klientelë dhe kjo zgjat deri në 5 vjet e pandryshueshme, ky destinacion rrezikon të dështojë”, – pohon z. Çipa.

Sipas tij, në muajin gusht vihet re një ndryshim i lehtë në klientelë, në Sarandë dhe Ksamil, ku tashmë përveç të rinjve kishte një numër të shtuar të moshës së mesme.

“Ne kemi si të dhëna të krahasueshme ato të Portit të Sarandës dhe hyrjet janë në rritje, në periudha të caktuara apo ditë të caktuara kishte edhe 10-15% më shumë se vjet.

Janë kryesisht perëndimorë, italianë, francezë por edhe më gjerë. Ka një numër të lartë kombësish dhe tashmë e kemi kaluar atë fazën kur na bie në sy, pasi multietniciteti po bëhet normalitet.

Gushti plotësoi disa boshllëqe, sepse erdhi mosha e mesme, pra familjet, që munguan në qershor dhe një pjesë të korrikut. Ky grup ka një sjellje tjetër në shpenzime. Një lloj efekti, e pati edhe korrigjimi që u bë në muajin korrik me çmimet”, – shprehet z. Çipa.

Sipas tij, tregu mund të rregullojë veten në bazë të kërkesë-ofertës, por rritja e menjëhershme e çmimeve, në fillim të sezonit dha efekt befasues te turisti dhe jo pozitiv. Si një destinacion që promovohet i lirë por në fakt nuk rezulton i tillë, turisti ka tendencë t’i japë zë kësaj duke shpërndarë ndikimin.

Gjithsesi, sipas tij, Shqipëria në tërësi vijon të mbetet konkurruese dhe më ekonomike në raport me të tjerët, nëse krahasojmë cilësinë apo gastronominë që ofrojmë, “që është absolutisht në nivele të larta”.

Niveli i shërbimit, sipas tij, është ende në evoluim në aspektin pozitiv, por mungesa e profesionalizmit mbetet e dukshme.

Një tjetër debat që ka ndjekur këtë sezon në gjithë vendin ka qenë ai për plazhet publike dhe praninë e shtuar të shezlloneve. Saranda dhe Ksamili ofrojnë mundësinë e plazhit publik, por parcelat për këtë janë mjaft të kufizuara.

“Saranda ka plazh publik, por jo në hapësira të konsiderueshme për të përballuar numër të lartë turistësh. Këto hapësira plotësojnë kërkesën e vendalinjve dhe të akomodimeve që janë afër me to, por nuk ka plazhe publike të shfytëzueshëm në çdo kënd të qytetit. Pra, hapësirat që janë lënë, nuk janë zgjidhje, por sajim”– pohon z. Çipa.

Por cilat janë në fakt sfidat apo masat që duhet të merren në vijim?

“Në aspektin turistik duhet të nisë buzëqeshja, s’ka ka ardhur ende. Turistët na kanë ardhur dhe po kështu edhe të ardhurat, por buzëqeshja ende jo.

Kjo ndoshta është e para. Së dyti duhet të merren masa për anarkinë e shërbimeve turistike me individë që dalin në rrugë e bëjnë biznes pa emër, pa NIPT, kur duan dhe si duan, pasi kjo prish cilësinë, por edhe dëmton konkurrencën”, – shprehet ai.

Lidhur me muajt në vijim, ai mendon se shtatori do të jetë një muaj i mirë për Sarandën dhe Ksamilin pasi përgjithësisht frekuentohet nga mosha e mesme dhe e tretë, pasi edhe temperaturat bien dhe çmimet janë më ekonomike.

“Do të kemi një shtator stabël, si çdo vit, por në vijim mendoj se Saranda duhet të kthehet tek ajo që di të bëjë më mirë, që është turizmi familjar.

Edhe Ksamili po ashtu. Kjo nuk do të thotë që nuk duhet të kemi rini si klientelë, ajo duhet të jetë patjetër, por duhet orientuar në zona të caktuara ku ndihen mirë.

Ne si rajon duhet të riformatojmë ofertën, duke e përshtatur atë për të gjithë kategoritë duke na mundësuar kështu qëndrueshmëri më të lartë.

Image

Ngadalësohet turizmi në korrik, numri i të huajve u rrit me vetëm 2.7%%

Pas muajve të tërë me rritje dyshifrore, turizmi në muajin korrik u rrit me vetëm 2.7%, duke dhënë shenja të qarta ngadalësimi dhe duke konfirmuar situatën që operatorët turistikë dhe strukturat akomoduese raportonin në pjesën e parë të këtij muaji.

Të dhënat zyrtare të publikuara nga Instituti i Statistikave mbi lëvizjen e shtetasve tregojnë se në korrik hynë 1.81 milionë të huaj, duke e çuar totalin e hyrjeve të këtij grupi në 7 muajt e parë të vitit në 6.36 milionë, me rritje 23.2% në raport me 7-mujorin e një viti më parë.

“Gjatë muajit korrik 2024, rezultojnë të kenë hyrë në territorin e Republikës së Shqipërisë 2.624.207 shtetas shqiptarë dhe të huaj.

Ky tregues ka shënuar rritje me 2,7%, krahasuar me korrik 2023. 2.350.448 shtetas shqiptarë dhe të huaj rezultojnë të kenë dalë nga territori i Republikës së Shqipërisë, duke shënuar rritje me 10,2%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në korrik 2024, numri i shtetasve shqiptarë që kanë hyrë në territorin shqiptar është 805.829, me rritje 2,8%, krahasuar me korrik 2023.

Numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është 1.818.378. Ky numër është rritur me 2,7%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023” thuhet në publikimin e INSTAT.

Në fund të qershorit dhe në pjesën e parë të korrikut strukturat akomoduese në bregdet dhanë shenja të qarta pesimizmi për rezervimet, të cilat ishin më të ulëta se pritshmëritë, teksa efekti zinxhir që dha rritja e çmimeve në disa rajone shkaktoi anulime masive kryesisht të italianëve.

Strukturat kanë konfirmuar një prani më të ulët të shtetasve të Kosovës në zonën e Golemit por edhe në Jug të vendit, dhe disi më e pranishme në Shëngjin dhe Velipojë, dy tregje me çmime më ekonomike dhe të frekuentuara tradicionalisht prej tyre.

Ecuria më e mirë e turizmit, sipas operatorëve turistikë nisi të regjistrohej në pjesën e dytë të korrikut, teksa korrigjimi i çmimeve në një pjesë të strukturave dhe bregdetit ndikoi pozitivisht gushtin, i cili ka pasur prani relativisht më të mirë turistike sesa korriku, sipas tur-operatorëve.

Sipas tyre, këtë ngadalësim të sezonit veror pritet ta kompensojë vjeshta, e cila gjithashtu duket se do të ketë ecuri më të mirë se viti i shkuar, si efekt i rezervimeve paraprake.

“Në korrik 2024, 95% e hyrjeve të shtetasve të huaj në Shqipëri janë nga rajoni i Europës. Europa Jugore zë 71% të hyrjeve të shtetasve të huaj nga Kontinenti Europian, ndjekur nga Europa Qendrore/Lindore me 10%

Qëllimi i hyrjes në territorin shqiptar i shtetasve të huaj, në 99% të rasteve është për qëllime personale, ku dominojnë hyrjet për pushime, vizitë te të afërm, etj.

Në korrik 2024, ky tregues ka shënuar rritje me 3,7%, krahasuar me korrik 2023. Rritje të ndjeshme në muajin korrik kanë pasur edhe hyrjet e shtetasve të huaj për qëllime biznesi dhe profesionale, me 50,9%” vlerëson INSTAT.

“Në muajin korrik 2024, 704.699 shtetas shqiptarë numërohen të kenë dalë nga territori i Shqipërisë, duke shënuar rritje me 1,7%, krahasuar me korrik 2023.

Daljet e shtetasve të huaj nga territori i Shqipërisë gjatë muajit korrik 2024 janë 1.645.749. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ky tregues është rritur me 14,3%” nënvizon publikimi.

Të huajt në hotele u rritën me 53.1%, pas Kosovës, italianët dhe polakët

Strukturat akomoduese në vend konfirmuan rritje të numrit të vizitorëve të huaj, por edhe rezidentëve gjatë qershorit.

Të dhënat zyrtare të publikuara nga INSTAT tregojnë edhe për një rritje të përgjithshme të net-qëndrimeve, duke sjellë në vëmendje se deri në muajin e 6 të vitit, lulëzimi i sektorit të turizmit ishte në ditë të mira.

“Në muajin qershor 2024, treguesit e shfrytëzimit të kapaciteteve të strukturave akomoduese, paraqiten si më poshtë:

Numri i vizitorëve gjithsej është rritur me 40,1%, në krahasim me qershor 2023. Të njëjtën ecuri ndjekin edhe dy treguesit e mëposhtëm: numri i vizitorëve rezidentë është rritur me 18,4%; numri i vizitorëve jorezidentë është rritur me 49,9%.

Numri i net-qëndrimeve gjithsej është rritur me 27,1%, në krahasim me qershor 2023.

Të njëjtën ecuri ndjekin edhe dy treguesit e mëposhtëm: numri i net-qëndrimeve nga rezidentët është rritur me 5,9%; numri i net-qëndrimeve nga jorezidentët është rritur me 35,5%”, thuhet në publikimin e INSTAT.

Image

Vizitorët

INSTAT vlerëson se gjatë muajit qershor 2024, është shënuar rritje e numrit të vizitorëve gjithsej me 40,1%, krahasuar me qershor 2023.

“Numri i vizitorëve jorezidentë, të cilët janë akomoduar në Rajonin Qendër ka shënuar rritje me 43,7%.

Në zonat bregdetare ky tregues është rritur me 51,4%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm. Numri i vizitorëve jorezidentë në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” ka shënuar rritje me 53,1%”, thuhet në publikim.

Por cilat janë në fakt shtetësitë e të huajve të akomoduar kryesisht në struktura? Në krye qëndrojnë shqiptarët e Kosovës, me 11.9%, dhe më pas vijnë italianët me 8.7%, polakët me 7.6%, gjermanët 5.9%, britanikët me 3.8%.

Kosova tradicionalisht ka mbajtur peshën kryesore sa i takon turizmit në vend, teksa italianët janë një grup që ka shënuar rritje të fortë nga viti në vit në tre vitet e fundit.

Polakët, nga ana tjetër, që vijnë kryesisht të organizuar në zonën e Golemit, gjithashtu kanë shtuar ardhjen në formë individuale, duke rritur peshën në tërësi te të huajt që vizitojnë vendin tonë.

Net-qëndrime

Image

INSTAT raporton se gjatë muajit qershor 2024, numri i net-qëndrimeve gjithsej është rritur me 27,1%, në krahasim me muajin qershor 2023.

Numri i net-qëndrimeve të vizitorëve jorezidentë, të cilët janë akomoduar në Rajonin Qendër ka shënuar rritje me 20,8%.

Në Zonat Bregdetare, ky tregues është rritur me 38,5%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm. Numri i net-qëndrimeve të vizitorëve jorezidentë, të cilët janë akomoduar në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” ka shënuar rritje me 36,9%.

Në muajin qershor 2024, numri më i lartë i net qëndrimeve është realizuar: sipas rajoneve në “Rajonin e Jugut” (39,5%); sipas zonave të afërsisë me bregdetin në “Zonat Bregdetare” (74,7%); sipas llojit të strukturave akomoduese në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” (92,8%.)

Norma neto e shfrytëzimit

Normat neto të shfrytëzimit, të dhomave dhe të shtretërve, janë dy tregues të cilët masin përqindjen e shfrytëzimit të kapaciteteve akomoduese, dhoma e shtretër të disponueshëm për vizitorë.

Gjatë këtij muaji, norma e shfrytëzimit të dhomave të “Hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” është 35,9%, kundrejt 28,5% që ishte në muajin qershor 2023. Norma e shfrytëzimit të shtretërve të “Hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” është 38,6%, kundrejt 30,5% që ishte në muajin qershor 2023./Monitor

VOA: Ndërron jetë ish-gazetari i Zërit të Amerikës, Astrit Lulushi

Astrit Lulushi, ish-gazetari dhe producenti i njohur i Zërit të Amerikës në shqip, u nda nga jeta të mërkurën më 4 shtator 2024 në moshën 70-vjeçare në Woodbridge të Virxhinias.

Rrugëtimi i Astritit për në Amerikë, ishte dëshmi e dëshirës dhe guximit për t’i ikur komunizmit dhe diktaturës në Shqipëri, drejt lirisë dhe një jete më të mirë. Në vitin 1985, Astriti u arratis nga Shqipëria dhe erdhi në Amerikë, ku filloi një jetë të re dhe më vonë solli edhe familjen e tij.

Një vit me pas, Astriti filloi një karrierë të shënuar 30-vjeçare tek Zëri i Amerikës. Zëri, figura dhe fjala e tij u bënë të njohura dhe të dashura për dëgjuesit dhe shikuesit ndër vite për tema që nga mjekësia dhe shkenca, diaspora shqiptare në Amerikë dhe historia.

Roli i tij prapa skene, ishte po aq i rëndësishëm si producent kryesor i emisionit televiziv Ditari.

“Largohem i përmbushur dhe i nderuar që kam qenë në shërbimin tuaj, ju dëgjues dhe shikues të mrekullueshëm të programeve të Zërit të Amerikës”, u shpreh ai kur doli në pension nga Zëri i Amerikës në korrik të vitit 2019.

Astriti u nderua me “Çmimin e Karrierës”.

Astriti kishte një jetë të pasur krijuese, si autor i 17 librave, shkrimeve të shumta, poezive dhe reflektimeve.

Kolegët, ish-kolegët dhe miqtë e kujtojnë Astritin si një njeri me pak fjalë, shumë pasione, përkushtim, kuriozitet dhe thellësi mendimi.

“Ai njihej nga të afërmit si një njeri me fjalë pak, por me mendjen e një filozofi dhe shpirtin e një poeti. Një njeri i një kohe tjetër, një intelektual i qetë që nuk pushoi së shkruari”, thuhet në njoftimin e përgatitur nga familja për largimin e tij nga jeta.

Ai lë pas bashkëshorten, vajzën dhe familjen e saj, vëllezërit dhe motrën e tij. Djali i tij ndërroi jetë para disa vjetësh.

Ne ish-kolegët e tij të Zërit të Amerikës, do ta ndjejmë humbjen e tij.

Nderimet e fundit për nder të Astritit do të bëhen të martën më 10 shtator, ndërsa varrimi më 11 shtator.

20 milion lekë rroga e sulltanit dhe ish zëdhënësit e deputetit të PS Alfred Peza në RTSH

Sulltani i RTSH ish deputet dhe zëdhënës i PS si drejtor i RTSH e kishte rrogën mujore 20 milionë lekë, veç bonuseve e të tjera.

Por ishte i pakënaqur dhe e shihte RTSH si haremin e tij, duke ua vënë syrin gazetareve sikur e ka denoncuar gazetarja Blerta Tafani sot përmes një letre për Këshillin Drejtues.

Krahasoheni me pensionet që marrin shqiptarët me 40 vite punë.

Gazetarja e RTSH Blerta Tafani denoncon ish-Drejtorin e Përgjithshëm të RTSH Alfred Pezën për ngacmimi seksual dhe dhunë psikologjike

Gazetarja e RTSH, Blerta Tafani në një letër drejtuar Keshillit Drejtues në RTSH akuzon ish-drejtorin e RTSH, Alfred Pezën për dhunë psikologjike në punë dhe presione nga më të ndryshme duke kaluar dhe në ngacmime seksuale.

ë nderuar anëtarë të Këshillit Drejtues të RTSH:

Unë, Blerta Tafani (Hajdari), gazetare prej 25 vitesh, prej të cilave 10 vitet e fundit në RTSH, me mijëra edicione informative të drejtuara, po aq materiale televizive të përgatitura, redaktim lajmesh dhe edicionesh, përgatitje dhe drejtim të disa programeve, po ju drejtohem për një shqetësim, i cili e tejkalon personalen.

Tashmë prej 11 muajsh, po përballem me një presion psikologjik të pashembullt. Më datën 28 shtator të vitit të kaluar, në mbrëmje pas orës 20.00, në telefonin tim erdhën mesazhe jo vetëm të padenja, por edhe imponuese për takim jashte institucionit nga Drejtori i Përgjithshëm i RTSH z. Alfred Peza, shoqëruar edhe me insistimin me anë të më shumë se dhjetë telefonatave të njëpasnjëshme, të cilave kam refuzuar tu përgjigjem.

Pas kesaj, ka nisur ndaj meje një dhunë e pashembullt verbale dhe psikologjike, përfshirë ndëshkime, paralajmërime, largime nga puna të të gjithë bashkëpunëtorëve të mi, ndërprerja e daljes time në edicionin qendror që e drejtoja prej 10 vitesh me argumentin se “nuk përqafoj projektin e drejtorit të përgjithshëm”, ndërprerja e spoteve të programit që transmetoja, presion ndaj njerëzve që punonin për atë program, paralajmërim për pushim nga puna (pa u dëgjuar unë aspak, në një komision të turpshëm) dhe shumë të tjera, që përbëjnë një “sagë” të vërtetë.

Për të gjitha keto, e gjeta të arësyeshme për t’ju vënë në dijeni ju si Këshill Drejtues, me të drejtën e zgjedhjes së Drejtorit të Përgjithshëm të Radio Televizionit Shqiptar, pronë me vetëm një PRONAR:

PUBLIKUN, që të mund të ndalni këto veprime të Turpshme për një institucion publik, të ndalni dhunën verbale si pasojë e ngacmimeve seksuale të Drejtorit aktual të Përgjithshëm!

Bashkëngjitur po ju dërgoj vetem një ekstrakt të mesazheve që disponoj, ndërkohë që të plota do ti paraqes në organet përkatëse të drejtësisë.

Mbi dinjitetin dhe profesionalizmin, nuk mund të shkelë asnjë i zgjedhur nga JU, të mandatuar nga të zgjedhurit e qytetarëve.

Duke ju uruar punë të mbarë,

lerta

Paralajmërimi i ekspertëve: Fitorja e Trumpit mund të shkaktojë krizë sigurie në shkallë të Luftës së Dytë Botërore në Evropë

Sondazhet tregojnë se gara për Shtëpinë e Bardhë është bërë shumë më e ngushtë që nga vendimi i presidentit aktual Joe Biden për t’u larguar, por mbetet një perspektivë shumë reale që Donald Trump mund të fitojë një mandat të dytë si president i SHBA.

 

Një eventualitet i tillë do të kishte pasoja shumë përtej tokës amerikane, me analistët që sugjerojnë se mund të jetë thelbësore për luftën në Ukrainë.

Dhe Phillips P O’Brien, profesor i studimeve strategjike në Universitetin e St Andrews, dhe Edward Stringer, një marshall në pension i RAF Air dhe bashkëpunëtor i lartë i qendrës së mendimit në Mbretërinë e Bashkuar Policy Exchange, thotë se një fitore e Trump mund ta lërë Evropën “në një vend të ngushtë”, dhe u bëri thirrje udhëheqësve në kontinent që të fillojnë planifikimin për atë rezultat.

“Deri në fund të janarit 2025, partneri më i rëndësishëm i kontinentit, Shtetet e Bashkuara, mund të udhëhiqet nga ish-presidenti Donald Trump, i cili ka thënë se do të inkurajonte Rusinë të bënte ‘çfarëdo dreqin të donte’ ndaj vendeve evropiane që nuk e bënë këtë”, shkruan ata në një artikull për revistën Foreign Policy.

“Administrata e mëparshme e Trumpit e tendosi marrëdhënien transatlantike dhe përsëritja e ardhshme pothuajse me siguri do të ishte më e keqe. I çliruar nga ndikimi i republikanëve tradicionalë atlantikë të cilët stafuan kabinetin e tij në mandatin e tij të parë, një Trump në mandatin e dytë do të përballej me më pak pengesa për të bërë mirë mbi kërcënimet e tij”.

Dyshja theksojnë se Trump ka paralajmëruar se ai do të shkurtojë menjëherë të gjithë ndihmën e SHBA për Kievin dhe do të kërkojë një fund të shpejtë të luftës, e cila ka të ngjarë të kërkojë që Ukraina t’i lëshojë një pjesë të konsiderueshme të territorit të saj Rusisë.

“Dhe ky mund të jetë vetëm fillimi,” vazhduan ata.

“Trump ka vënë në pikëpyetje prej kohësh vlerën e NATO-s, kështu që nuk është e paimagjinueshme që ai të heqë dorë nga angazhimi i SHBA-së për të mbrojtur Evropën.

Ai mund të zbatojë propozimin e përhapur gjerësisht të analistes Sumantra Maitra për ‘NATO-n e fjetur’, në të cilin ushtria amerikane do të ofronte mbështetje logjistike si mjetin e fundit, por do t’i linte Evropës të gjitha përgjegjësitë e tjera të mbrojtjes së NATO-s, ose do të ndiqte gjurmët e presidentit francez Charles de Gaulle, i cili hoqi Francën nga komanda ushtarake e NATO-s (por jo vetë aleancën) në 1966.”

Ata thanë se Trump mund të vepronte shpejt, duke u zotuar të mos urdhërojë kurrë trupat amerikane të luftojnë për Evropën.

“Europa, si rezultat, do të detyrohej të përballej me një krizë sigurie në një shkallë të tillë që nuk është përballur që nga Lufta e Dytë Botërore,” shkruanin ata.

Pas diskutimit të strategjisë së mundshme për Evropën nëse kjo situatë do të ndodhte, duke përfshirë spekulimet se cilat vende mund të ndërhynin për të zëvendësuar udhëheqjen ushtarake të SHBA-së, autorët argumentuan se vendet duhet të veprojnë me urgjencë për t’u përgatitur.

Koha është një mall i çmuar në luftë. Dhe sot, me një luftë në pragun e saj dhe Shtetet e Bashkuara që kërcënojnë të shtyjnë sigurinë evropiane në pikën e saj më të pasigurt në dekada, kontinenti po e humb atë,” thonë ata.

“Vendet evropiane duhet të kishin filluar planifikimin për mundësinë e një rikthimi të Trumpit të paktën një vit më parë, kur shanset e larta për një rezultat të tillë u bënë të dukshme, duke i dhënë vetes më shumë kohë për të bërë përgatitjet.

Në vend të kësaj, qeveritë evropiane ngulën kokën në rërë. Nëse Trump zgjidhet, një mohim i tillë do të duhet të marrë fund. Shtetet evropiane të NATO-s do të detyrohen të veprojnë për të siguruar kontinentin dhe për të mbrojtur lirinë e popullit të tij.

Është shumë më mirë që ata t’i qasen asaj detyre me peshë sa më racionale dhe me aq largpamësi sa të jetë e mundur, sesa në një nxitim të rastësishëm.” Panorama

SKANDAL- Letra drejtuar bordit të RTSH, gazetarja akuzoi Alfred Pezën për ngacmim seksual

Gazetarja e RTSH, Blerta Tafani përmes një letre drejtuar bordit të RTSH dhe kryetarit të saj, Leka Bungo akuzoi  ish-drejtorin e RTSH, Alfred Peza për dhunë psikologjike në punë dhe presione nga më të ndryshme. Në letrën drejtuar bordit drejtuas, gazetarja Tafani akuzon drejtëpërdrejt Pezën edhe për ngacmim seksual.

Image

Në dokumentin e siguruar nga Syri. Net, gazetarja Blerta Tafani tregon se në telefonin e saj ishin dërguar mesazhe jo të denja nga Alfred Peza.

Gazetarja Tafani flet edhe për sms që i kanë ardhur nga Peza për takime jashtë institucionit të RTSH, të cilat sipas saj janë të padenja për një drejtues televizioni.

Kërcënimet nga drejtori Peza drejt gazetares Blerta Tafani, vinin si rezultat i debateve që kjo e fundit kishte me Drejtoreshën e Programacionit, Bora Xhani.

‘Përfshirje e llahtarshme e policisë’, Salianji: Me ndërhyrjen në TIMS, u vu në rrezik siguria kombëtare

Deputeti Ervin Salianji, në një konferencë për gazetarët u shpreh se komisioni hetimor në lidhje me të dhënat e sistemit TIMS, i ka kaluar pritshmëritë, duke faktuar ndërhyrjet në sistem.

Sipas tij kjo përveçse është një aferë e jashtëligjshme, ka vënë në rrezik dhe ka cënuar edhe sigurinë kombëtare.

“Komisioni hetimor për të dhënat e TIMS i kaloi pritshmëritë.

U faktuan ndërhyrjet në sistem, aferë kjo që cënon sigurinë kombëtare. Sot janë në hetim zyrtarë të lartë të policisë së shtetit. Ka pasur një përfshirje të llahtarshme e përfshirjes së policisë në këtë aferë.

Ervin Muça nuk përmbushte asnjë kusht që të ishte drejtori i IT.

Procedura për punësimin e disa drejtuesve ka qenë jo e rregullt, madje emërimi i tyre është bërë ende pa u krijuar funksioni”, tha ai.

Tri mos(për)puthjet e z. Macron me USA-NATO-BE!- Nga Gjeneral PIRO AHMETAJ

Kontrata për shitjen e avionëve luftarakë, si dhe mesazhet e Presidentit të Francës, Emanuel Macron, gjatë “vizitës historike” në Beograd (29-30 gusht 2024) vijojnë të mbeten në “top-ngjarjet dhe toplajmet” për kancelaritë, institutet dhe mediat e kryeqyteteve të Ballkanit, 32 vendeve të NATO, BE, Rusisë, Kinës etj.. Në “kapacitetin e ekspertit të Sigurisë Kombëtare, Rajonit dhe NATO-s”, në vijim po paraqes një përmbledhje strategjike mbi tri qëndrimet, ose 3 mos(për)puthjet kritike të z. Macron në raport me domosdoshmërinë kritike për forcimin e kohezionit që ka Aleanca Euroatlantike (USANATO-UK-BE):

Mos(për)puthja nr. 1, në planin ushtarak: nënshkrimi kontratës për shitjen e 12 avionëve luftarakë francezë të gjeneratës me kosto rreth 3 miliardë dollarë, ose dyfishi i buxhetit vjetor të mbrojtjes së Serbisë! “Rafale” kushton mbi 115 milionë dollarë, apo gati gjysma e një F-16/USA me 60 milionë dollarë. Sipas kontratës së nënshkruar, nga buxheti vjetor i mbrojtjes (1.5 miliardë euro), për secilin nga 5 vitet në vijim (deri 2029), Serbia do të duhet t’i paguajë Francës 600 milionë dollarë (pa përfshirë koston e lartë të mirëmbajtjes operacionale, trajnimeve etj.), që do të thotë afro 50 % të buxhetit vjetor të mbrojtjes! Para Serbisë, edhe Kroacia dhe Greqia kanë blerë avionë “Rafale” nga Franca. Por Kroacia që ka një buxhet për mbrojtjen pothuaj të barabartë me Serbinë, bleu 12 avionë të përdorur me kosto rreth 1 miliard dollarë. Ndërsa Greqia, që ka buxhetin 7 herë më të madh se Serbia (8.2 miliardë euro), harxhoi 2,5 miliardë dollarë për 24 “Rafale”. Gjithsesi, ky krahasim nuk është as arsye, as justifikim dhe as përgjegjësi gjeopolitike për rikthimin e rajonit te gara e armatimeve ose te “Ballkani fuçi baruti”…! Për ta çliruar nga termat luftarake, po sjell në vëmendje një satirë të gjetur të politikanit dhe publicistit, Ben Blushi: “Presidenti Vuçiç i ngjan një gjuetari që blen armë të shtrenjta edhe duke e ditur që nuk do t’i përdorë kurrë”. Por kjo është shumë e tepërt se përrallat me gjahtarë, për barrën mbi taksapaguesit, por edhe për t’u aplikuar në realitetin e aleancave gjeopolitike në Ballkan. Nëse shikon hartën e Serbisë, të gjitha vendet ndërkufitare janë anëtarë të NATO-s (Hungaria, Rumania, Bullgaria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Kroacia dhe Shqipëria), ndërsa Serbia nuk mund t’i përdorë avionët “Rafale” kundër asnjë shteti anëtar të NATO-s. Nga ana tjetër, asnjë nga vendet e rajonit nuk kërcënon Serbinë, por as “Ajo s’ka këllqe për t’u përballur me fuqinë ushtarake të vendeve ndërkufitare” si dhe “përsa kohë do vijojë të ketë prezencë të SHBA-NATO në rajon, agresioni ushtarak kundër tërësisë territoriale të Kosovës mbetet një mision tërësisht i pamundur”.

Në planin e përfitimeve politike, Aleksandër Vuçiç zgjodhi t’i blejë avionët luftarakë në Francë dhe jo diku tjetër, jo vetëm pasi psh., “SHBA kurrsesi nuk do t’i jepte aleatit të Putinit F-35″, por sepse ishte jo rastësisht Franca që bllokoi për një datë të panjohur anëtarësimin (duke bindur edhe Gjermaninë dhe Italinë) anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, megjithëse asambleja e këtij Këshilli, përfshi edhe deputetët francezë, votuan me shumicë absolute pro Kosovës. Në këtë mënyrë Vuçiç nuk bleu armë (avion luftimi “Rafalo”), por mbështetjen e Francës dhe ndoshta ndonjë vend tjetër të Evropës.

Në planin ekonomik, Pasi mori 3 miliardë dollarë, z. Macron tha në Beograd: “Franca do jetë mbrojtësja më e madhe e të drejtave të serbëve në Kosovë, ndërsa nuk i zuri as në gojë serbët e Bosnjë” (?!), ndërsa në korrik, Serbia i dha Gjermanisë pasurinë më të madhe, litiumin. Serbia do ta paguajë këtë çmim, sepse Vuçiç nuk mund ta pranojë të mbetet në histori si tradhtar që “njohu Kosovën”. Kur “Rafalët” do vijnë në Serbi (2029), me siguri as Macron, as Vuçiç nuk do jenë në pushtet, pasi edhe pse bën të mbipushtetshmin, Vuçiç është më i dobët se kurrë. Psh., zgjedhjet për Bashkinë e Beogradit, i “fitoi” duke sjellë 40 mijë votues nga Bosnja, ndërsa mbas 5 vitesh, avionët “Rafale” ndoshta do të fluturojnë mbi Beograd si një lamtumirë dashurie.

Mos(për)puthja nr. 2: Në shkurt 2024, Presidenti Macron bëri një deklaratë të fortë dhe provokuese për parimet e Aleancës: “Franca nuk e përjashton mundësinë e dërgimit të trupave tokësore në Ukrainë”, duke shtuar se: “Asgjë nuk mund të përjashtohet në një luftë në zemër të Evropës. Ne do të bëjmë gjithçka që është e nevojshme për të siguruar që Rusia të mos e fitojë këtë luftë”! Më tej, z. Macron shtoi se 25 vitet e fundit, shumë udhëheqës përsërisnin: “Kurrë tanke, kurrë avionë, kurrë raketa etj., deri sa në frontin ukrainas, situata po bëhej më e ashpër, ndërsa Rusia po vazhdon sulme ushtarake si dhe për dezinformimin e publikut ukrainas”. Prandaj kërkoi “krijimin e një koalicioni për goditje dhe furnizim me raketa me rreze të mesme dhe të gjata”. Këto ishin deklaratat e z.Macron në mbyllje të samitit special në Paris në mbështetje të Ukrainës, ku 21 krerët e shteteve evropiane, nga ShBA-të, Kanadaja, UK, mikpriteshin në Pallatin Elysee.

Mos(për)puthja nr. 3: Rreth 5 vjet më parë, në korrik 2019, si kundërpërgjigje ndaj presionit të Presidentit Trump ndaj vendeve të mëdha të NATO-s, si Gjermania, Franca etj., për mospagimin e 2% për mbrojtjen, vjen deklarata “e fortë” e Presidentit Macron: “NATO po përjeton vdekje klinike dhe BE duhet të ndërtojë sovranitetin ushtarak”, ndërsa ndoshta e tejkaloi kur tha se: “Uashingtoni po i kthen shpinën Evropës”! Kur Presidenti Macron u pyet nëse besonte në efektivitetin e Nenit 5 të traktatit themelues të NATO-s (nëse një shtet anëtar sulmohet, të gjitha vendet përfshihen në lufte): “Nuk e di. Çfarë do nënkuptojë Neni 5 nesër?” dhe argumentoi se “Evropa qëndron në skajin e një gremine dhe do të ketë më kontrollin e fatit të saj, vetëm nëse fillon të përgatitet dhe sillet si një fuqi gjeopolitike”. Është po ashtu e njohur, që z. Macron ka bërë thirrje që BE dhe vendet perëndimore të rishikojnë rolet e tyre në botë si dhe të përshtaten me realitetet e reja globale duke konstatuar se: “hegjemonia perëndimore ka mbaruar dhe se do të ishte gabim të përpiqemi të izolojmë Rusinë”! Gjithsesi, nuk është hera e parë dhe as një zë i vetmuar në 75 vjet histori suksesi të NATO-s: “Si Aleanca më e fuqishme e historisë së njerëzimit dhe vlerave euroatlantike”! Kujtojmë rastin e Turqisë, me raketat Ruse S-400, qëndrimet kontroverse të 2-3 vendeve në lidhje me luftën e Putinit etj..

Konsiderata dhe mesazhe gjeostrategjike, mbi 3 mos(për)puthjet e sipërpërmendura:

Pa asnjë mëdyshje, Franca është në të drejtën sovrane, për të mbajtur dhe zhvilluar aleancat historike, strategjike, ekonomike, kulturore, gjeopolitike etj.. Por, kur vjen fjala te shitja e armatimeve moderne (Rafale) armiqve potencialë ose aleatëve të tyre (miku i armikut është armiku i përbashkët) si dhe peshën jetike e kohezionit për ta mbajtur të pamposhtur fuqinë ushtarake të NATO-s, si çdo anëtar tjetër ashtu edhe Franca, është e imponuar të respektojë parimet dhe detyrimet bazë të ndërsjelljes mes 32 vendeve anëtare. Në pamje të parë, duken si kontraditore mes 3 mos(për)puthjeve të sipërpërmendura: “Shitjen e avionëve “Rafale”, ndërthurja me trupa në Ukrainë dhe NATO në vdekje klinike”. Por besoj se arsyeja e përbashkët për të tri mos(për)puthjet, mbeten: “kuotat elektorale të z.Macron, si dhe përpjekjet për rritjen e peshës gjeopolitike të Francës brenda dhe jashtë Aleancës Euroatlantike”.

Kjo “s’është Evropa ime”, pohoi me revoltë, politikani i njohur gjerman, Michael Roth (25 vjet anëtar i Bundeswerit, 8 vjet ministër për Evropën në kabinetin Merkel), pa iu tharë boja marrëveshjes së Francës për t’i shitur avionë luftarak Serbisë. Një deklaratë e padëgjuar edhe në raste ekstreme proserbe që nga 1999. Për më tepër, shitja e avionëve “Rafale” ushtarëve të Millosheviçit mbetet e papranueshme jo vetëm për Gjermaninë, por edhe për USA, NATO dhe BE. Në fakt, me shumë të drejtë shtrohen 5 pyetje: ku po shkon Franca me mos(për)puthjet euroatlantike? A mos Franca në marrëdhëniet me Serbinë po përsërit sjelljen kur Rusisa pushtoi Krimenë? A ka filluar Franca të ringjallë aleancat e saj historike dhe ambiciet gjeopolitike në rastin e një lufte të në Ballkan?. A është e pranueshme që Franca shet avion luftimi Serbisë që mbetet kërcënues i vetëm i paqes në Ballkan, përfshi sovranitetin e një shteti sovran/ Kosovës?. A mundet Franca apo edhe në kuadër të BE të ngrenë kapacitete për t’u “vetëmbrojtur pa fuqinë ushtarake të SHBA dhe UK”?! Mbas viteve 1990, kur ishte “duke u shkërmoqur pa luftë” Traktati i Varshavës, faktorë dhe të vijës së parë nga kontinenti evropian, “nxitimthi” shtruan pyetjen: “Misioni u kry, pse na duhet NATO”?

Ndërkohë, që BE nëpërmjet marrëveshjeve (Berlin++) ka përditësuar arkitekturën politike dhe fuqinë ushtarake (ESDP/PESCO) etj., ende mbetet për t’u konfirmuar: “Nëse BE është konkurruese apo komplementare me NATO-n”?! Të mos bëjmë naivin për të ushqyer “populizmat antiamerikane” apo me citstet e “rreziku anglo-amerikan”, pasi besoj se përgjigjen e dinë të gjithë, përfshi edhe Presidenti Macron! Historia na kthen në rrethanat e përgjakshme të para-Luftës së II Botërore, kur vendet e europiane, bënin “nën dhe”, marrëveshje me Hitlerin, duke pritur që sipas premtimit të ciklopit, se ºAi do t’i hante të fundit…”.

Do uroja të isha gabim, por në analizën strategjike, këto mos(për)puthje “të forta”, synojnë: “Të ushqejnë ushtrinë e militantëve të rinj me lavdinë dhe ambiciet e vjetra të Francës”, duke rikujtuar se, mbase jo fare rastësisht, por në emër të këtyre ambicieve, Presidenti Charles de Gaulle, në 1966, “vetëngriu” statusin e pjesëmarrjes së Francës në Strukturën e Integruar Ushtarake të NATO, për plot 42 vjet (1967-2009)! Sigurisht që ka mendje të ndryshkura në Moskë, Beograd dhe jo vetëm që mbajnë ndezur fitilat e një lufte ballkanike. Strategu i mirënjohur i Ballkanit, Bugajski, e sheh ende Serbinë si peng i Rusisë në Ballkan: “Moska mund të përdorë serbët për të nisur një luftë të re në rajon”. Për më tepër, kjo ndodh në një kohë kur krahas rraskapitjes turpëruese që e pret këtë dimër në Ukrainë, RusiaPutiniste i ka humbur edhe shpresat për të ndezur një front të ri lufte në Ballkan, duke frymëzuar grupet kriminale apo axhendën e politikanëve ekstremist të tipit Dodik etj.!

Kjo demonstrohet edhe në mesazhet e forta nga Uashingtoni zyrtar: “USA mbeten të përkushtuara për të mos lejuar një luftë në rajon” si dhe nga BE: “Përparimi në rrugën e BE-së është tejet i rëndësishëm për paqen e rajonit të Ballkanit Perëndimor”. Në shtesë, përtej zgjimit (apo blerjes) se aleancave historike, përtej “armatosjes deri në dhëmbë” të Serbisë si dhe përkundër shpërdorimit të Beogradit për interesat e Kremlinit, besoj fort se paqja mbetet misioni i vetëm, në mënyrë që siguria të konsumohet përtej historisë së përgjakshme, në interes të bashkëjetesës paqësore dhe perspektivës euroatlantike për 6 vendet e Ballkanit Perëndimor. Prandaj, aktorët zyrtarë dhe strategët/ kolegët në rajon, Uashington, Bruksel etj. do t’u sugjeroja që perspektivën e paqes në Ballkan do duhet ta parakushtëzojnë jo me rikthimin e garës së armatimeve, por me “mbjelljen” e 2 Masave të Mirëbesimit Reciprok, nëpërmjet të cilave Beogradi zyrtar dhe aleatet e tij “të imponohen” se: (1) “do të ruajë balancat e fuqisë ushtarake (‘Mig -29’, ‘Rafale’, raketa etj.) deri në nivelin që të moskërcënojë fqinjët (përfshi Kosovën); (2) nuk do të vendosin instalime dhe aktivitete ushtarake (20 km distancë ajrore dhe 5 tokësore), në kufijtë shtetërore mes vendeve. Këto 2 kushte duhen të monitorohen nga USA-NATO-BE, që mbeten faktor kritik për paqen dhe integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Po ashtu, do t’i këshilloja vëllazërisht faktorët politikë të Prishtinës që: “riciklimi i aleancave historike si dhe kërcënimet e Beogradit ndaj integritetit të Kosovës si dhe prezencës së NATO-s, SHBA-ve”, kurrsesi të mos i konsiderojnë me triumfalizëm populist si rrethana të dhuruara për Kosovën, por mbi të gjitha si përgjegjësi e lartë shtetërore për të ndërtuar Kosovën moderne, përtej prezencës së NATO-s (që nuk mundet të jetë e përjetshme…); ku mbi të gjitha, qytetarët pavarësisht përkatësive etnike, fetare dhe politike të ndihen të barabartë para ligjit, si dhe në faktorizimin të rolit të Kosovës nga konsumatorë në kontribuues për paqen, stabilitetin demokratik dhe për integrimin në NATO dhe BE! Në të njëjtën kohë do të rikëshilloja faktorët shtetërorë në Tiranë dhe Prishtinë, që për interesa jetike kombëtare të përulen në gjunjë para historisë se përgjakshme dhe përgjegjësive shtetërore duke jetësuar një platformë të përbashkët: “2-Shtete sovrane 1-Komb i vetëm” për mbrojtjen e interesave kombëtare, duke garantuar SHBA dhe NATO se kjo “qasje vonuar” nuk kërcënon askënd, as Serbinë, por do të kontribuojë për paqen afatgjatë ndërmjet vendeve të rajonit”. Së fundmi, do ishte qesharake nëse do të pretendoja se sa më sipër do të shërbente si “Erueka”, ose si një analizë shteruese. Gjithsesi, shpresoj të kontribuojë sadopak, për të përditësuar në dinamikë “opinionin strategjik, zyrtar dhe publik”, mbarëkombëtar, në rajon, NATO dhe jo vetëm.

Poloni- Presidenti Duda akuzon kryeministrin Tusk për bashkëpunim me FSB-në ruse

Marrëdhëniet midis Presidentit të Polonisë, Andrzej Duda dhe kryeministrit Donald Tusk janë tensionuar së fundmi, teksa kreu i shtetit e ka akuzuar liderin e qeverisë për bashkëpunim me FSB ruse.

Duda pretendon se Tusk ka vazhduar bashkëpunimin me shërbimet speciale ruse bazuar në një marrëveshje me Shërbimin Federal të Sigurisë që qeveria e mëparshme e Tusk nënshkroi në vitin 2012.

Akuzat lidhen me çështjen gjyqësore të shtetasit rus Pavle Rubstov. Gazeta “Žečpospolita” më herët kishte njoftuar se Rubtsov, duke u njohur me procedimin penal të zhvilluar kundër tij, ka pasur akses edhe në dokumente sekrete.

Prokuroria polake më pas shpjegoi se i akuzuari, në përputhje me ligjin, ka të drejtë të njihet me të gjitha dokumentet që janë pjesë e procedurës penale, pa asnjë përjashtim dhe nënvizoi se nuk i zbuluan asnjë sekret shtetëror individit rus.

Por Presidenti polak pretendon se “zotërinj nga Agjencia e Sigurisë së Brendshme” e dinin se po ia tregonin dokumentet një bashkëpunëtori të dyshuar të shërbimit special rus, i cili akuzohej në Poloni për spiunazh.

“Është e vështirë të komentosh për këtë. Rregullat ekzistuese bëjnë të mundur mbrojtjen e sigurisë dhe interesave të Polonisë dhe të bëjnë një përjashtim në situata të tilla dhe të mos lejojnë aksesin e të dyshuarit në dokumente, veçanërisht nëse ato janë sekrete. Situata është interesante sepse edhe atëherë nuk kishte dyshim se ky zotëri ishte agjent rus dhe dihej se do të ishte pjesë e shkëmbimit të organizuar nga SHBA-ja dhe Rusia”, tha Duda.

Duda kujtoi se në vitin 2012, gjatë qeverisë Tusk, u lidh marrëveshja e bashkëpunimit midis Shërbimit të Kundërzbulimit Ushtarak të Polonisë dhe FSB-së.

“A vazhdon bashkëpunimi ndërmjet shërbimeve speciale të Polonisë dhe Rusisë? Sepse kështu duket”, ishte pyetja që ngriti Duda. sn

Bardhi i bën thirrje SPAK-ut: Mos i fshihni përgjimet ku zyrtarë të PS ndërhyjnë në prokurori dhe polici për grupet e rrezikshme kriminale

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi i ka bërë apel SPAK që të mos i fshehin më përgjimet e SKY ku del se zyrtarë të lartë të PS, drejtues politikë qarqesh, ndërhyjnë te prokurorë të caktuar apo Policia e Shtetit për të legalizuar apo mos-sekuestruar pasuri të grupeve më të rrezikshme kriminale në vend që vepronin në territorin e qarqeve që ata mbulonin.

Bardhi theksoi se opozita ka qënë dhe mbetet e vendosur për luftë me zero tolerancë ndaj krimit të organizuar dhe politikanëve të lidhur me krimin e organizuar.

Bardhi: Apeli im shkon për SPAK, nqs mendojnë se do t’i fshehin përgjimet e SKY se si zyrtarë të lartë ndërhyjnë te prokurorë të caktuar apo Policia e Shtetit për të legalizuar apo mos-sekuestruar pasuri të grupeve më të rrezikshme kriminale në vend që vepronin në territorin e qarqeve që ata mbulonin si drejtues politikë, e kanë shumë gabim sepse opozita ka qënë dhe mbetet e vendosur për luftë me zero tolerancë ndaj krimit të organizuar dhe politikanëve të lidhur me krimin e organizuar. Sepse e shohim sot këtë si problemin kryesor që ka gjunjëzuar ekonominë e tregut sepse një bandë kriminale që të mbështet në zgjedhje, të kërkon jo vetëm lirshmëri në veprimtari kriminale por edhe tendera për tu fuqizuar ekonomikisht.


Send this to a friend