(Ap/Thanassis Stavrakis)
Flet në televizion premieri Tsipras. Rreth 20 minuta, duke alternuar tonet e zemërimit me atë të qetësisë dhe vendosmërisë. Kërkon mbështetjen e popullit. A do të mundë Greqia që t’i paguajë Fondit Monetar Ndërkombëtar 1,6 miliard Euro deri nesër. Vetëm nëse kemi një marrëveshje të mundëshme, thotë. Pastaj shton se nuk duam ta prishim Eurozonën, por do të bëjmë gjithçka që grekët të mbijetojnë.
Në lidhje me hapjen e sporteleve të bankave, Tsipras thotë se do të hapen sapo Banka Qendrore Europiane do të sigurojë likuiditetin. Kjo do të vijë pas një rezultati të qartë të referendumit.
Pyetjes për sensin e këtij referendumi, Tsipras përgjigjet se qëllimi është që të krijojë mundësi rifillimit të negociatave me kreditorët. Pastaj përsërit gati me rrokje se nuk do të mendojë se BE dhe Banka Qendrore Europiane ka ndër mend që ta nxjerrë Athinën jashtë zonës Euro, dhe nëse kostoja do të jetë e lartë. Ne nuk i pranojmë ultimatumet, shtoi pastaj Tsipras, prandaj e thirrëm në referendum popullin grek.
«Pyetjes nëse fiton “po”ja, Tsipras u përgjigji se nuk është një njeri për të gjitha stinët, kur gazetarët e ERT- e pyetën nëse të djelën fiton po-ja për akord me kreditorët, duke aluduar kështu një dorëheqje të mundëshme.
Nëse fiton “jo”-ja, «do të na duhet t’i themi adio Euros». «Qytetarët grekë mund të mbijetojnë edhe pa ndihma», tha lideri i Syriza-s.
Në lidhje me vendimin për referendum, Tsipras tha se ai nuk kishte marrë përgjigje negative as nga kancelarja Merkel dhe as nga François Holland.«Kërkova zgjatje afatesh dhe atë mbrëmje askush nuk më tha se nuk do të ketë zgjatje afatesh».
Dhe më tutje shtoi: «Të gjithë grekët mund të dëshmojnë se ne bëmë gjithçka për të arritur një akord» tha Tsipras. Dhe më tutje sqaron: kur ardhi përgjigjia që nuk do të kishte zgjatje afatesh për Greqinë, «ata nuk ishin të papërgatitur për këtë përgjigje, ndërsa unë nuk isha i përgatitur nga takimi që kisha patur në mbrëmje me Eurogrupin. Përpara se të vinte përgjigjja negative unë shihja ende dritë në fund të tunelit, besoja se do të kishte zgjatje të afateve, ashtu sikur edhe qeveria përpara qeverisë time i kishte patur”, nënvizoi Tsipras.
Komentet