Presioni i BE-se mbi Kosovën për të pranuar draft-statutin e saj të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe nuk është gjë tjetër veçse një hap drejt zhbërjes së shtetit të Kosovës!
Gjithandej dhe hapur presioni krejt i pavend ushtrohet mbi Kosovën dhe qeverinë e saj. A thua se Kosova është agresori e Serbia është viktima.
A nuk kuptohet nga BE qe asociacioni është minë me sahat për shtetin e Kosovës apo këtë e bën qëllimshëm në vazhdën e retorikës dhe politikës penduese ndaj ndërhyrjes se NATOs nê vitin 1999?. Kjo ndërhyrje nga ana e aleancës veri-atlantike do të ngelet në histori si ndërhyrja e vetme e kësaj aleance që nga krijimi i saj si ndërhyrje për shpëtimin e një populli nga genocidi dhe krejtësisht humanitare l!
Sot, për fat të keq po tentohet me çdo mjet zhbërja e pavarësisë së Kosovës.
Eshte e pafalshme që edhe mbi një vit pas agresionit paramilitar serb në Banjskë të Zveçanit jo vetëm nuk kemi fajtorë por organizatori kryesor i bandës ushtarake të 24 shtatorit është i lirë në Serbi megjithëse është raportuar se e ka pranuar pjesëmarrjen dhe organizimin.
Asnjë hetim serioz nga ana e BE-se dhe instancave ndërkombëtare.
Nuk është pranuar hetimi profesional i qeverise së Kosovës!
Nuk lejohet as hapja simbolike e një ure që lidh dy gjysmat e qytetit të Mitrovicës.
Se pse nuk lejohet tashmë eshtë mëse e qartë – po synohet jo bashkimi i Mitrovicës por ndarja edhe ‘de jure’ e saj.
Sepse siç e kemi theksuar here pas here nuk ka asnjë argument tjeter juridik, politik apo humanitar për ta mbajtur të mbyllur atë urë! As edhe një të vetēm.
Aq më tepër që hapja e urës ishte pjesë e marrëveshjeve të dakorduara në Bruksel!
Serbia krejt hapur trajtohet si viktimë kur jo vetëm është shkaktarja e 4 lufterave në Ballkan për të cilat nuk ka dhënë asnjë llogari deri sot po synohet të shpërblehet me territor të Kosovës.
Asociacionin kulturor nuk ja ndalon serbeve asnjë ligj i shtetit të Kosoves por ata nuk duan organizim të tillë. Ata duan pavarësi faktike të territorit mbi lumin Ibër dhe kanxhat e destabilitetit serb të ngulura fort edhe ne pjesë të tjera të territorit të Kosovës!
Pse BE nuk ofron të njëjtin model asociacioni për serbet e Kosoves siç e ka anëtari i saj Kroacia!?
Ai model êshtë perfekt pasi ka rezultuar i suksesshem!
Pse kërkohet te kapërcehet tek pika 10 e marrëveshjes se Ohrit pa filluar me piken 1?
Çfare halli ka BE-ja?
Çfarë roli po luan ndërmjetësi Lajçak dhe të kujt interesa përfaqëson në këtë të ashtquajtur dialog?
Kosova është nën një presion të padrejtë e masat nga Brikseli ndaj saj janë jo vetëm të padrejta por janë turpi i saj!
Kosova në betejen shtet-formuese që nga viti 2013 është e vetme dhe pa ndihmën e shtetit shqiptar pasi qeverisja e Tiranës është rrjeshtuar hapur në anën e aleatit të vjetër te saj sic është Serbia!
Shqipëria Zyrtare duhet ta kishte Kosovën axhendën kryesore të politikës se saj të jashtme sepse një Kosove e fortë dhe e qëndrueshme sjell stabilitet jo vetëm në Ballkan por në të gjithë Europën e sidomos tani kur e gjithë Europa Lindore rrezikohet nga agresioni rus!
Shqipëria Zyrtare duhet të lobonte dhe punonte fort për anëtarësimin e Kosovës në NATO si garanci e integritetit territorial të saj por jo, qeveria shqiptare duket se përdor edhe institucionet sportive për larjen e faqes se piste të Serbisë në arenën ndërkombetare.
Është e turpshme dhe e papranueshme që opozita politike brenda në Kosovë nuk mbështet dhe nuk i bën presion qeverise të mos pranojë asnjë lloj asociacioni me Serbinë dhe të ja bëjë të qartë të gjithë faktoreve nderkombetare që integriteti territorial i Kosovës është i PANEGOCIUSHËM! E kjo duhet të jetë qëndrim themel i çdo partie politike shqiptare në Kosovë qoftë në pushtet apo opozitë!
Kujt i duhet një Kosovë e copëtuar?
Çfare vlere ka pushteti?
Gjithkush duhet ta kuptojë se trysnia per asociacionin eshte trysni per zhbërjen e Kosovës!
Kush nuk e sheh këtë ose është naiv ose i shërben interesave të Serbisë gjenocidale!