“Kohën më të madhe e kaluam duke biseduar rreth numrit të lajmeve të rreme që plasojnë mediat,” ka thënë presidenti amerikan Trump
WASHINGTON – Presidenti i SHBA-së, Donald Trump është mburrur sot me realizimin e një “takimi të mirë dhe interesant” me kreun e gazetës amerikane “The New York Times” në Shtëpinë e Bardhë”.
Trump në mesazhin e lëshuar nuk ka përmendur kohën e sakt ëtë takimit me A.G. Sulzberger.
“Kohën më të madhe e kaluam duke biseduar rreth numrit të lajmeve të rreme që plasojnë mediat dhe rreth asaj se si lajmet e rreme janë bërë shprehi, armik i popullit. Zhgënjyese”, ka thënë Trump.
Që nga ardhja e tij në detyrën e presidentit të SHBA-së, Trump ndodhet në shënjestër të mediave të cilat kritikojnë politikën e administratës së tij, për çka Trump i ka shpallur mediat si armiq të popullit dhe i ka akuzuar për përhapje të lajmeve të rreme (fake news).
Sulzberger në fillim të vitit mori udhëheqjen e shtëpisë mediatike “The New York Times”, e cila deri atëherë drejtohej nga babai i tij.
Trump me këtë rast kishte thënë se emërimi i Sulzberger “është shansi i fundit” që gazeta të përmbush vizionin e saj të paanshmërisë. aa
Komentet