WASHINGTON – Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, nga Uashingtoni udhëtoi për vizitën e tij të parë jashtë vendit, pas marrjes së detyrës në janar të këtij viti.
Trump me këtë rast përmes Twitter-it ka porositur se vizitat bëhen me qëllim të mbrojtjes të interesave të popullit amerikan. “Jemi duke u përgatitur për udhëtimin tim të madh jashtë vendit. Do të mbroj fuqishëm interesat e amerikane. Kjo është ajo që dua të bëj”, ka shkruar Trump.
Gjatë vizitës, në shoqërim të Trumpit do të jetë gruaja e tij Melania Trump, vajza Ivanka dhe burri i saj Jared Kushner.
Nga ana tjetër, autoritetet e Arabisë Saudite janë duke kryer të gjitha përgatitjet e nevojshme në prag të vizitës së ardhshme të presidentit amerikan. Në Riad në bilborde nëpër qytet mund të shihen lajmërime për vizitën e presidentit të SHBA-ve.
Në rrugët kryesore janë vendos flamujt kombëtare të të dy vendeve. Autoritetet në Rijad kanë bërë edhe një faqe të internetit, në anglisht, arabisht dhe frëngjisht, kushtuar vizitës së Trumpit.
Këshilltari i Sigurisë Kombëtare H. R. McMaster ka thënë më parë se presidenti amerikan në Arabinë Saudite do të mbajë një fjalim frymëzues në lidhje me pikëpamjen pozitive të Islamit.
Trump, në kuadër të vizitës së tij të parë jashtë SHBA-ve, sot në Arabinë Saudite, do të udhëtojë edhe në Izrael dhe Vatikan. Trump gjithashtu pritet të vizitojë dhe Palestinën, ku thuhet se do të kërkojë vazhdimin e procesit të paqes mes Izraelit dhe Palestinës.
Trump gjatë turneut të tij do të marrë pjesë edhe në Samitin e Kryetarëve të Shteteve dhe Qeverive të vendeve anëtare të NATO-s në Bruksel, si dhe në samitin e grupeve të shtatë vendeve më të zhvilluara të G7, që do të mbahet në Sicili.
Në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë më herët kanë theksuar se vizita në Izrael dhe Arabisë Saudite do të ndihmojë në forcimin e partneritetit amerikan me aleatët dhe pengimit të kërcënimeve iraniane.
Komentet