Presidenti Amerikan, Donald Trump, në një postim në Twitter shpreh mbështetjen e tij për kandidaturën e Shteteve te Bashkuara, Meksikës dhe Kanadasë për organizmin e Botërorit 2026.
“SHBA, ka ndërtuar një kandidaturë të fortë bashkë me Kanadanë dhe Meksikën për botërorin e 2026”, shkruan Trump.
“Do të ishte një mëkat që kombet të cilat ne i mbështesim rregullisht të vendosnin të bashkohen kundër kandidaturës tonë. Nuk shoh përse në duhet të mbështesim ende këto kombe kur ata nuk janë nga ana jonë, përfshi edhe OKB-në”.
Në kohën e hedhjes së kësaj kandidature, presidenti i federatës amerikane të futbollit Sunil Galati deklaroi se kishin mbështetjen e plotë të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara.
“Presidenti është totalisht në anën tonë dhe na ka inkurajuar të kandidojmë. Madje sipas tij Trump ishte i kënaqur që në këtë projekt merrte pjesë edhe Meksika” pasi deklaruar Galati. Duket qartë se për Donald Trump muri me fqinjin jugor nuk duhet të ekzistojë kur bëhet fjalë për sportin.
Komentet