Kryeministri kanadez bëri thirrje që me refugjatët të japë mundësinë për të kontribuar në sigurinë dhe stabilitetin
ANTALIA – Deri në janar të vitit 2016 Kanadaja do të pranojë 25.000 refugjatë sirianë, deklaroi kryeministri kanadez, Justin Trudeau.
“Politika jonë është të marrim një pjesë të refugjatëve dhe të kontribuojmë në arritjen e suksesit të përbashkët, në tërësi”, tha Trudeau në sesion e B20 dhe L20 e cila u mbajt në kuadër të Samitit të G20-ës në Antalia, Turqi.
Kryeministri kanadez bëri thirrje që me refugjatët të japë mundësinë për të kontribuar në sigurinë dhe stabilitetin.
“Ne duam që ata ti llogarisim në suksesin tonë”, shtoi kryeministri i Kanadasë.
Trudeau tha se vendet e G20 duhet të bashkojnë forcat dhe të zgjidhin problemet, duke mbajtur llogari se rritja vlen për të gjithë.
Turqia është nikoqir i Samitit të liderëve të vendeve të G20, ekonomikisht shtetet më të fuqishme në botë, i cili mbahet në rajonin veriperëndimor të Antalias sot dhe nesër. Në samitin e dhjetë të G20 diskutohet për sfidat më të mëdha politike dhe të sigurisë në botë, duke përfshirë krizën në Siri dhe migrimin masiv të refugjatëve.
Komentet