UEFA bie në kundërshtim me deklaratat e saj, pasi pretendoi se lojtarët nuk përdorin droga për rritjen e performancës së tyre. Hijet e skandalit bien mbi Champions League dhe të gjitha kampionatet e tjera.
Një studim i UEFA-s që mbulon periudhën 20082013, ka nxjerrë vlera shqetësuese sa i përket vlerave të substancave të ndaluara në urinën e futbollistëve. Studimi zbuloi se 7.7 përqind e 879 lojtarëve të përfshirë në Ligën e Kampionëve, Europa League dhe dy Kampionateve Evropian mes viteve 2008-2013, janë zhvilluar në nivele të larta të testosteronit.
“Fox Sports” raporton se, shkencëtarët e UEFA-s zbuluan 68 lojtarë me gjurmë të përdorimit të asteroideve në urinën e tyre.
Ata ekzaminuan 4195 kampionë urine lojtarësh të skuadrave që kanë luajtur në Champions, që vijnë nga 12 laboratorë ndryshëm dhe prej tyre kanë dalë 879 raste, me vlera të testosteronit mbi normën e lejuar. Një konkluzion ky mjaft alarmant për UEFAn dhe gjithë botën e futbollit.
Duhet thënë se deri tani UEFA ka mbajtur sekret të plotë mbi identitetin e lojtarëve dhe klubet e përfshira, por ky mund të jetë skandal që mund të bëjë shumë zhurmë në ditë dhe javët e ardhshme.
Komentet