Mbrëmjen e shkuar, alpet zvicerane janë përfshirë nga reshje të dendura bore, duke sjellë vjeshtën më herët se normalisht.
Në disa zona, trashësia e borës së rënë është 50 cm. Sigurisht, bora e rënë është në lartësi 2000 metra mbi nivelin e detit, ndërsa temperaturat kanë rënë në minus.
Kështu që këtë mëngjes rreth Gotthard Pass, shërbimet e pastrimit ishin në rrugë e sipër për të pastruar akset nga bora.
Gjithashtu në malin më të lartë të Gjermanisë, Zugspitze, këtë mëngjes ranë rreth 10 cm borë. Vetëm mbi 2500 metra lartësi mbesin në temperaturat rreth pikës së ngrirjes.
Por gjatë ditës së shtunë, kufiri i borës do të bjerë përsëri në 2000 metra lartësi.
Komentet