“…Kushtetuta nuk ekziston as në sensin teknik. Sipas disa konstitucionalistëve me pervojë, aktualisht jemi në një fazë para Monteskje. Tre pushtetet të cilat duhet të qëndronin të pavarura, jane riunifikuar praktikisht në një pushtet që quhet PARTITOKRACIA. Partite miratojnë ligje, i ekzekutojnë ato, zgjedhin gjykatat dhe i kontrollojnë ato. Për këtë arsye demokracia nuk egziston më…” Këto janë fjalët e shkrimtarit legjendar italian Leonardo Shasha thënë tridhjetë e ca vjetë më parë të cilat janë aktuale për kohën që jetojmë. Aktualisht Shqiperia është një vënd ku sundon partitokracia jo kushtetushmëria. Askush nuk pyet për Kushtetutën as partitë politike, as institucionet bile as edhe parlamenti. Tre shtyllat kryesore të godinë së shteti janë Kushtetuta, Parlamenti dhe Ndarja e Pushteteve. Por Kushtetuta nuk egziston më. Në Republikën tonë parlamentare kanë rënë të tre keto shtylla. Shtylla e parë ndarja e pushtetit sipas parimit “Check and Balances” nuk egziston prej kohësh. Pushteti politik ka një kontroll total mbi drejtësin dhe sipas ndryshimeve të reja ligjore do vazhdoj ta ketë përsëri. Përvec Kushtetutës edhe Parlamenti ka rënë. Parlamenti asnjëher nuk e ka kryer detyrën e tij. Por sot kjo duket e pastër si uji i kristaltë më shumë së kurrë. Por le të flasim me fjalët e Shasha-s: ” …Per fat të keq Parlamenti nuk egziston. Egzistojnë partitë të cilat bëjnë marrëveshje apo nuk merren veshë jashtë parlamentit, por parlamenti jo. Parlamenti ka 140 shpirtra të vdekur të cilët flenë gjumë shumë nga të cilët kurre nuk e kanë marrë fjalën. Por edhe ata që e kanë marrë nuk e kanë thënë asnjëher mendimin e tyre…” Marrveshjet e partive politike jashtë parlamentit janë karakteristik e vendeve ku dominojnë vullneti dhe deshirat e kryetarve të partive politike dhe jo parimet demokratike. Marrveshje të tilla të kujtojnë marrveshje jo fort të largëta si ajo e Kodit zgjedhor aktual, e cila doli se ishte një marrveshje jodemokratike. Përse duhet parlamenti në një vend demokratik kur marrveshjet bëhen midis dy kryetarve të partive më të mëdha? Përse duhet parlamenti në një vënd demokratik kur marrveshje të tilla antikushtetuese janë detyrim për atë?
Basha, Rama, Meta dhe gjithë satelitët e tyre janë pjesë Partitokracisë. Basha kur flet per Republikë te re ose është i pasinqertë ose i painformuar. Ai harron se nuk ka Republikë të re pa një Kushtetute të re. Nuk ka Kushtetut të re pa një konsultim dhe miratim mbarshqipëtar me anë të referendumit. Republika e re do jete Republika “antiparti”. Një republik ku partitë politike të mos diktojnë me jetën politiko-social- ekonomike te vendit me forma antidemokratike. Një republik në të cilët të funksionojnë zyrat e shtetit dhe institucionet demokratike sipas parimit “Check and Balances”. Dhe jo një republik ku zyrat e partive në qënder e në baze të kthehen në zyra pune, në zyra ku ndahen dhe rindahen resurset kombetare, në zyra ku vendoset mbi tenderat publike. Një republik pa partitë aktuale politike.
Poblemi në Shqipëri nuk është se ikën Rama dhe vjenë Basha. Problemi qëndron tjetërkund. Sistemi Politik i ngritur është një sistem i tipit Cosa- Nostra + Partitokracinë. Në asnjë vëndë demokratik perendimor nuk merren zyrat e partive me ndarjen e punëve publike, koncensioneve, posteve publike, dhënjen e licensave. Zyrat e shteti (zyra e punës, zyrat e ministrive përkatese, zyrat e bashkive) nuk funksionojnë sepse keto punë bëhen nga zyrat e partive. Shteti ka rënë përfundimisht. Ky është nje rregjim PARTITOKRATE. Në një vënd ku institucionet nuk funksjonojnë, ku pushteti legjislativ (Parlamenti) nuk funksiononë. Ku marrveshjet për miratimin e ligjeve bëhen midis dy kryetarëve të partive të mëdha jashtë Parlamentit dhe këto marrveshje jane detyrim për Parlamentin. Në këtë vënd sundon PARTITOKRACIA. Parlamenti ka rënë. Demokracia është në rrezik.
Komentet