VOAL – VANKUVER – Shtetet e Bashkuara u kthyen në kreun e futbollit botëror të femrave me një fitore të thellë 5-2 ndaj Japonisë të dielën, në finalen e Kupës Botërore të Futbollit të Femrave, në një zhvillim të bukur që e shpie këtë sport në një terren të ri. Amerikanet herën e fundit triumfuan më 1999, por përhapja e futbollit të femrave sot është shumë më e madhe se se ishte pra një dekade e gjysmë, kur tashmë shumë vende po krijojnë elitat e tyre në kuadrin e një interesi të jashtëzakonshëm global.
Një fitues e Topit të Artë, Carli Lloyd, demonstroi me kurorëzimin e saj në minutën e 16, me golin e saj, duke e çuar entusiazmin në një shkallë dhe cilësi që nuk mund të ekzistonte në vitet 1990.Nga një lojtare e talentuar ajo është tashmë një simbol i statusit të ri të femrës futbolliste, në një flamurmbajtëse të breznisë së re.
Të dielën 53 341 adhuruesit e futbollit në stadium dhe miliona anembanë botës ishin dëshmitarë të një ekipi amerikan të papërmbajtshëm drejt fitores. Dallgët e flamujve me yje dhe vija filluan të përfshijnë stadiumin që nga minuta e 74-t e lojës. Tashmë me të njëjtin entusiazëm shikohet drejt kampionatit të vitit 2019 në Francë. reuters
Komentet