Ballkani ka marrë fitoren e parë në grupe në Conference League, teksa mundi me shifrat 2-0 Dinamon e Zagrebit në “Fadil Vokrri”. Një sukses i tillë bën që skuadra e Ilir Dajës të jetë plotësisht në garë për kualifikimin, pasi në grupin C llogaritë janë të hapura. Në minutë ne 44-të, Zyba me një asist maestral nxorri përpara porte Kryeziun, i cili me një goditje të bukur, kaloi topin pas shpinës së portierit kundërshtar.
Skuadra kroate rriti ndjeshëm presionin në pjesën e dytë, por nuk konkretizoi dot, duke pësuar në minutat e fundit edhe golin e dytë nga Hamidi. Ekipi nga Suhareka tashmë ka 3 pikë dhe renditet në vendin e dytë. Grupi kryesohet nga Plzen me pikët e plota pas 2 ndeshjesh, Dinamo Zagreb ka 3 pikë dhe mban pozitën e 3-të, sakaq Astana pa pikë renditet e fundit.bw