I
Pik´ e loteve të mija
Vetëtin si gur i rrallë.
Shkrep me zjarr posi shkëndija
Pik´ e loteve të mija.
Bukurija, bukurija
Më pat puthur mun në ballë:
Pik´ e loteve të mija
Vetëtin si gur i rrallë,
II
Si m´u ndrit çdo mall që pata!
Miq, o! kim´a-ni zilinë!…
Ardhi dita: iku nata —
Si m´u ndrit çdo mall që pata!
Varg-e-varg me përgjërata
Para sysh më venë-e-vinë…
Si m´u ndrit çdo mall që pata!
Miq, o kim´-ani zilinë.
III
Këto kopshte ku fryn era
Muar gjyrën e floririt…
Se ç´m´i shkel baluke-prera
Këto kopshte ku fryn era:
Parëvera! parëvera!
Po më çel në mes të gjirit —
Këto kopshte ku fryn era
Muar gjyrën e floririt.
Shume kenge e bukur