I
Pikë lotëve të mija
vetëtin si gur i rrallë,
shkrep me zjarr posi shkëndija
pikë e lotëve të mija.
Bukuria, bukuria
më pat puthur mu në ballë:
pikë e lotëve të mija
vetëtin si gur i rrallë.
II
Si m’u ndrit çdo mall që pata!
Miq, o kimani zilinë!..
Ardhi dita, iku nata –
si mu ndrit çdo mall që pata!
Varg e varg me përgjërata
parasysh më venë e vinë,
si m’u ndrit çdo mall që pata,
miq, o kimani zilinë!..
III
Këto kopshte ku fryn era
muar ngjyrën e floririt…
Se ç’m’i shkel balukeprera
këto kopshte ku fryn era.
Parëvera, parëvera,
po më çel në mes të gjirit –
këto kopshte ku fryn era
muar ngjyrën e floririt.
Komentet