VOAL

VOAL

Tringëllima e veshëve – Diagnoza, shkaqet dhe trajtimet alternative

October 17, 2022

Komentet

Shkenca e konfirmon njerëzit kanë 27 emocione!

Njerëzit janë të aftë të ndiejnë shumë më tepër lloje të ndryshme emocionesh sesa kemi menduar. Shkencëtarët një kohë të gjatë kanë theksuar që përpos gjashtë llojeve themelore të emocioneve (lumturia, pikëllimi, zemërimi, befasia, frika dhe neveritja) nuk ekzistojmë më lloje të tjera.

Në hulumtimin në të cilin kanë marrë pjesë 800 meshkuj dhe 1.200 gra, të intervistuarve u janë treguar përmbajtjet e videove të njerëzve të cilët kurorëzohen, lindin fëmijë, përshëndetja me dorë dhe vdekja.

Pas vështrimit të rezultateve të reagimeve të tyre, kanë konstatuar që ndjenjat e tyre mund t’i klasifikojnë në 27 kategori. Ato kategori janë: admirimi, adhurimi, admirimi estetik, argëtimi, tërbimi, ankthioziteti, respekti i thellë, habia, monotonia, qetësia, konfuzioni, përbuzja, lakmia, zhgënjimi, familjarizimi, varësia, shqetësimi, frika, faji, llahtaria, interesimi, lumturia, nostalgjia, krenaria, lehtësimi, romantizmi, pikëllimi, kënaqësia, dëshira seksuale, surpriza, simpatia dhe triumfi.

Të anketuarit nga grupi i parë kanë thënë se si ndihen pas çdo shikimi të videos. Grupi i dytë i të intervistuarave ka vlerësuar xhirimet si pozitive dhe negative përkundër atyre mallëngjyese dhe qetësuese në shkallën nga 1 deri në 9. Vlerësimet janë pajtuar me emocionet e lidhura me xhirimet të cilat paraprakisht u janë ndarë. Rezultatet kanë treguar që një xhirim mund të nxisë më shumë emocione të ndryshme dhe është normale të ndihen më shumë sosh në të njëjtën kohë.

Rezultatet e një anketimi nga psikologët amerikanë tregojnë se rrjetet sociale si Facebook, Twitter, Pinterest, Instagram, Snapchat dhe Tumblr i bëjnë njerëzit të ndihen të vetmuar e të izoluar. Përdorimi i përditshëm i rrjeteve sociale për dy orë ose më gjatë i dyfishon shanset për t’u ndjerë të vetmuar ose të izoluar, ndërkaq ekspozimi ndaj imazheve të ndryshme mund të shkaktojë ndjenja të inatit dhe xhelozisë.

Autorët e studimit theksojnë se ajo çfarë shohim në rrjete sociale jo domosdoshmërisht mund të jetë arsyeja se përse ndihemi keq, por mund të jetë një nga faktorët sepse i nxit emocionet që ndiejmë. Sipas teorive të prezantuara në rezultatet e studimit, thuhet se aq më shumë kohë që shpenzojnë njerëzit në rrjete sociale, aq më pak kanë kohë të bashkëveprojnë në jetën reale. sn

MJEKËSIA PARASHIKUESE- Nga SHEFQET DELIALLISI

NJË DRAMË…
Në vitin 1923, një ndër shkrimtarët francezë më të mirë të gjeneratës së tij, Jules Romain, shkroi dramën ‘Knock, ose Triumfi i Mjekësisë’ në të cilën satirizonte mjekësinë moderne. Përmes humorit dhe ironisë ai denonconte medikalizimin e jetës.
Personazhi kryesor i dramës, Doktor Knock, ndërtoi një biznes mjeksor të fuqishëm duke i kthyer gjithë banorët e fshatit ku punonte di mjek, në pacientë duke i terrorizuar me frikën e sëmundjeve.
“Njeriu që ndihet mirë, – thonte Doktor Knock, – në të vërtetë është i sëmurë, por nuk e di”.
Një shekull pas, profesori i bioetikës në Universitetin e Pensilvanisë, Arthur Caplan, shkruan:
“Nëse doni të ngjallni shqetësim në publik dhe keni dollarë për t’i bërë reklamë, ju mund të shndërroni pothuajse çdo gjë në sëmundje”.
NJË ANALOGJI UTOPIKE…
Mjeksia e “mirëmbajtjes”
Sipas ekonomistit shëndetësor amerikan, Dale Tussing, qeniet njerëzore duhet t’i nënshtrohen kontrolleve të mirëmbajtjes së shëndetit, ngjashëm me kontrollin fizik të makinave, pas çdo “x km”, imunizim, pas çdo “y km”, egzaminim për kancer të qafës së mitrës, pas “z” km” testim për kancerin e…e me radhë…
Është utopi të besosh se sëmundjet do të parandalohen në këtë mënyrë. Ka një ndryshimin thelbësor mes makinës dhe organizmit tonë.
Filip Mudgrove një ekonomist me karrierë të gjatë në forcimin e sistemeve globale shëndetësore, fitues i çmimit Nobel në ekonomi 2011, shkruan :
“Shëndeti është një aset i veçantë, që s’mund të shitet, s’mund të dhurohet, s’mund të merren pjesë këmbimi për të. Kur organizmi ndodhet në spital, nuk mund të merret hua një tjetër, si në rastin kur makina juaj është në servis…”
MJEKSIA PARASHIKUESE…
Prej disa dekadash mjekësia parandaluese është pasuruar me një variant të ri, Mjekësinë Parashikuese e cila ka si objekt jo njerëzit e sëmurë por njerëzit e shëndetshëm.
Ajo nuk kontrollon agjentët e identifikueshëm të sëmundjeve, por përpiqet të zbulojë faktorë të mundshëm risku për sëmundje në të ardhmen. Në këtë kuptim mjeksia parashikuese vetëm premton parandalimin e sëmundjeve mbasi me siguri s’mund të parashikojë se sëmundja do të ndodhë ose jo.
Shumë tërheqëse mjeksinë parashikuese e bën premtimi se do të sigurojë zgjatje të konsiderueshme të jetëgjatsisë por dhe një kursim të madh të shpenzimeve shëndetësore !
DY KËNDVËSHTRIME…
Pa dyshim që mjeksia parashikuese synon të na bëjë më të shëndetshëm, por dhe s’duhet të konsiderohet rastësi që është dhe një biznes mjaft fitimprurës.
Skeptikët ngrenë pyetje : pse kur jemi me shëndet të mirë, kur s’kemi asnjë shqetsim duhet të testohemi ?
Parashikuesit përgjigjen : “Jeni normal vetëm se nuk jeni testuar sa duhet. Duke qenë pre e kaq shumë sëmundjeve, sa më shumë të egzaminoheni aq më mirë.”
Skeptikët : mbështetur në statistikë sa më shpesh të kontrollohemi, aq më e mëdhe është dhe mundësia për të zbuluar diçka të gabuar. Testet nuk janë domosdoshmërisht të padëmshme, në një numër jo të pa konsiderueshëm, mund të jenë false duke u bërë shkak për operacione të panevojshme në njerëz të shëndetshëm.
Duhet aplikuar mjeksia parandaluese, pa një indikacion klinik ?
NJË DILEMË…
Doktor M.Durand 65 vjeçar është në dilemë :
“Mendoj se jam me shëndet të mirë. Por a jam vërtetë ?
Flokët më janë zbardhur. Më kanë rënë krejtësisht në disa pjesë. Shikimi më është vështirësuar. Kur sapo ngrihem nga shtrati në mëngjes, lëviz me vështirësi, kam dhimbije të tendineve. S’mbaj mend emra. Mos fshihet diçka në genet e mija ? Nëna ime, ashtu si nëna e saj më parë, është me demencë. Më tej ai vazhdon : “Nuk pi duhan. Pi pak alkool. Lëviz shumë në këmbë, por ushtrime fizike bëj pak. Kam kohë që s’kam matur presionin e gjakut. As yndyrnat. Dyshoj se më është zmadhuar prostata. S’e kam egzaminuar. As antigjenin specifik për prostatën s’e kam matur… Duhet ta vë ujin në zjarr për të zbuluar ndonjë tensionin e lartë të gjakut, apo ndonjë kancer të heshtur i cili mund të jetë gati për të më hequr qafe, apo të vazhdoj pa u shqetsuar…?
DHE NJË PËRGJIGJE
Në vend të mbylljes…
Në best-seller-in e tij “Alkimisti“, shkrmtari i shquar Paulo Koelho, pyetjes pse duhet të interesohemi kaq shumë për të ditur të ardhmen, i përgjigjet :
“Për të bërë disa gjëra që t’i paraprinë të keqes, për tu përgatitur për atë që do të ndodhë…
Do ishte mirë nëse parashikimet do të ishin të mira, por nëse do të ishin të këqia, çfarë do të ndodhte ? S’do bënim gjë tjetër veçse do fillonim të vuanim shumë kohë para se vuajtja të ndodhte. Dhe frika nga vuajtja është më e keqe se vetë vuajtja.”
Ja vlen të kërkojmë të dimë të ardhmen e shëndetit tonë ndërkohë që pa-parashikueshmëria e së ardhmes përbën një ngushëllim të madh për racën njerzore ? Mban gjallë shpresën e shumë njerëzve.
Askush me saktësi nuk di çfarë nesër do të ndodhë. Dimë shumë rreth probabilitetit, por probabiliteti është larg të sigurtës.
Nëse do të qëndrojmë gjithmonë në të sotmen do të jemi njerëz më të lumtur…

Armiqtë kryesorë të trurit: Faktorët që dëmtojnë funksionin mendor

Truri është pasuria më e vlefshme që kemi dhe kërkon mbrojtje të veçantë. Ja gjashtë “armiqtë” që mund të ndikojnë negativisht në funksionin njohës, gjendjen shpirtërore dhe mirëqenien tuaj:

Sheqeri

Konsumi i tepruar i sheqerit shkakton inflamacion në tru, duke ndikuar në kujtesë dhe rregullimin e humorit.

Aktiviteti i ulët fizik

Mungesa e aktivitetit fizik ndalon qarkullimin e gjakut në tru, duke ulur funksionin njohës dhe rritur nivelet e stresit.

Qëndrimi para ekranit

Kalimi i tepërt i kohës para ekranit mbingarkon trurin, duke rezultuar në lodhje dhe ulje të fokusit. Bëni pushime të rregullta dhe kaloni disa minuta pa teknologji çdo ditë.

Mungesa e socializimit

Lidhjet njerëzore janë thelbësore për shëndetin mendor dhe emocional. Ndërveprimet sociale stimulojnë rrjetet nervore dhe ndihmojnë në përmirësimin e elasticitetit kognitiv.

Dehidratimi

Pirja e pamjaftueshme e ujit ndikon në disponimin dhe përqendrimin tuaj. Duke qenë se truri është rreth 75% ujë, është thelbësore të qëndroni të hidratuar për të funksionuar në mënyrë optimale. Mbani gjithmonë një shishe me ujë pranë.

Mungesa e gjumit

Gjatë gjumit, truri pastron dhe përpunon informacionin. Mungesa kronike e gjumit ndikon negativisht në kujtesë dhe përshpejton rënien njohëse. Synoni për 7-8 orë gjumë cilësor çdo natë për të rimbushur trurin tuaj.

Duke marrë parasysh këto faktorë, mund të mbani trurin tuaj të shëndetshëm dhe të fortë! sn

A e dije se çdo qelizë e trupit tënd i dëgjon mendimet e tua?

Sa e rëndësishme është të mendojmë e të flasim në mënyrë të dobishme për një shëndet të mirë fizik por mbi të gjitha për një mirëqenie psiko-emocionale.

Mendimet, nuk janë vetëm fjalë në mendjen tonë. Mendimet janë ato që gjenerojnë sinjale kimike që përshkruajnë trupin, duke ndikuar në çdo qelizë tonën.

Sipas kësaj logjike, kuptojmë se mendimet negative, mund të shkaktojnë stres dhe sëmundje, ndërsa mendimet pozitive janë ato që na japin mundësinë për një mirëqenie që nuk rrezikohet nga faktorë të jashtëm dhe që kanë ngarkesë emocionale pesimiste.

Disa shembuj mendimesh që kanë një efekt negativ ne trupin tonë:

“ Nuk jam i/e zonja sa duhet..” nxisim prodhimin e adrenalinës në trup duke ndikuar për shumë gjatë një ndjesi ezaurimi mendor dhe lodhje kronike.

“Nuk meritoj të jem i/e lumtur për gabimet që kam bërë”, rrezikojmë të mos e prodhojmë serotoninën (hormonin e lumturisë) dhe nxisim ndjenjën e depresionit dhe të mbyllurit në vetvete.

Një mendim si; “ Unë jam një dështim”, rrit prodhimin e kortisolit ( hormonin e stresit) duke sjellë probleme në tretje dhe dhimbje koke.

Disa shembuj mendimesh që kanë një efekt pozitiv në trupin tonë:

“ Unë mund ta kalojë këtë sfidë”, stimulon prodhimin e dopaminës duke përmirësuar motivimin dhe nivelin e përqëndrimit.

“Ndihem krenare për çka kam arritur”. Ndihmon në rritjen e nivelit të serotoninës e cila na bën të ndihemi të lumtur.

“ Unë marr mësim nga çdo eksperiencë”, bën aktivizimin e korteksit prefrontal, duke përmirësuar aftësinë e marrjes së vendimeve.

“Unë meritoj suksesin dhe të jem i/e lumtur”, bën të mundur prodhimin i endorfinës, e cila përmirëson humorin.

Duhet të jemi të vetëdijshëm se çfarë jemi në gjendje t’i shkaktojmë trupit tonë, përmes mendimeve tona. Le të përpiqemi të gjykojmë dhe të mendojmë në mënyrë të dobishme dhe inkurajuese, pa u zhytur dhe pa u mposhtur nga problematikat e jetës sonë të përditshme por të mësohemi të bashkëjetojmë me to në mënyrë produktive dhe të përballemi me optimizëm edhe atëherë kur jeta na përball me vështirësi. Mos harrojmë se çdo mendim i yni dhe ngarkesa emocionale që i vesh mendimet tona, reflekton plotësisht në çdo qelizë të trupit tonë!

Ndryshoje jetën tënde duke ndryshuar mënyrën tënde të të menduarit! sn

Efektet çudibërëse të hudhrës…- Nga Dr. ALKET KOROSHI

Vendosja e një ose dy thelpinj hudhër nën jastëk ka përfitime të habitshme!
Një ose dy thelpinj hudhre bëjnë një efekt te vecante . Hudhra përdoret në të gjithë botën, por a e dini se përveçse është në gjendje ta përdorni në kuzhinë, është e dobishme edhe në dhomën e gjumit?
Hudhra zakonisht nuk është e dobishme kur bëhet fjalë për “ta ngrene në dhomën e gjumit”, por ky nuk është lloji i veprimit për të cilin po flasim.
Ne kemi mbledhur disa cilesi për hudhrën për ju që me siguri nuk i dini ende.
Dhe ka më shumë! Me ne fund do t’ju zbulojmë se çfarë ndodh nëse e vendosni hudhrën nën jastëk!
Efekt qetësues
Do të flini shumë më mirë me një thelp hudhër nën jastëk! Ne e kuptojmë se kjo tingëllon e çuditshme, por substancat e squfurit në hudhër të kombinuara me aromën kanë një efekt qetësues. Era e hudhrës që vjen nga jastëku do t’ju ndihmojë të bini në gjumë më shpejt e me lehte . Përveç kësaj, do të përmirësojë cilësinë e gjumit tuaj. Me fjalë të tjera: do të flini shume shpejt dhe thellë; cfare te beni tjeter ? Vendosni një ose dy karafil (përfshirë levoren ) nën jastëk. Ju do të flini si një fëmijë! Dhe mos u shqetësoni, të nesërmen në mëngjes, as ju as dhoma juaj e gjumit nuk do të nuhasni erën e hudhrës. Të gjithë do të duan të ulen në vendin tuaj ! Ia vlen të provosh?
Veprimi ne stomak
Hudhra është gjithashtu e shkëlqyeshme për gjëra të tjera. A vuani nga problemet e stomakut, siç është acidi gastrik? Pini një gotë ujë me pak hudhër të freskët. Ka shije të fortë, por do do shihni se do t’ju ndihmojë!

Çrregullimi Emocional Sezonal gjatë vjeshtës, si ta përballoni me disa ushtrime

Nga fillimi i vjeshtës njerëzit mund të ballafaqohen me Çrregullim Emocional Sezonal (SAD), me simptoma që përfshijnë ndjenjat e dëshpërimit dhe ankthit.

Por stërvitja e rregullt është parë se zvogëlon rrezikun e zhvillimit të depresionit deri në 30 për qind, sipas Fondacionit të Shëndetit Mendor. Ushtrimi mund të jetë aq i thjeshtë sa një ecje e shkurtër 10-minutëshe.

Gavin Cowper, ekspert i ushtrimeve ka ndarë disa ushtrime të thjeshta 30-minutëshe përgjatë javës për t’ju ndihmuar në lehtësimin e simptomave të depresionit sezonal.

“Shumë njerëz janë të emocionuar për vjeshtën, por derisa ditët shkurtohen dhe netët rriten, ata me Çrregullime Emocionale Sezonale mund të kenë vështirësi në shëndetin e tyre mendor”, pohoi Cowper.

“Fatmirësisht, ushtrimet e thjeshta 30-minutëshe mund të ndihmojnë në zbutjen e simptomave të SAD. Qëndrimi aktiv jo vetëm që përmirëson disponimin tuaj, por gjithashtu rrit vetëvlerësimin tuaj, gjë që mund të ketë një efekt pozitiv në mirëqenien tuaj të përgjithshme”.

Ai ka ndarë disa ushtrime që do t’ju ndihmojnë në këtë aspekt të cilat janë si më poshtë:

Ecja: “Ushtrimi i thjeshtë me ndikim të ulët, si ecja, rrit prodhimin natyral të endorfinës në trup, gjë që ju ndihmon të relaksoheni dhe të përmirësoni disponimin tuaj. Ecja gjithashtu ndihmon në përmirësimin e rrjedhjes së gjakut në tru, duke përmirësuar funksionin njohës dhe duke ju lejuar të mendoni qartë. Për të marrë përfitimet e plota, synoni të ecni 30 minuta çdo ditë. Qëndrimi i qëndrueshëm me këtë ushtrim do të përmirësojë cilësinë e gjumit dhe do të mbështesë humbjen graduale të peshës, duke rritur mirëqenien tuaj të përgjithshme”.

Joga: “Si një nga ushtrimet më relaksuese, joga është zbuluar se redukton hormonet e stresit në trup ndërsa rrit endorfinën për të nxitur relaksimin dhe reduktimin e ankthit. Praktikimi i jogës forcon lidhjet në trurin tuaj, duke përmirësuar funksionin tuaj njohës, si dhe kohën e reagimit dhe mprehtësinë e përgjithshme mendore. Joga e rregullt mund të nxisë vëmendjen. Mundohuni të bëni 30 minuta joga çdo të dytën ditë, veçanërisht pas një dite stresuese duke u fokusuar në poza të buta ose restauruese për të nxitur relaksimin”.

Pilates: “Praktikimi i pilates mund të përmirësojë disponimin tuaj duke nxitur endorfinë dhe serotonin për të promovuar mirëqenien, si dhe për të rritur nivelet e energjisë dhe për të përmirësuar modelet tuaja të gjumit, duke e bërë më të lehtë menaxhimin e përgjegjësive të përditshme. Pilates fokusohet në lëvizjet e kontrolluara dhe frymëmarrjen e thellë, e cila qetëson sistemin nervor, veçanërisht për ata me çrregullim SAD. Për të marrë rezultatet më të mira, përfshini pilates në rutinën tuaj të stërvitjes 2-3 herë në javë për 30 minuta, veçanërisht para gjumit.

Noti: “Noti redukton stresin duke çliruar endorfinë dhe përmirëson qarkullimin e gjakut në tru, gjë që ndihmon në ruajtjen e shëndetit të trurit dhe rritjen e funksionit njohës. Në veçanti, noti në ujë të ftohtë mund të ndihmojë në zbutjen e simptomave të depresionit pasi reagimi i trupit ndaj të ftohtit ju ndihmon të përshtateni dhe menaxhoni stresin. Për rezultatet më të mira, bëni 10 deri në 20 xhiro – që zgjasin rreth 30 minuta – 2 deri në 3 herë në javë”.sn

Lumturia ul rrezikun e atakut kardiak dhe hemorragjisë cerebrale

TIRANE

Nëse njerëzit ndihen të lumtur apo edhe të kënaqur me jetën e tyre, kjo vetëm ndihmon shëndetin mendor, por mund edhe të reduktojë rrezikun e atakut kardiak dhe hemorragjisë cerebrale.

Një studim i fundit, i botuar në Gazetën e Shoqatës Amerikane të Zemrës, tregoi se mirëqenia ul rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare.

“Gjetjet tona mbështesin një qasje ndaj kujdesit shëndetësor, ku rritja e mirëqenies mendore dhe emocionale të një individi konsiderohet si pjesë integrale e parandalimit të sëmundjeve të zemrës dhe hemorragjisë cerebrale,” pohoi autori kryesor i studimit Dr. Wen Sun.

Hulumtimi i drejtuar prej tij analizoi të dhënat e mbi 120 mijë pjesëmarrësve. Rezultatet treguan se personat me nivele më të larta të mirëqenies emocionale kishin një rrezik 44% më të ulët për arterie të bllokuara, 45% më të ulët për hemorragji cerebrale dhe 56% më pak për infarkt.

Studiuesit thonë se njerëzit që ndiheshin më të kënaqur me jetën, niveli i inflamacionit në trup ishte më i vogël. Ata rekomanduan përfshirjen e aktiviteteve fizike dhe menaxhimin e stresit në kujdesin shëndetësor të përditshëm.bw

Mungesa e ëndrrave dhe ndikimi në shëndetin e njeriut

Mungesa epidemike e ëndrrave është një tregues i disa problemeve shëndetësore të shkaktuara nga mungesa e gjumit.

E gjithë kjo lidhet me fazën REM,  e njohur si lëvizja e shpejtë e syve, përgjatë së cilës njeriu ëndërron.

Gjumi i thellë dhe rëndësia e saj

Në këtë fazë, teksa trupi është në proces relaksi dhe qetësie, sytë lëvizin me shpejtësi të madhe.

Në gjumin e thellë truri dhe trupi “marrin veten” nga problemet e ditës dhe bëhen gati për ditën e nesërme, duke u ngarkuar me energji të reja.

Po kështu kjo fazë zë peshë përsa i përket rëndësisë në ëndrrat.

Ëndrrat pengohen nga një sërë faktorësh, siç mund të jetë alkooli.

Alkooli mund t’iu vëjë në gjumë, por ka prirje t’ju dalë pak më shpejt se zakonisht.

Kështu, truri dhe trupi e kapërcejnë fazën REM dhe ëndrrat nuk mund të jenë të pranishme.

Problemet që lindin nga mungesa e gjumit dhe e ëndrrave

Pagjumësia shkakton vështirësi në përqendrim, ankth apo dhe halucinacione.

Mungesa e gjumit mund të shkaktojë disa probleme në shëndet, si për shembull mbipesha, sëmundjet kardiovaskulare dhe humbja e kujtesës.

Ekspertët shprehen se mungesa e ëndrrave dhe gjumit të thellë nxisin reagime inflamatore të ndryshme. Për këtë arsye është e rëndësishme të mos konsumohen substanca të ndryshme përpara fjetjes, siç mund të jetë kafeja, e po kështu mos të ketë ekspozim të tepërt në dritë.

Dhurimi i veshkës është më i sigurt se ç’mendohej më parë

VOA/Marrë nga Associated Press

UASHINGTON – Personat që dëshirojnë të dhurojnë veshkën e tyre përballen me një rrezik më të ulët vdekjeje pas operacionit, se ç’mendohej më parë nga mjekët, njoftuan studiuesit të mërkurën.

Studimi përmblodhi të dhënat e dhurimit të veshkave nga persona të gjallë përgjatë 30 viteve dhe zbuloi se deri në vitin 2022, më pak se 1 në çdo 10,000 dhurues vdiq brenda tre muajve nga bërja e operacionit. Qendrat e transplantimeve kanë përdorur deri tani të dhëna më të vjetra – duke përmendur rrezikun e 3 vdekjeve për 10,000 dhurues të gjallë – në materialet ku informohen dhuruesit rreth komplikacioneve kirurgjikale që mund të kenë pasoja vdekjeprurëse.

“Dekada e fundit është bërë shumë më e sigurt në sallën e operacionit për dhuruesit e gjallë”, tha Dr. Dorry Segev, kirurg transplantesh në spitalin e Universitetit të Nju Jorkut “Langone Health” dhe bashkautor i studimit të botuar në revistën JAMA.

Teknikat më të reja kirurgjikale janë arsyeja kryesore, tha Dr. Segev, duke bërë thirrje që të përditësohen udhëzimet për të pasqyruar këto përmirësime të sigurisë – dhe ndoshta për të rritur interesimin për dhurimin e gjallë të organeve.

Ai përmend se sa shpesh marrësit e organit janë më të shqetësuar për rreziqet e mundshme për dhuruesit e tyre, sesa vetë dhuruesit e mundshëm.

“Për ta, kjo është edhe më qetësuese, që t’i lejojnë miqtë ose familjarët të dhurojnë për ta”, tha Dr. Segev.

Mijëra njerëz vdesin çdo vit ndërsa janë ende në pritje për një transplantim organesh. Është e mundur që dhuruesit e gjallë të japin një nga dy veshkat e tyre ose një pjesë të mëlçisë, që është organi i vetëm që ripërtërihet.

Me gati 90 mijë persona në Shtetet e Bashkuara në listën e pritjes për njëë veshkë, gjetja e një dhuruesi të gjallë jo vetëm që shkurton pritjen shumëvjeçare – këto organe gjithashtu mbijetojnë më gjatë se ato nga dhuruesit e vdekur.

Megjithatë vitin e kaluar, vetëm 6,290 nga mbi 27,000 transplantimet e veshkave në SHBA u dhuruan nga donatorë të gjallë, niveli më i lartë që nga periudha përpara pandemisë. Siguria nuk është e vetmja pengesë për dhurimin nga personat e gjallë. I tillë është edhe ndërgjegjësimi, pasi shumë pacientë hezitojnë të pyesin. Dhe megjithëse siguracioni shëndetësor i marrësit mbulon faturat mjekësore, disa donatorë përballen me shpenzime të tilla si udhëtimi, ose pagat e humbura, ndërsa rikuperohen pas transplantimit.

Ekipi i Universitetit të Nju Jorkut analizoi të dhënat në Shtetet e Bashkuara për mbi 164,000 dhurime të veshkave nga persona të gjallë nga viti 1993 deri në vitin 2022 dhe gjeti 36 vdekje pas operacionit. Më të rrezikuarit ishin dhuruesit meshkuj dhe ata me një historik tensioni të lartë të gjakut.

Vetëm pesë nga këto vdekje kanë ndodhur që nga viti 2013. Kjo periudhë përkoi me ndryshimin e procedurave në qendrat e transplantimit në SHBA, duke e bërë heqjen e veshkës me ndërhyrje më të vogël kirurgjikale dhe duke zbatuar një metodë më të mirë për të ndalur hemorragjinë, tha Dr. Segev.

“Me kalimin e kohës, është një operacion i sigurt që është bërë edhe më i sigurt” dhe është e rëndësishme që dhuruesit e mundshëm ta dinë këtë, tha Dr. Amit Tevar i Qendrës Mjekësore të Universitetit të Pitsburgut, i cili nuk ishte i përfshirë në këtë studim.

Por ka edhe rreziqe afatgjata për t’u marrë parasysh, theksoi ai – përfshirë nëse veshka e mbetur e një dhuruesi pritet të zgjasë gjatë gjithë pjesës tjetër të jetës së tyre.

Rreziku që një dhurues të pësojë më vonë dështim të veshkës është gjithashtu i vogël dhe varet nga faktorë të tillë si obeziteti, tensioni i lartë i gjakut, pirja e duhanit dhe historiku i sëmundjeve të veshkave në familje. Faktorët për përllogaritjen e rrezikut i ndihmojnë mjekët të përcaktojnë gjasat e një dhuruesi të mundshëm për komplikacione të mëvonshme në jetë dhe qendrat e transplantimit mund të kenë kritere disi të ndryshme për përshtatshmërinë.

“Nuk ekziston një gjë e tillë si një donator me rrezik të moderuar apo të lartë – ose je i përsosur ose jo”, është mënyra se si Dr. Tevar e merr vendimin për ta pranuar ose për të hequr dorë nga një dhurues i mundshëm.

Mjekët dikur mendonin se të rinjtë në moshë madhore ishin dhuruesi i gjallë ideal. Por Dr. Segev tha se ka një zhvendosje drejt dhuruesve më të vjetër të gjallë, sepse është më e lehtë të parashikohet saktë nëse do t’u mjaftojë veshka që u mbetet.

Nëse një dhurues i gjallë më vonë përjeton dështim të veshkave, atij i jepet përparësi për një transplantim, vuri në dukje Dr. Segev.

Muskujt e njeriut. Rëndësia e tyre- Nga Dr. ALKET KOROSHI

Pa muskuj, qeniet njerëzore nuk do të ishin në gjendje të jetonin – zemrat tona nuk do të rrihnin, gjaku nuk do të qarkullonte, ajri nuk do të tërhiqej në mushkëri dhe ne nuk do të ishim në gjendje të lëviznim ose të komunikonim. Rëndësia e muskujve pasqyrohet në faktin se ai përbën afro 40-50% të masës trupore. Muskujt e kanë marrë emrin nga fjala latine ‘mus’ (miu i vogël) për shkak të shfaqjes së disa muskujve që lëvizin nën lëkurë .
Qelizat muskulore janë të specializuara për tkurrje. Qelizat janë të ngjashme në strukturë me qelizat e tjera në trup, por janë të zgjatura dhe, për këtë arsye, quhen fibra muskulore. Ato përbëhen kryesisht nga uji (rreth 75%), proteina dhe kripëra inorganike. Ka rreth 700 muskuj të ndryshëm në trupin e njeriut dhe më shumë se 250 milion fibra muskulore.
Trupi përmban tre lloje të dallueshme të muskujve (skeletike, kardiak dhe të lemuar). Do perqendrohemi te muskujt e skeletit.
Për shkak se qelizat e muskujve të skeletit janë të gjata dhe cilindrike, ato zakonisht quhen fibra muskulore (ose miofibra). Fijet muskulore të skeletit mund të jenë mjaft të mëdha krahasuar me qelizat e tjera, me diametra deri në 100 μm dhe gjatësi deri në 30 cm (11,8 inç) në Sartorius të pjesës së sipërme të këmbës. Pasja e shumë bërthamave lejon prodhimin e sasive të mëdha të proteinave dhe enzimave të nevojshme për ruajtjen e funksionit normal të këtyre qelizave të mëdha të dendura në proteina. Përveç bërthamave, fibrat muskulore të skeletit përmbajnë edhe organele qelizore që gjenden në qelizat e tjera, siç janë mitokondria dhe rrjeta endoplazmatike. Sidoqoftë, disa nga këto struktura janë të specializuara në fijet muskulore. Rrjeti i specializuar i butë endoplazmatik, i quajtur rrjeta sarkoplazmike (SR), ruan, çliron dhe rigjen jonet e kalciumit (Ca ++).
Membrana plazmatike e fibrave muskulore quhet sarkolemë (nga sarkoja greke, që do të thotë “mish”) dhe citoplazma referohet si sarkoplazmë . Brenda një fije muskulore, proteinat janë të organizuara në struktura të quajtura miofibrile që kanë gjatësinë e qelizës dhe përmbajnë sarkomere të lidhura në seri. Meqenëse miofibrilet janë me diametër vetëm afërsisht 1.2 μm, qindra deri në mijëra (secila me mijëra sarkomere) mund të gjenden brenda një fije muskulore. Sarkomera është njësia më e vogël funksionale e një fije muskulore skeletore dhe është një rregullim shumë i organizuar i proteinave shtrënguese, rregullatore dhe strukturore. Eshtë shkurtimi i këtyre sarkomereve individuale që çojnë në tkurrjen e fibrave individuale të muskujve të skeletit (dhe në fund të fundit të gjithë muskulit).
Muskujt skeletorë përmbajnë ind lidhës, enë gjaku dhe nerva. Ekzistojnë tre shtresa të indit lidhor: epimizium, perimizium dhe endomizium. Fijet muskulore të skeletit janë të organizuara në grupe të quajtura fashikuj. Enët e gjakut dhe nervat hyjnë në indin lidhor dhe degëzohen në qelizë. Muskujt ngjiten në kocka direkt ose përmes tendoneve ose aponeurozave. Muskujt e skeletit mbajnë qëndrimin, stabilizojnë kockat dhe nyjet, kontrollojnë lëvizjen e brendshme dhe gjenerojnë nxehtësi.
Fibrat e muskujve të skeletit janë qeliza të gjata, multinukleare. Membrana e qelizës është sarkolema; citoplazma e qelizës është sarkoplazma. Rrjeti sarkoplazmatik (SR) është një formë e rrjetës endoplazmatike. Fijet muskulore janë të përbëra nga miofibrile të cilat janë të përbëra nga sarkomere të lidhura në seri. Strijat e muskujve të skeletit krijohen nga organizimi i filamenteve të aktinës dhe miosinës duke rezultuar në modelin e lidhjes së miofibrileve. Këto filamente të aktinës dhe miosinës rrëshqasin njëra mbi tjetrën për të shkaktuar shkurtimin e sarkomereve dhe qelizat për të prodhuar forcë.….
Karakteristikat e muskujve skeletike
Karakteristikat e muskujve e lejojnë atë të kryejë funksionet e tij:
– Karakteristika që veçon muskujt nga indet e tjera të trupit është se është në gjendje të transformojë energjinë kimike nga molekulat e lëndëve ushqyese në energji mekanike, gjë që i bën muskujt të aftë të ushtrojnë forcë;
– Muskujt janë eksitues ose nervoz. Kjo do të thotë se ata janë të aftë të marrin dhe t’i përgjigjen një stimuli. Stimuli zakonisht është një kimikat – një neurotransmetues i lëshuar nga një qelizë nervore, një hormon ose një ndryshim lokal i aciditetit (pH). Si përgjigje, muskujt gjenerojnë një impuls elektrik që shkakton tkurrjen e qelizave muskulore;
– Muskujt mund të kontraktohen ose shkurtohen kur stimulohen. Asnjë lloj tjetër i indeve të trupit nuk mund ta bëjë këtë;
– Muskujt janë zgjatues – domethënë, ata mund të shtrihen ose të shtrihen përtej gjatësisë së tyre të gjendjes se qetesise;
– Fijet muskulore janë elastike dhe mund të kthehen në gjatësinë e gjendjes se qetesise pasi të jenë shtrirë.

ÇRREGULLIMET MINERALE E KOCKORE NË SËMUNDJET E VESHKAVE…- Nga Dr. ALKET KOROSHI

Përveçse është një nga sëmundjet kronike më të zakonshme, SKK (semundja kronike e veshkave) është aktualisht një nga shkaqet kryesore jo të transmetueshme të vdekjeve.
Ne te gjithe boten jane 843 milionë pacientë të vlerësuar në të gjitha fazat e SKK në 2019 por keto megjithate nuk zbulojnë të gjithë shtrirjen e fenomenit . Ekziston një rekord më i lartë i pacientëve në fazat 3-5 krahasuar me fazat e mëparshme, ku këto të fundit përbëjnë më pak se 75% të rasteve, me gjasë për shkak të natyrës klinikisht të heshtur të SKK në fazat fillestare.
Prevalenca e lartë e SKK është më tej pesimiste nga një rritje e paparashikuar në shkallën relative të vdekjeve në krahasim me vitin 1990 . Përveç rënies karakteristike të funksionit glomerular (nga faza 2 e tutje), komplikimet kardiovaskulare (CV) luajnë një rol të madh në shkallën e vdekshmërisë së të gjitha moshave të shkaktuara nga SKK. Studimet e bazuara në popullatë kanë tërhequr vëmendjen për këtë çështje specifike pasi kanë demonstruar një rritje të vdekshmërisë CV në pacientët e paraqitur ose me GFR më të ulët se 60 mL/min/1.73 m2 ose me albuminuri – të dy tregues të SKK të shkallës së avancuar .
Çrregullimi i kockave e minerale, i njohur gjithashtu si CKD-MBD në literaturë, përfshin ndryshimet në profilet biokimike dhe hormonale që janë përgjegjëse për rritjen e ngjarjeve të CV dhe vdekshmërisë, shkallës më të shpejtë të progresionit të CKD dhe ndjeshmërisë ndaj frakturave. Tre shtyllat kryesore që themelojnë MBD (semundjen mineralo kockore) janë si më poshtë:
(a) biokimia e ndryshuar në lidhje me kalciumin, fosforin, PTH dhe vitaminën D, por pa u kufizuar në ato;
(b) norma jonormale e qarkullimit të kockave, rritje lineare ose qëndrueshmëri më e ulët;
(c) kalcifikim vaskular ose në një vend tjetër ektopik . Fosfati është elementi qendror në zhvillimin e MBD dhe rregullohet kryesisht nga veshkat, gjëndrat paratiroide dhe zorrët . Në fillim të rrjedhës së SKK, si pasojë e numrit të reduktuar të nefroneve funksionale, pjesa e mbetur i nënshtrohet ndryshimeve adaptive në përgjigje të kapacitetit të përgjithshëm të reduktuar të filtrimit.

Roli i Klotho në SKK (sëmundjet e veshkave) …- Nga Dr. ALKET KOROSHI

Klotho është një proteinë e ngjashme me β-glikozidazën e membranës së tipit I që i jep specifikat e indeve FGF-23 dhe shprehja e saj rregullohet pozitivisht nga 1,25(OH) 2D3 . Mungesa e Klotho në modelet eksperimentale të minjve çon në një fenotip të karakterizuar nga një metabolizëm i ndryshuar i kalciumit/fosfatit me hiperfosfatemi, hiperparatiroidizëm dytësor, kalcifikim vaskular, hipertrofi kardiake, plakje të parakohshme dhe jetëgjatësi të shkurtuar .
Gjatë SKK, ulja e niveleve të Klotho në plazmë shkakton çrregullim të boshtit FGF-23/Klotho. Një nivel i ulët i vitaminës D në plazmën e pacientëve me SKD redukton shprehjen e Klotho në veshka dhe në gjëndrat paratiroide, duke i bërë këto organe rezistente ndaj FGF-23 .
Një metanalizë e kryer mbi 15 studime grupore, duke përfshirë gjithsej 431 marrës të transplantit të veshkave dhe 108 donatorë të gjallë të veshkave, tregoi se, krahasuar me nivelet e serumit para operacionit, Klotho u ul në dhuruesit e veshkave pas nefrektomisë, ndërsa u rrit ndjeshëm në marrësit pas transplantimit, duke çuar në korrigjim. e homeostazës së fosfatit.

Send this to a friend