Trim Maliqi i lindur më 10 qershor të vitit 2014 në Gjenevë të Zvicrës, tri herë rresht është fitues i Medaljes së Argjendtë, në garat ndërkombëtare të matematicientëve të rinj, të organizuara nga “BRAINOBRAIN INTERNATIONAL”.
Trimi me përkushtim dhe mirësjellje frekuenton edhe mësimin e rregullt në “Ecole primaire des Libellules“ të komunës Vernier të Republikës dhe Kantonit të Gjenevës.
Ai si nxënës i klasës së gjashtë i kësaj shkolle përveç që është i përkushtuar në mësime ka edhe sjellje shembullore.
Meqenëse, Gjeneva njihet si qytet ndërkombëtar që tubon të gjitha kombet dhe kombësitë e botës Trimi,shquhet për korrektësi dhe bashkëpunim me të gjithë.
Fjalë miradije përveç shokëve dhe shoqeve të shkollës për Trimin, flet edhe mësuesja e tij Florence Froelicher.
Ajo çmon lartë interesimin e Trimit në zënien e mësimeve si dhe gatishmërinë e vazhdueshme për të bashkëpunuar me shokët dhe shoqet e klasës.
Me të vërejtur prirjet e Trimit në matematikë prindërit e tij Hekremi dhe Linda, në maj të vitit 2021 e regjistrojnë në “Active Brain Kids Academy” të Gjenevës.
Mësimi në këtë Akademi mbahet nga ligjërues profesionistë dhe me metoda të sofistikuara.
Trimi një fëmijë i mbarë dhe i dashur edhe në mjedisin e rinj tregohet bashkëpunues dhe i suksesshëm.
Ai përveç ushtrimeve në Akademi nën përkujdesjen e së ëmës Linda Rexhaj Maliqi, juriste në Sindikatën “Unia“ të Gjenevës, çdo mbrëmje punon nga dy orë shtesë edhe në shtëpi.
Trimi për punë është i motivuar po ashtu edhe nga babai i tij Hekrem Maliqi, ekspert i informatikës, i cili shpeshherë i lë anash angazhimet e tij vetëm e vetëm që i biri të mos humbasë qoftë edhe pesë minuta të vetëm të mësimit në këtë Akademi.
Në fund të viteve 90-të dhe në fillim viteve 2000, shumë të rinj shqiptar të ikur nga frontet e Luftës në Kosovë, Maqedoni të Veriut dhe Kosovë Lindore, me të arritur në Gjenevë, Fillet e Informatikës i kanë mësuar nga z.Hekrem Maliqi, në atë periudhë mësimdhënës në Universitetin Popullor Shqiptar të Gjenevës të udhëhequr nga z. Ueli Leuenberger (ish – deputet nacional i Parlamentit të Zvicrës, i 17 – të legjislaturave)
Andaj, shihet qartë që Trimi ka trashëguar shumëçka nga gjenet e babait të tij. Ai me dëshirë dhe pa kurrfarë imponimi tash tri vjet i vijon mësimet në këtë Akademi.
Puna e pandërprerë dhe dashuria për lëndën e Matematikës që për shumëkënd ende mbetet gogol, ka bërë që vogëlushi Trim Maliqi, të stoliset tri herë radhazi me Medaljen e Argjendtë në garat ndërkombëtare të matematicientëve të rinj të organizuara nga “BRAINOBRAIN INTERNATIONAL”
Mbi sukseset e këtij vogëlushi shembullor morëm edhe mendimin e zonjës Aleksadra El Solh, udhëheqëse e kësaj Akademie.
Zonja El Solh që synim të vetëm ka përgatitjen e duhur të fëmijëve në disiplina të ndryshme, posaçërisht në Matematikë thotë “natyrisht që ndjejë kënaqësie të pa përshkruar, sepse sukseset e njëpasnjëshme të Trimit, në këto gara ndërkombëtare ku marrinë pjesë mbi 21mijë nxënës nga mbarë globi, janë certifikatë besueshmërie dhe mirënjohje edhe për Akademinë tonë.”
ARIF EJUPI