Paul Ernst Klee, (shqiptohet [paul kle], Paul Klee) (Münchenbuchsee, 18 dhjetor 1879 – Muralto, 29 giugno1940), ishte piktor gjerman i lindur në Zvicër nga një baba dhe një nënë gjermane zvicerane, të dy muzikantë.
Figurë e shquar e shekullit të njëzetë, gjatë periudhës së trajnimit të tij Paul Klee u muar me muzikë, poezi, pikturë.

Paul Ernst Klee: Portret
EVELINËS
Të premtova të jem
një njeri i ndershëm. Unë dua
të duroj shikimin tënd.
Dua të gjunjëzohem para Zotit.
Po mundesh Evelinë të më shpëtosh ti?
Sepse nuk kam askënd tjetër!
Luaja me helmin
dhe u helmova,
pse desha të më thërrisnin jashtë?
Por në fund mendoj shumë
për të mirën.
Faj i mallkuar,
mbase më i madh
se sa e mendoja unë.
Të harroj atë për ty!
Por më parë, nëse mundesh,
Do të më duhej të të falja.
Të përshëndes nga larg.
Përktheu: Faslli Haliti
EPIGONO
Brenda meje rrjedh gjaku i një kohe më të mirë.
Sonambul i së tashmes
rrjedh nga një vend i vjetër,
nga varri i atdheut tim.
Toka gëlltit gjithçka
dhe dielli i jugut nuk lehtëson dhimbjet e mia.
Përktheu: Faslli Haliti

Ernst Paul Klee: Peizazh
DUKE PARË NJË PEMË
Zogjtë janë për t’u patur zili,
ata shmangin
të menduarit për trungun dhe rrënjët
të lumtur përkunden gjithë ditën,
ata që janë të lehtë
duke kënduar në majë të degëve

Përktheu: Faslli Haliti
Komentet