Tri mikesha, Maria, Paola e Françeska flasin për burrat e tyre.
E para tregon:
– Kur dua të bëj dashuri me Nikollën, ne e bëjmë atë 10, 12 herë …
– A ka ai vërtet gjithë këtë forcë?! – e pyesin mikeshat me një gojë.
– Po, unë kam një hile që e ndez shumë.
– Cila është?
– Kur kthehet nga puna, shkon të bëjë dush. Kur ai del jashtë, unë e prek dhe i them: “Niko, sa i nxehtë je!”.
Ju nuk do ta besoni por kjo e eksiton aq shumë sa ai më pas më vë në shtrat dhe ne bëjmë dashuri të paktën 10 herë.
Paola duket e interesuar: – Atëherë do të provoj edhe unë me Marion.
Të nesërmen Paola iu thotë mikeshave të saj:
– Kishit të drejtë, me të vërtetë funksionon! Dje kur Mario erdhi nga puna, ai shkoi të bënte një dush. Kështu që kur ai doli jashtë, unë bëra atë që më mësoi Maria. Nuk e kam imagjinuar kurrë që ai do të më çonte në shtrat dhe do ta bënim 9 herë …
Edhe Françeska është e bindur për efektivitetin e metodës:
– Edhe unë, pra, po përpiqem me Viktorin
Ditën tjetër Maria dhe Paola e gjejnë Françeskën në gjendje të mjerueshme. Ajo i ka të dy sytë e nxirë, plot plagë, njërin krah në gips, me pak fjalë, është në një gjendje të papërshkrueshme.
– Françeska, çfarë të ka ndodhur? A ke pasur një aksident?
– Jo, unë bëra vetëm atë që bëtë ju. Kur Viktori u kthye nga puna, ai shkoi të bënte një dush. Sapo mbaroi, e preka dhe m’u duk i ftohtë. Kështu që unë i thashë atij: “Viktor, pse nuk je aq i nxehtë si Nikolla dhe Mario?!!!
Komentet