Tani jemi në një fazë kur në ajër qarkullojnë qindra viruse gripi, pre e të cilave biem jo pak herë, ndaj në këto këshilla të marra nga mjekësia angleze ne kemi përzgjedhur pikërisht tri këshilla mbi shmangien e gripit, këshilla për sinozitin e migrenën.
Gripi/ Si ta kurojmë
– Shumica e njerëzve kanë humbje oreksi kur kanë të ftohtë dhe nuk vërejnë shumë ndryshim në oreksin e tyre, ndonëse mund të preferojnë ushqime që nuk i dëmtojnë në fyt. Gjatë gripit është mjaft e zakonshme të humbasësh interesin për ushqimin për disa ditë dhe madje ai të shkakton të përziera ose ndjesi të vjellash (njerëzit nganjëherë e quajnë këtë grip të stomakut, por ai mund të jetë një karakteristikë e gripit të çdo rasti).
– Simptomat e të ftohurit zakonisht fillojnë pas dy-tri ditësh pasi ka filluar përmirësimi dhe largohen brenda një jave. Gripi mund të vazhdojë për më gjatë, dhe shpesh kalon një ose dy javë derisa personi ndihet mirë përsëri. Për disa, gjendja e gripit zgjat disa javë.
– Komplikimet e gripit, gjithashtu priren të jenë më të ashpra. Probleme të tilla si pneumonia janë një rrezik i veçantë për njerëzit që janë imunizuar ndaj gripit dhe atyre me sëmundje kronike të mushkërive ose sëmundje zemre.
– Shumica e formave të shfaqjes së gripit nuk ka nevojë për trajtim të veçantë, trajtim shtesë. Antibiotikët nuk janë të një përfitimi të madh. Një vaksinë gripi është gjithashtu në dispozicion. Por dhe kjo nuk është 100 për qind efikase në parandalimin e sëmundjes së gripit, e të ftohurit.
– Edhe pse shumica e njerëzve me grip nuk kanë nevojë për trajtim të veçantë, medikamentet antigrip mund të ndihmojnë në shmangien e përhapjes së sëmundjes ose mund të ndihmojnë për të zvogëluar rrezikun e avancimit të mëtejshëm. Këto ilaçe mund të jenë veçanërisht të dobishme për ata që janë në rrezik të lartë të komplikimeve të gripit.
SINOZITI/ Këshilla për të luftuar sëmundjen
– Evitoni diellin në pikun e vapës. Mbani gjithmonë syze edhe në dimër, edhe në verë. Ushqime me fibra që në mëngjes. Kjo është një nga këshillat bazë për të mbajtur sa më larg sinozitin. Sipas specialistëve, shumë nga ushqimet e veçanta ndikojnë në mirëqenien tonë, por një ndryshim i veçantë që rrit nivelin e energjive ndodh kur njeriu ha për mëngjes një ushqim të pasur me fibra. Është provuar se fibra rrit nivelin e energjive, ka një efekt pozitiv në funksionimin e organeve.
– Përdorni sa më shumë ushqime me fibra. Në rast se ju fillojnë dhimbjet, është mirë që të konsumoni menjëherë kafe.
– Evitoni zhurmat e larta, të magnetofonit, televizorit. Për t’u qetësuar, qëndroni në qetësi të plotë dhe në një ambient të mbyllur, dhe në errësirë për të paktën 30 minuta.
MIGRENA/Këshilla për të evituar dhimbjen
– Kontrolloni tensionin çdo ditë, pasi luhatjet e tij janë shkak për shfaqjen e krizave të migrenës. Kuroni dhimbjet e dhëmbëve, dhimbjet e syve, sinozitet apo bllokimin e hundëve, pasi ato bëhen shkak për migrenë kronike edhe pas këtyre sëmundjeve.
– Evitoni zemërimin, emocionet e forta, shokimet, çlironi tensionet, çlirohuni nga streset. Evitoni mbilodhjen, ndryshimin e rutinës, çrregullimet e gjumit, çrregullimet seksuale. Mos qëndroni në vende me zhurmë të lartë, në ambiente me drita të zbehta si dhe në ambiente me lagështirë.
Komentet