E thënë dhe detektuar ( deshifruar) ndryshe: Kjo don të thotë se liria, populli ( kombi), morali, shteti, prona ( pasuria), pavarësia, sovraniteti dhe integriteti i gjithëmbarëshëm i Kosovës, janë pronë private e Kadri Veselit, Hashim Thaçit, Xhavit Halitit, Adem Grabovcit, Isa Mustafës, Sabri Hamitit, Lutfi Hazirit, Skënder Hysenit, Edita Tahirit etj….! Mbase, pronë private e hajnave ( hajdutëve), matrapazëve, demagogëve, hipokritëve ose tregtarëve të njohur ( ambulant) të shpirtërave dhe flamujve. Shumica prej të cilëve me dosie dhe biografi të dyshimta personale, familjare ( gjenealogjike), nacionale( strukturalgjenetike), intelektuale, profesionale, morale, shpirtërore, emocionale, psikofizike, psikosociale etj.
Njeriut, natën, në errësirën dhe shkretëtirën e madhe të mendjes dhe të shpirtit, në pandehje e sipër pas fijes së hollë të dritës në fund të tunellit të tij shpirtëror, mental, emocional ose psikofizik, rastësisht i fiket edhe të pamurit në sy. ( Parapsikologjia e Heraklitit)
I xhindosur dhe tërbuar prej nga gjithëkah e gjithandej në ” egon” ose vetvetën e tij supersticioze, malicioze, cinike, injorante, prepotente, komplotiste, intrigante, egopatike ose idiopatike në njerën anë, si dhe i mbytur ose fundosur dikund thellë në pellgun e madh të një vetmie ose shkretëtire të pafundme të mendjes dhe shpirtit, në anën tjetër. Thonë se Hipokriti infantil dhe patologjik, pasiqë i kishte vrarë dhe masakruar të dy prindërit e tij, nën parullat dhe solganet e ndryshme të një të ngeluri jetim ose bonjak në sytë e botës, kishte zënë të kërkonte lëmoshën ose mëshirën e të tjerëve. Duke e shpallur ( deklaruar) veten madje edhe si të pafajshëm ose viktimë të prindërve të tij që i kishte vrarë dhe masakruar me dorën e vet. Shih ti….!!!
Duke folur, uluruar ose llomotitur kështu me një gjuhë të përzier, të pakuptimtë dhe tepër aglutinative. Mbase, më gjuhën e njohur të demagogëve, hipokritëve, filisterëve, mizantropëve, psikopatëve ose maniakëve të ndryshëm depresivë, infantil ose patologjikë…Të cilët jo rrallë mund t´i hasësh ose takosh edhe në majat me të ” piramidës” së shtetit ( pushtetit) dhe parlamentit kosovar.
Gjithëçka dhe çdo gjë sikur sillej dhe mbështillej vërdallë ose rreth e rrotull ” egos”, “kosmosit” ose “universit” të tij imagjinarë dhe fiktivë. Mbase, rreth e rrotull egos, libidos ose “botës” së tij destruktive dhe dekonstruktive të stërmbushur dhe mbingarkuar me “forcë” dhe një “energji të madhe” sadiste, iracionale dhe tepër negative kunder të tjerëve. Ndaj prindërve ose njerëzve të tij-sidomos. Gjithnjë fjala mbi Hipokritin…!?
Si duket, lufta, liria (çlirimi), shteti, pavarësia, sovraniteti dhe integriteti i përgjithëshëm i popullit ( kombit) dhe atdheut tonë, fillojnë dhe mbarojnë ( përfundojnë) me një tufë ( kastë) të harbuar demagogësh, hipokritësh, skizofrenësh, psikopatësh ose maniakësh të ndryshëm depresivë ose patologjikë të kontrabanduar dhe inkorporuar ( inkriminuar) në majat më të larta të shtetit, pushtetit dhe parlamentit ( kuvendit) kosovar…?! Për të mos thënë këtu në gjitha mekanizmat ose institucionet e mundshme në Kosovën e pasluftës. E thënë dhe detektuar ( deshifruar) ndryshe: Kjo don të thotë se liria, populli ( kombi), morali, shteti, prona ( pasuria), pavarësia, sovraniteti dhe integriteti i gjithëmbarëshëm i Kosovës, janë pronë private e Kadri Veselit, Hashim Thaçit, Xhavit Halitit, Adem Grabovcit, Isa Mustafës, Sabri Hamitit, Lutfi Hazirit, Skënder Hysenit, Edita Tahirit etj….! Mbase, pronë private e hajnave ( hajdutëve), matrapazëve, demagogëve, hipokritëve ose tregtarëve të njohur ( ambulant) të shpirtërave dhe flamujve. Shumica prej të cilëve me dosie dhe biografi të dyshimta personale, familjare ( gjenealogjike), nacionale( strukturalgjenetike), intelektuale, profesionale, morale, shpirtërore, emocionale, psikofizike, psikosociale etj.
Në mos gabohem, gjatë luftës së njohur çlirimtare dhe patriotike të UÇK-së, ranë shumë deshmorë ose heronjë shqiptarë nga të gjitha trevat ose trojet tona etnike dhev historike. Ata Ranë për të mos vdekur kurrë në Altarin e Lartë dhe Shqiptarizmës! Duke u ndodhur në ballë të togjëve, çetave, kolonave ose bataljonëve të ndryshme të UÇK-së në luftëra të ndryshme dhe beteja të lavdishme çlirimtare dhe heroike me armiqtë e egër dhe gjakatar serbian dhëmb për dhëmb, fyta fyt, sup me sup dhe ballë për ballë ! Shumë prej syrësh ishin në lulen e jetës dhe rinisë kur ranë dëshmorë. Për t´bu bërë lulëkuqe të lirisë dhe UÇK-së. Respektivisht, lulet me të bukura ose kryesore në kopshtin tonë shtetëror dhe nacional që nuk vyshkën as nuk venitën kurrë në shpirtin dhe kujtesën e përhershmë historike dhe patriotike të çdo shqiptari të vërtetë. Jo kurrë. Por…!
….!
Si për çudi dhe një koincidencë të pashkruar e të pathënë asgjëkundi: Angazhimet dhe kontributët e lartëpërmendura çlirimtare dhe patriotike të shumë heronjëve ose dëshmorëve të lirisë, sikur i shpartalloi dhe davarisi mengjesi?! Mbase, Agu i shumëpritur i lirisë, shtetit dhe pavarësisë së Kosovës. Sa çel e mbyllë sytë nga ana e strukturave, nomenklaturave ose ” par exelencave” të ndryshme shtetërore, qeveritare, parlamentare, politike dhe të tjera në vendin tonë, sikur u harruan dhe injoruan tërësisht intelektualët, veprimtarët ose patriotët e njohur shqiptarë në Kosovë dhe gjithandej. Dhe, së bashku me këta të fundit , edhe luftëtarët e lirisë së bashku me heronjët e lartëpërmendur të kombit dhe atdheut tonë që ranë dëshmorë për lirinë e Kosovës. Në vend të tyre, në Kosovën e pasluftës, gjegjësisht, në Kosovën e kontrastëve, paradoksëve, turbulencave, anakronizmave dhe anomalive të shumëta reaksionare, antishtetërore, antinacionale, antikonstitucionale, antiinstitucionale, antihistorike dhe të tjera…U ngritën dhe promovuan demagogët, hipokritët, matrapazët ose kontrabandistët e njohur dhe të panjohur të luftës dhe pasluftës së bashku me tregetarët e flamujve dhe “stërshitesit e sofistikuar” të shpirtërave të pafajshëm dhe moralit të gjithëmbarshëm shtetëror dhe nacional në vendin tonë.
Në lirinë e zorshme dhe aq të kushtueshme të popullit dhe atdheut tonë, heronjët, dëshmorët, luftetarët, intelektualët, atdhetarët ose patriotët e vërtetë shqiptar, jo rrallë u harruan , u përbuzën ose injoruan me forcë dhe dinakëri të njohura serbo-bizantine. Apo, u burgosën, arrestuan, linçuan, kriminalizuan dhe pushkatuan shpirtërisht, moralisht , publikisht, familjarisht dhe në të gjitha format tjera të mundshme. Ndërsa, poltronët, sërvilët, bedelët, debilët, vasalët, kameleonët, çatipët, pseudopatriotët, antiprofesionistët, analfabetët, renegatët , matrapazët, profiterët, kontrabandistët dhe dezertorët e ndryshëm politik, ushtarak ose luftarak, u ngritën dhe avansuan vazhimisht në “xhunglën e madhe” të atyre ligjëve të pashkelura kushtetuese, politike, institucionale, kadrovike, administrative, juridike dhe të tjera në kuader të “shtetit ligjor” dhe “demokratik” të Kosoves. Çudi e Madhe. Paradoks i pashëmbullt reaksionar ose antihistorik. Hipokrizi. Por…Ç´t´i besh “fatit” të ndodhur mes krimit dhe fasadës së njohur pornopatriotike të ” komandantëve” të Bllacës, Stankovcit, hotel Rognerit ose vilave të ndryshme të Enver Hoxhës dhe të tjerëve në Shqipëri dhe gjithandej.
Se këndejmi,,pjesën dërmuese ( shumicen absolute ) të lidershipit të gjithëmbarshëm ose aktual në vendin tonë, e përbejnë ish refugjatët ose azilantët e dikurshëm shqiptarë në Zvicër, Gjermani dhe në vende të tjera evropërendimore së bashku me ” komandantët” ose komesarët e ndryshëm të Bllacës, Stankovcit, Tiranë etj. Eklips moral, apokalipsë njerëzore, sfilatë turpi, arenë gladiatorësh, teatër absurd…Apo, mos ndofta ” duke i shikuar ose soditur ata , vdekja t´vjen prej syve të atille!” Preludi i njohur nga romani i famshëm i akademikut tonë të madh, Rexhep Qosja. Kush e di ?!…
Aty janë edhe disa të të ashtuquajtura medie të ndryshme ditore ose periodike në Kosovë dhe diasporë…Të cilat ka kohë që janë shndërruar në servise ose zëdhënëse të sofistikuara ( komplotiste, konspirative dhe dekonspirativiste ) të nomenklaturës aktuale pushtetmbajtëse dhe politike në Kosovë. Përkatësisht, në ´kolonë të pestë´ të shërbimëve të ndryshme sekrete, informative ose kundërinformative nga vendi dhe bota. Duke i stisur dhe imituar në këtë vorbullë “stilin” dhe manirin e njohur të radiove, televizioneve ose gazetave dhe revistave të ndryshme ditore ose periodike të Medelinos ose Bogotas në Kolumbi, apo të simotrave të tyre në Venecuelën e Hugo Çavezit etj. Ndërkohë që është shkruar dhe folur aq shumë mbi rolin dhe pozicionin e fuqishëm moral, simbolik, reflektivë, tradicional, afirmativë, rekonstruktivë dhe paradigmatik të mediave të shkruara dhe atyre elektronike në të gjitha shtetët dhe shoqëritë e njohura qytetare dhe demokratike gjithandej globit.
Një fjalë e urtë arabe thotë se ai që ia bën varrin ose gropën tjetrit, le t´i mbajë trupin ose vetvetën e tij mbi supe.
Thonë se pjesën dërmuese të të ashtuquajturit ” senatit bizantin” të Romës, atëbotë e përbenin spiujt e ndryshëm, gladiatorët, pedofilët, homoseksualët ,të mundurit, renegatët e ndryshëm ose dezertorët, komplotistët e ndryshëm konspirativë dhe dekonspirativistë, vasalët, servilët, kameleonët, bedelët, debilët e ndryshëm ose intrigantët… Dhe, shumë rrallë romakët ose qytetarët dhe patriotët e vërtetë në kuptimin e plotë të fjalës. Kishte edhe profiter të luftës ,demagog të ndryshëm ose hipokrit, tregtar flamujsh dhe shpirtërash të pafajshëm luftëtarësh dhe komandantësh të rënë në fushën e luftës….Respektivisht, në frontët e ndryshme të perandorisë romake etj…. Kishte madje, edhe hedonist, alkimist, papus, guenon ose okultist të ndryshëm ezoterikë që e përhapnin dhe propagandonin të ” vërtetën” dhe “lavdinë e madhe” mbi “pemën e bekuar” dhe “eliksirin” e “rinisë së përhershme” dhe “jetës së pasosur” përtej asaj “anës tjetër” të vdekjës…Si “Sizifi mitik” i Homerit dikur me atë guri të rende mbi supe, fund e krye asaj kodre të madhe të Golgotës, gjatë asaj rruge të mundimshme për në Had! (…).
Gjithnjë duke menduar në Hashim Thaçin dhe ” komandantët” e tij të Bllacës, Stankovcit etj…!!!!
Thuhet se dikund në shekujt 17 dhe 18, në Francë ndodhej në ” fuqi” e ashtuquajtura “levizja” ose “organizata e vogël” asketiko- mitologjike e mbeturinave të hugenotëve të udhëhequr nga Miguel de Molinouse dhe Madame de Gyjon. E njohur dhe e mbiquajtur asokohe si Kvietizëm i përgjithshëm alkimisto-ezoterik ku përhapej dhe propagandohej e “vërteta” dhe “lavdia e madhe” mbi “pemën e bekuar” dhe “eliksirin” e “jetës së pasosur” përtej asaj “anës tjetër” të vdekjës! (…).
Hedonizmi dhe alkimia thonë se nuk kanë kufi.
Se këndejmi, kvietizmi ose hedonizmi i mesipërm asketiko-mitologjik i Miguel de Molinousit dhe Madame de Gyjonit, ithtarët dhe simpatizantët e tyre minorë ose minoritar, asokohe i kishin helmuar ose alivanosur me “predikimet” e mesipërme dogmatike, totemike, shamanike ose eshatologjike. Dhe kjo deri me gjykimin e hapur të kvijetizmit të atëhershëm dogmatik dhe mitologjik nga ana e kryeipeshkvit të njohur të Cambrait, Fenelonit i cili njihej edhe si pedagogu dhe edukatori me i rëndësishëm ose kryesor në oborrin e atëhershëm mbretëror ose monarkisto-klerikalist të Francës së asokohshme pararevolucionare ose absolutiste.
Kosovës dhe shqiptarëve me në fund u duhen ose nevojitën aq shumë elitat ose prominencat ( superstrukturat) e larta shkencore, intelektuale, politike, diplomatike, fetare, kulturore dhe të tjera…. Dhe, jo demagogët ose hipokritët e ndryshëm analfabet ose gjysëmanalfabet në krye të shtetit, pushtetit ( regjimit), kuvendit ( pasrlamentit) dhe institucionëve tjera kosovare.
Komentet