Më thà nji arbën vllaznisht, pa më njohtë:
“Gurt, eshtnat e dheut, kudo i kam kapë
Ndër duer e m’lanë përshtypje të ftohtë
Si prekja e gjarpnit kulaç, në vapë,
Por guri i caranit n’votër tim èt
Qe prore i nxetë.
Rrasat, si akull në brijat e malit
M’u duken tue i vrejtë dikur kundruell
E fëtyre e tyne si trajta e kalit
T’egër tue u shkarravendë npër truell,
Por rrasa nën kambë në votër tim ét
Qe prore e nxetë.”
Komentet